Dieta Per Humbje Peshe – Si te Dobesohemi

by admin · 217 comments

Të pëlqen? Pëlqe artikullin në Facebook dhe Google +

si te dobesohemi
  • Share
  • Share

Zgjedhja e planeve të ushqimit tash është më e gjer se kurrë për ata që kerkojne dieta. Kur behet fjale se se si te dobesohemi ka dieta te ndryshme për të zgjedhur në shoqërin e sotshme dhe vetëm sa për t’i përmendur disa prej të cilave kërkohen janë: dieta me pak karbohidrate, me pakë yndyrë, me pak proteina, dieta me kalori të zvogluara etj. E tash, konkurrenti më i ri në këtë fushë është South Beach Dieat e cila furishëm e ka kap Amerikën dhe duket se të njejtën do ta bëjë ane e kënd botës.

Dieta per humbje peshe South Beach Dieat eshte krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me seli në Mount Sinai Hospital në Floridën Jugore. Dieta në mënyrën e saj origjinale është krijuar për pacient me mbipeshë. Thekson konsumimin e karbohidrateve të mira dhe yndyrave të mira. Dieta së pari është shfaqur në libirin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Në shqip “Dieta e plazhit jugore: plani i pagabueshem, i shijëshëm dhe i dizajnuar nga mjeku për Humbje peshe të shpejtë dhe të shëndetshme”.

Çka është?

Është një version më i avancuar i dietes Atkins (Atkins diet). Kjo diet fokusohet në balancimin e shëndetshëm në mes të karbohidrateve dhe yndyrave të mira. Ushqimet tepër të procesura sikur pjekurinat, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara janë të ndaluara. Dr. Agatson thot se nëse zvoglojmë karbohidratet e këqia ju ndihmon në metabolizimin më të efektshëm të asaj që hani e gjithashtu edhe përmirësohet resistenca ndaj insulines, kështu duke ju shtyer drejt humbjes së peshës.

Si Funksionon Dieta?

Sikur shume dieta te ndryshme tjera edhe dieta e plazhit të jugut ndahet në tri faza:

  • Faza 1: Në këtë fazë shumica e karbohidrateve përjashtohen për t’i dhën trupit tuaj pushim të plotë nga luhatjet e nivelit të sheqerit në gjakë. Fokusi është në ushqimin me mish pa dhjam, mish pule, peshk, vez, djath me pak yndyr, arra ose lajthi dhe vaj ulliri. Ju vazhdoni me këtë fazë për 14 ditë.
  • Faza 2: karbohidrate me indeks të ulët të glycemines (Low glycemine index) e këtu përfshihen shumica e frutave, bukës së thekur, drithrave të plota dhe pastave e gjithashtu edhe qumesht me pak yndyre. Qëllimi është që të vazhdoni me këtë fazë deri sa të arrini në peshën e dëshiruar.
  • Faza 3: ne këtë fazë ju përfshini një mori ushqimesh tjera. Kjo fazë ka për qëllim që të mbajë peshën në nivel dhe se kjo dieta per humbje peshe (south beach diet) sygjeron që të qëndroni në këtë fazë për gjith jetën.

Përparësit e Dietës Së Plazhit të Jugut (South Beach Diet) – si te humbim peshe

  • Është provuar e testuar.
  • Diferencon në mes të karbohidrateve të mira dhe të këqija.
  • Inkurajon konsumimin e ushqimeve më Indeks të Ulët Glicemik (Low Glycemic Index)
  • Inkurajon që të largoni ushqimet bërrllog nga dieta e juaj (ushqimet me pak ose pa asnjë vler ushqyese).

Mangësitë e Dietës Së Plazhit të Jugut

  • Nganjëherë njerëzit ndihen të dobët dhe të shkundur për shkak të ndalesës ekstreme të karbohidrateve.
  • Eliminimi i të gjitha karbohidrateve do të thotë se ju nuk do të hani disa prej burimeve të mira të fibre, vitaminave dhe mineraleve.

Dieta per humbje peshe (South Beach Diet) nuk është vetëm për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë. Studimet tregojnë se kjo diet gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterinës e gjithashtu edhe zvogëlimin e rrezikut të problemeve kardiovaskulare. Natyrisht, ashtu sikur me të gjitha llojet tjera të dietave, edhe dieta për humbje peshe e plazhit të jugut (South Beach Dieat) kërkon nga ju të keni vullnet dhe përkushtim. Por për ata të cilët janë të mësuar të han ushqime shumë të procesuara dhe yndyra të ngopura duhet të bëjnë ndryshim radikal në veset e tyre të të ushqyerit.

Nese pyet e kerkon “si te dobesohemi” ateher kjo eshte nje diet qe duhet provuar jo vetem per ate se si te humbim pesh por edhe per ate se shendeti juaj permiresohet dukshem dhe se trupi juaj do ju falenderoj.

Ndihmo sherohu.com duke e shperndare artikullin miqve, posto artikullin ne facebook.com

{ 217 comments… read them below or add one }

ana maria 17 12 2011 at 16:43

DIETAT JANE KOT I KAM PROVUAR UNE E NUK FUNKSIONOJNE! JANE SUPER KOT HANI SA KENI JETE DHE PO JU THANE GJE PER PESHEN TUAJ THONI
MHM EDHE PO SE KUPTUAT JU SKA GJE SE E KUPTOJNE ATA. 1PUC TE GJITHVE

Reply

edison 12 12 2010 at 20:00

jam nje adoleshente mbi peshe dhe do ju kerkoja nje diet por ju lutem sa me shpejt ….flm…..

Reply

mirjeta 10 12 2010 at 18:25

un jam 17 vjeqare i kam pasur 50 kg tash peshoj 65 kg per 2 muj i kam shtu po dal me ec e me vrapu amo embelsirat nuk muj mi lan a ka naj sen tjeter qe mi gerrdit embelsirat

Reply

tina 09 12 2010 at 13:42

tung admir a bon me tregu a osht e vertet se tableta hebafast te dopsojn ta hupin oreksin ok pres pergjigjje te lutem tung klm…

Reply

Rrezja 09 12 2010 at 12:49

Tung njerez, paj keshtu, une e kam perdor at qajin kinez paiyoui po te dobesojke pernime po une per vete e kam pi veq ni kuti e te dyten e kam ble po e kam hup se te une kish efekt negativ, mu merrshin mendt me dhimke lukthi katastrofe edhe kam lexu diku ne internet se eshte kancerogjen. E tash ka nje muaj e gjyse jam duke e mbajt nje diete prej vetes edhe kam humb 7 kg, keshtu ne mengjes psh nje gjevrek me kos, ose nje ve e fergume nje domate e 2 rriska buke, dreke papate te ziera me qepe, ose oriz te bardhe me mish, dmth edhe dreka pa buke pa brumera ben edhe peshk qfaredo edhe konzerv, bene dhe veze te ziera sallate, e ne darke vetem nga nje molle edhe shume uje, keshtu kur u peshova dje e pashe se kisha rene 7 kg pa mund oa uri edhe besoj qe sdo te me kthehen shpejts edhe pse po e vazhdoj prape qat menyre te te ushqyerit, tung klm

Reply

egzona 08 12 2010 at 16:00

po se harrova une vrapoj nga 1 ore ne dit dhe bej ushtrime ne mbremje
dhe nuk ha ushqim shume nje here ne dit ne ora 2

Reply

egzona 07 12 2010 at 17:06

pershendetije une jam egzona latifi deshira ime e madhe eshte qe te dobsohem jam nje vajz 13 vjeqare dhe peshoj 65 kg. Une dua te kem nje trup te holl dhe kembet e holla si tia baj qe trupin dhe kembet ti dobsoj…. ju lutem ma ktheni pergjigjjen.tung ju perdhendess shumm

Reply

admin 08 03 2011 at 17:16

egzona, për të arritur peshën e dëshiruar duhet sakrifikuar diçka. E ti sakrifiko kohën që e merr për diçka tjetër për t’i kushtuar aktivizitetit fizik. Dil vrapo, ec, luaj e ku ta di unë. Thjeshtë mos rri duke shpresuar se një ditë do të kesh trup dhe këmbë të hollë ashtu si ëndërron. Gjithçka është e arritshme nëse ju kushtohesh. Kështu pra, përveç që duhet të ruhesh në ushqime ti duhesh patjetër të jesh fizikisht aktive. Vrap, ec, luaj e mos rri!

Shëndet dhe çdo të mirë.

Reply

mimoza 14 11 2010 at 12:58

ooooo qysh mu dobsu bre se mu ka bo pikkk o ozotttt a ka naj kush naj diet t’shnedosht e t’let hehehe

Reply

besa 14 11 2010 at 10:26

ju lutem me ndihmoni si te dobsohem e sidomos kembet :S ?

Reply

mario 23 10 2010 at 15:11

jam 16 vjec dhe jam 75 kg a mund te me thoni nje diete shume te forte qe mund te heq 15kg te lutem

Reply

Leave a Comment

Artikulli Mëparshëm

Artikulli Mëpasshëm