Alergjia – Ngacmuesit Alergjike Sekret

Pëlqe & Ndaje

Ndoshta po i fajëson bimët, pemët dhe barishtet nëse fillon të kesh kroje, teshtitje, kollitje dhe gërhime gjatë vjeshtës. Por të dyshimtit kryesorë nuk janë të vetmit ngacmues. Një mori gjërash shtëpiake sikur qirinjtë, kemikale dhe zarzavate të ndryshme munden të jen fajtorët e vërtetë.
“Shumë shtëpi janë të mbushura me irritues dhe nëse kemi një numër të mjaftueshëm të irrituesve, ju do të reagoni,” thotë Dr. Christopher Randolph, një ekspert i Alergjise në Yale Universitz. Më poshtë keni 11 të dyshuarit e fshehtë dhe si ti ndaloni që mos t’iu bezdisin.

Limonet

Limonene, një përzierje që gjendet në limon dhe lime dhe në fruta citrik tjerë, i bëjnë sytë e shumë njerëzve të përlotur dhe u japin një ndjenjë djegësi në hundë, sipas Dr. James Wedner, shef i departamentit për alergji dhe imunologji pranë Shkollës Mjekësore në Washington University. Ndoshta mund të irriton edhe lekuren kur hani apo e prekni ose edhe pini produktet që përmbajnë limonene.

Çka të bëni: Nëse keni skuqje të lëkurës, trajtoje me krem tipike hidrokortizone që përdoret për pickimet nga insektet. Dhe ki kujdes nga ushqimet që përmbajnë limon apo pijet. Përdoret në shumë ushqime të ndryshme.

Gjithçka e Mbushur (edhe arushat e fëmijëve)

Morrat a pluhurit që jetojnë në sfungjerë (dyshek), lojëra të fëmijëve, dhe jastëk janë ngacmues të mëdhenj të alergjise. Afërsisht 15% e popullatës është alergjike ndaj këtyre organizmave mikroskopike. Të futësh dyshekët dhe jastikët në mbulesa të pa penetrueshme është një hap i dobishëm por nuk mjafton. Morrat e pluhurit gjithashtu shumi i adhurojnë lodrat e leshta të fëmijëve.

Çka të bëni: Pastroj, thaj, dhe përsërite prapë procesin duke përdor ujë shumë të nxehtë. “Lodrat duhet të pastrohen në temperature 60 grade celsius, e kjo siguron që morrat të vriten,” thotë Dr. Randolph. Pasi të jen pastruar vendosi në raftë e jo në shtrat. Çka të bëni me lodrat që nuk pastrohen (lahen)? Pas çdo dy deri tri jave, vendosi në një qese plastike dhe futi në frigorifer për disa orë, që do ti vrasë të gjithë morrat.

Qirinjte

Nuk mund të jeni alergjike ndaj vajrave esenciale të cilët i bëjnë qirinjtë të ju vi aroma e mirë por aromat e tyre mund t’i ngacmojnë vrimat e hundës, thotë Dr. Wedner. “Njerëzit me alergji nasale (hundore) kanë ndjeshmëri natyrale të rritur, kështu që ka gjasë hundët dhe sytë e tyre t’iu lagen kur janë rreth qirinjtëve,” thotë ai.

Çka të bëni: Nëse jeni shumë ndjeshëm, shmang qirinjtë krejtësisht. Por nëse e doni aromën dhe dëshiron t’i kesh në shtëpi, blej qirinjë që kanë më pakë përbërës dhe kanë vetëm një lloj arome. Me anë të procesit të eliminimit ju ndoshta do të mund të gjeni se cila aromë apo cili përbërës po ju bezdisë.

Parfumet

Aromat e parfumeve mund të përmbajnë qindra kemikale që shumica e të cilave janë të patestuara ndaj njerëzve, thotë Dr. Wedner. Kur ato kemikale lidhen me vajrat esenciale në parfume e më pas spërkaten në ajër, njerëzit e ndjeshëm mund të reagojnë. Si rezultat ju mund të keni teshtitje, nxënie e hundës dhe kokë dhimbje.

Çka të bëni: Pyet kolegët që të jenë pak më të kujdesshëm me parfumet e tyre favorit dhe sjell me vete një erashkë (ventilator) që të mbash ajrin rreth vetes sa me më pak aromë parfumi që mundesh. Përdor krem trupi dhe hidratant që kanë aromë të lehtë. Këto kanë më pak gjasa të të irritojnë.

Sapunet dhe Detergjentet

Ju ndoshta mendoni që fajin e kanë kemikalet në produkt që ju bëjnë të kruheni? E kam një befasi: “Shumica e senzitiviteteve të lëkurës shkaktohen jo nga agjentë pastrues por nga aditivi parfumit,” thotë Dr. Wedner. “Dhe gati çdo sapun tash ka një lloj të bimës në përbërjen e tij. Lëkura mund të përgjigjet me irritim dhe ju mund të keni skuqje të lëkurës.”

Çka të bëni: Blini sapun organik nëse gjeni. Kërkoni sapun pa aditive dhe pa shtesa aromatike apo pa phthalate në etiketën e tyre. Phthalatet janë kemikale që ndihmojnë në përmirësimin e ndërtimit të lëkurës, por ato gjithashtu janë lidhur me reagimet alergjike; produktet që mund të kenë atë mund të kenë “diethyl phthalate” apo diçka të ngjashme në etiketën e tyre. Dove është njëri prej atyre që ka pak agjent irritues.

Qilimat

Ju ndoshta e doni ndjenjën e qilimit ndër shputat tua, por morrat e pluhurit e duan më shumë se ju. “Edhe nëse vazhdimisht e fshini me fshesë elektrike prapë keni morra pluhuri në të,” thotë Dr. Wedner.

Çka të bëni: Largoni qilimat e mëdhenj që arrijnë nga një qosh në tjetrin dhe zëvendësoni me të vogla të cilët mund të pastrohen me ujë të nxehtë së paku një herë në muaj. “Dhe mbaj lagështinë e ajrit ndër 50%” përmes sistemit qendror të ajrit. Dr. Randolph thotë, “Morrat e pluhurit shumohen në lagështi.”

Erezat

Ato shtojnë nuancë dhe shije në shumë pjata ushqimi por edhe janë irritues. Për disa njerëz, erezat që janë të prodhuara nga bimët djegëse i bëjnë që vetëm ti ngrehin hundët. Te disa tjerë shkaktojnë kroje, të enjtur e ndoshta edhe djegësi në buzë.

Çka të bëni: Nëse nuk po e dini se cili lloj po ju bezdis, mbaj mend (shkruaje) sa herë që je ekspozu ndaj erëzave dhe cilët ishin simptomat e kështu do të gjeni fajtorin.

Piktura e Murit

Tretësit dhe rreshiret sintetike që përdoren në pikturë shpesh shpien në kokë dhimbje dhe sy të përlotur. Pikturat nga vaji janë problem i veçanet për shkak se ato mund të vazhdojnë të lirojnë kemikale edhe pasi të jenë tharë.

Çka të bëni: mbani dritaret hapur sa më shpesh që mundeni dhe lejo që ajri i pastërt të qarkulloj për katër javë pas pikturimit (nëse je piktore), pa marr parasysh llojin e pikturimit që përdor. Nëse është e mundur, përdor pikture lateks (lëng qumështor), që liron më pak gaz sesa llojet e bazuara në vaj.

Bredhi i Vitit Të Ri

Myku zhvillohet shpejtë në bredhin e vitit të ri. “Kur e fusni atë bredh në një kovë me ujë, myk i padukshëm rritet gati përnjëher,” thotë Dr. Wedner. “Shumica e njerëzve janë alergjikë apo të irritueshëm nga sporet e mykut.”

Çka të bëni: Provoni një bredh fals. Nëse nuk mundeni të jetoni pa një bredh të vërtetë atëherë para se ta blini pyetni se kur është prerë. Ato që janë prerë disa javë më parë veç janë të pjekura nga myku. Më pas, mos e ushqe me ujë dhe mbaje sa më shkurtë që mundesh. Myku zhvillohet gjithashtu edhe në bimët shtëpiake, kështu që mbani ato në një vend të tharë.

Këtu kini disa prej ngacmuesve alergjik të fshehtë që i ndava me ju. Nëse keni përvojë të hidhur dhe dini edhe ndonjë që nuk është përmendur, mos hezitoni të përdorësh komentet që ta ndash përvojën me të tjerët.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Informohu i Pari, merr lajmet shëndetësore si kjo dhe tjera drejt në email  - Regjistrohu
Nuk je vet, edhe 5000+ tjerë janë pjesë e sherohu.com dhe lexojnë atë që shkruhet këtu. Plus, do marrësh FALAS dhe  librin!

Comments

  1. xhoi says

    shume flm lal!po un akoma se di se nga ca jom alergjike!si mund ta zbuloj?pls me ktheni prgj!flm cao!

  2. stela says

    SHUME FALEMINDRIT PER KESHILLAT.UNE NUK E DIJA QE NJE NGA FAKTORET ALERGJIK JANE DHE TAPETET.

  3. cyme says

    faliminderit shum per ndihmen e juaj,por politi i luleve me ban shum nervoz,edhe pse qdo vjet i ndroj lulet e kopshtit dhe te shpis,i mbilli te reja dhe tjera veq me dit se ne cilen lule jemi alergjike une e vajza ime.Por edhe bari i bashqes me pelqen shum dhe e due,por me pengon arsya asht se kontakti me bari te bashqes une shqetsohem aq shum saqe nuk isha dal nga dhoma e merzitem shum,se di si te jetohet keshtu,e due natyren,gjelbrimin,lulet por pas disa minutave i paguaj shtrenje,mendoj se nji dit do te kalon me dieta te ndryshme qe tash e pes vite perdori.

Pyet dhe Komento këtu