Vitamina D: Dobite dhe Efektet Anesore Te Vitamines D

5
642

Ka 5 lloje të ndryshme të Vitaminës D (D1, D2, D3, D4 dhe D5), por D2 dhe D3 janë të vetmit lloj që trupi ynë mund ti përdorë… mos harro këtë. Kur përmendët vitamina D në përgjithësi i referohet D2 dhe D3 (ose kombinimin e të dyjave).

Vitamina D është prohormon, e cila është pararendës ndaj hormoneve. Është e natyrshme nga (ekspozimi ndaj diellit, ushqimet dhe suplementet), Vitamina D se i tillë është inerte dhe i duhet të ndërhyjë një sërë reaksioneve komplekse biokimike para se trupi ynë të mund ta përdor.

Vitamina D është njëra ndër vitaminat e vetme që trupi ynë mundë të prodhoj vetvetiu. Cili është katalizator që mundëson prodhimin e vitaminës D? Rrezet e diellit! Janë rrezet radioaktive ultravjollcë-B (UVB) që mundësojnë prodhimin e Vitaminës D në lëkurë.

Pas ekspozimit ndaj rrezeve UVB (diellit) Vitamina D prodhohet në sasi të barabartë si tek njerëzit që kanë lëkurë me pak pigmente ashtu edhe tek ata me pigmentim më të errët të lëkurës. Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e Vitaminës D, por forca e dritës së diellit dhe intensiteti i ekspozimit ndaj rrezeve UVB mund të preket nga stinët, distanca nga ekuatori e gjithashtu edhe veset personale. Nëse punoni diku ku punët kryhen brenda gjatë ditës (kur ka dritë dielli) apo ndoshta punon orar të natës, ju nuk prodhoni po aq sasi të vitaminës D sa dikush i cili punon apo ndodhet jashtë për së paku dhjetë deri pesëmbëdhjetë minuta për çdo ditë.  Vitamina D mund të zëvendësohet duke ngrënë ushqimet e duhura. Shiko postin e mëparshëm për ushqimet që përmbajnë Vitamine D.

Dobitë e Vitaminës D

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë. Është po ashtu shumë e rëndësishme për funksion të shëndetshëm të sistemit imunitar e gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut ndaj ftohjes. Vitamina D gjithashtu ndihmon në akordimin e imunitetit të fjetur që mund të ju mbroj nga virusi i gripit.

Vitamina D gjithashtu është lidhur me parandalimin e shumë sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë këtu sklerozën e shumëfishtë, artritin dhe bile edhe kancerin. Fëmijët me nivele më të larta të Vitaminës D kanë më pak gjasa të vuajnë nga astma dhe alergjitë se sa ata të cilët kanë mungesë të vitaminës D. Shkathtësitë mendore mund të mirëmbahen me anë të niveleve adekuate të kësaj vitamine, veçanërisht në moshë të shtyrë.

Për shkak se vitamina D mundëson absorbimin e kalciumit ajo është e rëndësishme për mineralizimin e eshtrave (forcimin), dhe kështu eshtrat tua mbahen të forta dhe të zhdërvjellëta. Sasia e mjaftueshme e Vitaminës D ndihmon në parandalimin e dhimbjes së nyjeve dhe osteoporozës. Përveç tjerash ka dëshmi që sugjeron se Vitamina D mund të luaj rol të rëndësishëm për humbje peshe, si tek të rriturit ashtu edhe fëmijët.

Disa hulumtues po eksplorojnë nëse Vitamina D mund të veproj mbrojtës i natyrshëm nga nivelet e ulëta të rrezatimit, sikur rrezatimin që marrim nga rrezet e diellit dhe burimet tjera.

Simptomat dhe Shkaqet e Mungesës Së Vitaminës D

Nuk dihen mire shkaktaret per mungesën e vitaminës D, por fajtorët evident janë mos-ngrënia e ushqimeve të duhura dhe mungesa e aktivitetit fizik në përgjithësi. Të rriturit dhe fëmijët të cilët kanë dietë të varfër janë më së shumti në rrezik. Faktorët tjerë që bëjnë të jeni në rrezik për mungesë të Vitaminës D janë gjithashtu gjinia dhe stili i jetës, duke futur këtu edhe kohën që kalon duke shikuar TVn, duke luajtur video lojra apo edhe duke qëndruar para kompjuterit.

Njerëzit me rrezik të lartë të të qenit me Sindromë Të Mungesës Së Vitaminës D janë shpesh ata që vuajnë nga ndonjë çrregullim tjetër sikur sëmundja autoimunitare, sëmundja e zemrës, osteoporoza, dhimbje kronike dhe plogështi, dhe disa kancer. Simptomat për disa nga këto çrregullime mund të ulen duke marr suplement (zëvendësues) të Vitaminës D apo duke ngrënë më shumë ushqime me vitamin d.

Sëmundjet tjera sikur reumatizmi dhe osteoporoza (sëmundje eshtrave) mund të keqësohen shumë në mungesë të vitaminës d në trup. Hypocalcemic tetany, është një gjendje në të cilën trupi ka pak sasi të kalciumit për shkak të mungesës së vitamines D, dhe shkakton reflekse neurologjike tejet aktive, spazmë të ektremiteteve (duarve dhe këmbëve) dhe laringut, e gjithashtu edhe ngërçe të muskujve. Calcitriol, forma e vitamines D që trupi juaj përdor, luan rol kyç në mirëmbajtjen e shumë sistemeve të organeve.

Efektet Anësore të Vitaminës D

Edhe pse është esenciale për organet, eshtrat dhe shendetin e sistemit imunitar, nuk këshillohet që të tejkalohet doza e rekomanduar e përdorimit të Vitaminës D përveç në raste kur mbikëqyreni nga mjeku.

Marrja e vitaminës d në sasi të mëdha (më shumë se 5000 IU në ditë) për një kohë të gjatë mund të shkaktoj nivele tepricë të kalciumit në gjak, e kjo mund të keqësoj gjendjen sikur arteriosklerozën (forcimin e arterieve), gurët në veshkë, histoplasmosis (këpurdhë që futet me anë të frymëmarrjes dhe zhvillohet në mushkëri me mundësi të shpërndarjes në organet tjera), hiperparatiriodizëm dhe limfomë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

5 KOMENTET

    • Mundesh si jo, vetem se mo kalo sasin e rekomanduar prej 1000 UI ne dite. Me mire do ishte ta beje testin e Vitamines D dhe keshtu e sheh se sa ke munges dhe sa duhet shtu (suplementu)

  1. sipas disa informacioneve ne internet vitamina D nuk mund te meret nese ju keni perdorur ne fytyre nje krem me mbrojtje te larte kunder diellit gjithashtu keto kremera permbajne disa lende te demshme per lekuren sipas informacionit mare nga(mypureradiance.com)shresoj tju kem ndihmuar sado pak me kete informacion.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.