Vitamina Qe Parandalon Kancerin

3
2486

Në këtë intervist Dr. Cees Vemeer, njëri nga top hulumtuesit e Vitaminës K, diskuton rëndësin e kësaj vitamine shpesh të harruar e të injoruar. Vitamina K, ashtu sikur edhe vitamina D, janë thelbësore në parandalimin e kancerit, osteoporozës, sëmundjes së zemrës, dhe se gati secili prej nesh ka mangësi.
Vitamina K mund të jetë “Vitamina D e ardshme” nëse hulumtimet vazhdojnë të ndriqojnë të mirat shëndetësore të kësaj vitamine në shëndetin e njeriut.

Dr. Cees Vermeer, njëri nga top hulumtuesit në fushën e Vitaminës K, ka themeluar grupin e hulumtimit të vitaminës K në vitin 1975, grup i cili tash është nga më të mëdhenjt që hulumton këtë fush të shkencës së të ushqyerit.

Sa nga njerëzit kanë sasi adekuate të Vitaminës K… guxo qëlloja?

Rreth zero, sipas Dr. Vermeer dhe ekspertëve tjerë në këtë fushë.
Shumica e njerëzve arrin të marrin mjaft sasi të vitaminës K përmes të ushqyerit për të mbajtur në nivel mpiksjen e gjakut, por jo aq sa duhet për të ofruar mbrojtje kundër problemeve shëndetësore në vijim – dhe lista e këtyre problemeve sa vjen e rritet:

  • Kanceri prostates, kanceri i mushkerive, kanceri i melcis dhe leukemia
  • Kalcifikimi arterial, semundje kardiovaskulare dhe venat varikose
  • Osteoporoza
  • Problemet e shendetit te trurit, duke përfshirë këtu edhe çmendurin, specifikat e të cilave akoma janë duke u studiuar.
  • Vitamina K vie në dy forma, dhe është me rëndësi të kuptohet ndryshimi në mes të tyre para se të planifikosh planin tuaj ushqyes.
  • Vitamina K – Dy Lloje Bazë
  • Vitamina K mund të klasifikohet si K1 apo K2:
  • Vitamina K1: gjendet në perime, K1 shkon drejtë në mëlçi dhe ndihmon të mbani sistem të shëndetshëm të mpiksjes së gjakut. (Kjo është lloji i vitaminës K që foshnjat kanë nevojë për të parandaluar çrregullimet serioze të gjakderdhjes.

Poashtu është vitamina K ajo e cila ndihmon enet e gjakut të mos kalcifikohen e gjithashtu ndihmon që eshtrat e tua të mbajnë kalciumin dhe zhvillojnë strukturën e duhur.

Vitamina K2: Bakteriet prodhojnë këtë llojë të vitaminës K. Është prezente në sasi të madhe në të mbrendshmet (zorrët) por, fatkeqësisht, nuk absorbohet nga aty dhe kështu shumica e saj nxjerret jashtë me jashtqitje.
K2, përveç mëlçisë, shkon drejtë në muret e enëve, eshtrave dhe indeve. Është prezent në ushqimet e fermentuara, veçanërisht në djath dhe në ushqimin Japonez tu quajtur natto, i cili është nga burimet më të pasura me Vitamin K.
Vitamina K2 mund të konvertohet në K1 në trupin tuaj. Si zëvendësues (suplement), K1 është më i lirë, kjo është arsyeja pse kjo është forma që përdoret për neonates.

Studimet e Vitamines K Janë Impresive

Në 2008, një grup studiuesish Gjerman zbulon se vitamina K2 ofron mbrojtje substanciale kunder kancerit të prostatës. Sipas Dr. Vermeer, njerëzit që arrinin të merrnin sasin më të larë të vitaminës K2 për 50 përqind kishin më pak kancer të prostatës.

Rezultatet e studimeve janë poaq inkurajuese kur bëhet fjalë për dobit shëndetësore të vitaminës K në shëndetin kardiovaskular.
Në vitin 2004, Studimi Rotterdam, një studim nga të parët që demostronte dobit e vitaminës K, tregon se ata të cilët konsumonin 45 mcg të vitaminës K2 në ditë jetonin për 7 vite më shumë se sa ata të cilët konsumonin 12 mcg në ditë.
Hulumtimet tjera tregojnë se vitamina K ndihmon edhe kundër sëmundjes së trurit. Sidoqoftë, është akoma herë të flasim se çfar lloji të dëmtimit në tru parandalon kjo vitamin, dhe si e parandalon.

Si Të Konsumosh Më Shumë Vitamin K

Të hash sa më shumë perime të gjelbërta (jeshile) shton sasin e konsumit të vitaminës K1, ato janë spinaqi, brokoli, lakra jeshile, dhe lakrat e brukselit.

Për Vitaminën K2, djathi dhe veçanërisht gjiza (djath gjizë) është burim i shkelqyeshëm i vitaminës K2. Kështu që nëse hani 100 gram të këti djathi në ditë, ju konsumoni 45 mcg të vitaminës K2, që do të ulte rrezikun tuaj të sulmit në zemër për 50 përqind, sipas studimeve ekzistuese.
Ju mund të arrini të gjithë sasinë e duhur të konsumimit të vitaminës K2 (rreth 200 mikrogram) duke ngrënë 15 gram të natto në ditë. Është sasi shumë e vogël dhe shumë e lirë. Dhe mos u brengos nëse mendon se po e kalon dozën e rekomanduar ditore sepse disave ju është dhënë mijëra herë më shumë se sa rekomandohet për një periudhë 3 vjeçare dhe se asnjëri prej tyre nuk ka treguar ndonjë efekt të dëmshëm.
Edhe pse doza e saktë është diçka që duhet të përcaktohet, Dr. Vermeer rekomandon nga 45 mcg der 185 mcg në ditë për të rritur. Duhet të keni kujdes në doza të larta nëse përdorni antikoagulant, por nëse je i shëndetshëm në përgjithësi dhe nuk je duke marr medikamente te tilla atëherë sugjerohet 150 mcg në ditë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

  1. jam nje vajze 28 vjec.kam nje vit e martuar.para 3 muajsh mbeta shtatzane dhe femija me ra 2 muajsh.gjith barren kisha hemoragji.a do te ngel prape shtatzane?analizat me kane dale ne rregull.faleminderit.

  2. Me kane sygjeruar mjeket qe te beje nje intervenim ne miter, histeroskopi me llaparoskopi, per ta eliminuar nje septum(prede ne miter)qe sips tyre nuk po me len me mbete shtatzane. A eshte i rrezikshem ky intervenim a mund te me leje pasoja

    Flm

    • Natyra, histeroskopia eshte menyre qe mjeket perdorin per te shikuar mbrenda ne miter. Histeroskopi eshte nje mjet i holl ne maje te te ciles vendoset kamera dhe nje drite (llamp) ne menyre qe mjeku te shikoje mitren. Kjo vendoset ne vagine dhe nga aty ne shkohet per te shikuar ne miter. Histeroskopia behet per disa arsye e njera nga ato eshte edhe infertiliteti. Me ane te histeroskopis mjeket e gjejne nese ka dicka brenda ne miter qe pengon te mbeteni shtatzene. Edhe laparaskopi perdoret per te shikuar ne brendi duke shpuar nje vrime ne pjesen e poshtme te trupit. Me fjale tjera qe te dyja keto jane sugjeruar nga mjeket per te shikuar nese ka dicka qe po te pengon te mbetesh shtatzene. Nuk eshte e rrezikshme dhe nuk ke cka frigohesh sepse eshte intervenim fare i lehte dhe me pak dhimbje. Te pershendes dhe te uroj suksese.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.