Zbulo Moshen Tuaj Te Vertet

3
2442

Femra e SuksesshmeVendi për të cilin e kam fjalën është realage.com dhe nga përgjigja që kam marr fatmirësisht po dal nja gjysmë viti më i ri se sa që jam. Kjo më bën të ndihem mirë. Përveç tjerash gjersa u përgjigjeni të gjitha pyetjeve që ju parashtrohen për të zbuluar mënyrën se si jeton, problemet shëndetësore nëse keni ndonjë, problemet familjare, e shumë e shumë pyetje tjera që ju duhet të jeni sa më real. Prapë se prapë testi nuk është përfundimisht i saktë. Dua të them se nuk do të thotë PATJETËR që ju duhet të jeni po aq i ri/vjetër sa ju del REZULTATI! Thjeshtë bëjeni për kureshtje për të zbuluar shumëçka rreth vetës dhe në fund, përveç rezultatit, ju keni edhe një mori këshillash që ju jepen për ti ndjekur nëse doni të përtëriheni akoma më shumë.

Këshillat që më janë dhënë:

Kujdesu për dhëmbët dhe mishin e tyre:

Pastro dhembet për 2 minuta të mirë dhe së paku dy herë në ditë — dhe pastro dhëmbët me pe çdo ditë.

Jo vetëm që dhëmbët dhe mishi i shëndosh të përmirësojnë buzëqeshjen, por gjithashtu të ndihmojnë të jeni më i ri.

Ja pse: Të kesh dhëmb dhe mish të dhëmbëve të shëndosh ndihmon që gjithashtu ti keni arteriet dhe sistemin imunitar të shëndetshëm.

Kontrollo Shtypjen e Gjakut

Mat dhe merr tri rezultate të sakta shtypjes së gjakut, nxjerr mesataren, dhe më pas kthehu dhe update RealAge Testin.

Këtë po ma thotë për shkakun se nuk i kam futur të dhënat e sakta të shtypjes së gjakut tim për at se nuk e kam matur. Mu për këtë ndoshta pse kam zgjedhur ‘mesatare’ si përgjigje mosha ime është pak më e re (shiko tash s’po mund të them ‘i ri’ edhe pse jam mashkull). Kështu që nëse i dini sa e keni shtypjen futni të dhënat e sakta.

Shmang Medikamentet

Mosha juaj e vërtetë është më e re për shkak se ju nuk përdorni medikamente rregullisht.

Ja Pse: Sa më shumë që merrni medikamente aq më shumë i rrisni gjasat që njëra të shkaktojë dëm apo të ndryshoj të mirën e ndonjë medikamenti tjetër.

Bëj Testin e Kolesterinës

Kontrollo Kolesterinën e HDL dhe LDLs.
Kjo është për shkak se jam përgjigjur me ‘nuk e di’ kur jam pyetur për nivelin total të kolesterinës dhe kolesterinën e mirë (HDL). Kështuqë kanë përdor vlera mesatare duke marr parasysh moshën dhe gjininë time për të kalkuluar moshën e vërtetë. Kështuqë kjo do të thotë se mundet me ndryshu dhe unë të dal ndoshta për njga gjysmë viti më i vjetër ;). Që testi të jetë sa më i saktë duhen vlera të sakta.

Më pasë vien këshillat rreth veseve të mia të bazuara në përgjigjet që kam dhënë:

“Pa marrë parasysh se si ke quar jetën, mplakja është e kthyeshëm: Mund ta ndryshosh nëse doni.”
~Dr. Michael Roizen dhe Dr. Mehmet Oz.

Mbaj Statusin e Jo Duhanpirësit

Urime! Ju jeni më i ri sepse nuk pini duhan.

Ulu në vendin ku nuk pihet duhani

Zvogëlo ekspozimin ndaj timit nga të tjerët.

Ja Pse: Tymi  i të tjerëve vret më shumë se 40.000 njerëz për çdo vit dhe e bën moshën tuaj të vërtetë më të vjetër. Erdh nga cigarja, llulla, apo e mbështjellët, tymi i të tjerëve shpejton plakjen për shkak që të shkaktimit të kancerit, sëmundjes së zemrës dhe sëmundjes së mushkërive… Shyqyr që se pi.

Këto ishin pak nga këshillat që më janë dhënë pas rezultatit dhe këshillat tjera kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes meje dhe të tjerëve, dietën dhe fitnesin tim. E keqja është se testi është në gjuhën angleze dhe ju që nuk e dini është mirë të keni afër dikë që e din dhe ta mbushni. Kliko ketu per te zbuluar moshen e vertet.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.