8 Ushime Esenciale Per Lekure Te Bukur

2
2322
lekure te bukur

Zbulo se si ushqimet si avokado, peshku salmon, vezët dhe ushqimet tjera ndihmojnë në përmirësimin e pamjes tuaj. Ushqimet që do ti përmendim më poshtë hahen edhe bile janë shumë të shijshme por nuk përfundon me kaq, sepse disa prej tyre edhe mund të përdoren ndryshe, p.sh të aplikohen direkt mbi lëkurë…

Avokado

Avokadot nuk janë vetëm për ti ngrënë! Si burim i mirë i biotines, avokadot ndihmojnë në parandalimin e tharjes së lëkurës, flokut dhe thonjve të brishtë. Kur aplikohet në mënyrë në lëkurë ndihmon në hidratimin e lëkurës së tharë.
Këshilla:
Krijo një mask hidratimi. Prej frutin, shtype mire dhe ashtu apliko mbi fytyrë. Vaji i avokados vepron si zbutës. E përveç tjerash përbmanë edhe vitamin E.

Caji i Gjelber

Hm, siq po e shihni nuk ka gjasa me kalu pa përmend këtu edhe çajin e gjelbër. Caji i gjelber është lartë në listën e pijeve të dobishme për lëkurë duke ju falënderuar sasisë mbresëlënëse që ka të polifenolit. Mundohu të gjesh kohë të pish katër filxhan me çaj të gjelbër gjatë tërë ditës dhe pas ca kohe sigurisht se do ti vereni dobit dhe jo vetem ne lekure por ne shendetin tuaj ne pergjithesi.

Domatet

Një studim gjerman ka zbuluar që pasta e pasur me lycopene nga domatet ka ndihmuar pjesëmarrësit të parandalojnë djegien nga dielli kur ata e kanë kombinuar atë me vaj ulliri rresht për dhjetë javë. Përveç të qenit burim i mirë i lycopenit antoksidant, domatet konsiderohen frutë me shumë karotenoid. Këto materie ushqyese mund të ndihmojnë në ngadalësimin e dëmeve qelizore nga radikalët e lirë.

Ngadalëso Plakjne me Salmon. Peshku Salmon përmbanë astaksanthin, një karotenoid që përmirëson elasticitetin e lëkurës e kështu ju keni më pakë vija.

Vezët

Vezet nuk duhet konsideruar aq të thjeshta saqë të hahen vetëm atëherë kur nuk kemi kohë apo përtojmë të përgatisim diçka tjetër “A ti thej nja dy vo”.  Proteina ndihmon në riparimin e qelizave që kanë pësuar dëm nga radikalët e lirë. Vezët, burim i plotë i proteinave, gjithashtu përmbajnë biotin, një vitamin esenciale që mbron kundër tharjes së lëkurës.

Shega

Edhe shega duhet të futet në listë. Kur shega aplikohet në mënyrë topikale, ky frut i pasur me antioksidant ndihmon lëkurën që të krijoj më shumë kallogjen gjersa shpejton shërimin e lëkurës.

Arrat

Nëse kërkon të futësh në dietën tuaj acidet yndyrore Omega-3 por nuk i pëlqen peshqit atëherë kemi zëvendësimin për ty. Arrat janë burim i pasur me Omega-3, dhe ju dhurojnë shkëlqim në flok dhe ndihmojnë që lëkura juaj të bëhet më e butë dhe të duket më e re.

Fasulet

Ndërto lekure me te bukur me fasule. Një burim tjetër i proteinave, bimët bishtajore si fasula ndihmojnë në riparimin e qelizave që kanë pësuar dëme nga radikalët e lirë. Gjatë tretjes, proteinat zbërthehet në aminoacide, blloku kryesor i ndërtimin qelizor. Aminoacidet ndihmojnë në përshpejtimin e riparimit dhe rigjenerimit të qelizave dhe kallogjenit të lëkurës.

Ketu kishit 8 ushqime qe ju ndihmojne te keni lekure me te bukur. Nese keni edhe ndonje tjeter per te shtuar trego ne komente.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. Karrotat dhe te gjitha ushqimet me vitamine C dhe ngjyre te verdhe ne portokalli jane shume te mira per te luftuar radikalet e lira ne lekure.Provoni maske me kungull per lekuren dhe do ta shihni ndryshmin.Gjithashtu Aloe Vera eshte patjeter “Mjeku ne vazo”

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.