Gjashte Mineralet Per Jete Te Shendetshme

3
2117

Shumica prej nesh kurrë nuk arrijnë të kuptojnë se trupi ynë është një makineri komplekse që i duhet sasi e mjaftueshme e mikroelementeve për të funksionuar në mënyrë optimale. Mikroelementet përbëhen nga vitaminat dhe mineralet. Këtu do të flasim shkurtimisht për gjashtë mineralet më të rëndësishme si dhe do të japim një udhëzim të shpejt për balancimin e këtyre mineraleve që të krijojmë jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.

Hekuri

I mjaftueshëm në mish të kuq, hekuri është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Hekuri që gjendet në mish të kuq njihet si hekuri heme. Hekuri heme lehtë absorbohet nga trakti gastrointestinal kryesisht për shkak se është i lidhur me proteinë. Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe jeshile si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal për shkak se është i lidhur me përzierje tjera jo-absorbuese. Nëse je duke bërë një stil jete vegjetariani, është mirë të konsultoheni me ndonjë nutriotionist (mjek diete) për suplementarë hekuri të kualitetit të lartë.

Kromi

Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Diçka që ndoshta nuk e keni ditur më parë është se edhe ushtrimet me intensitet të lartë zvogëlojnë nivelet e kromit në trup. Nivelet optimale të kromit për të krijuar trup të shëndosh janë së pakur 200 miligram në ditë.

Kalcium dhe Magnez

Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurr dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. Për të pasuruar nivelet e kalciumit dhe magnezit në dietën tuaj provo të shtosh në dietën tuaj produktet të qumështit (natyrale), ushqime deti, perime me gjethe jeshile si dhe arrat dhe lajthit.

Seleni

Ky është një mineral që forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E. Për të shtuar nivelet tuaja të selenit ushqehu me ushqime të detit si dhe mish organesh. Vegjetarianët ndoshta duhet të mbështeten në suplementar për shkak të sasisë së vogël të selenit në dietat vegjetarian.

Potasa

Nivelet adekuate të potasës ndihmojnë të mirëmbajmë shtypje normale te gjakut, përmirësojmë shëndetin e muskujve si dhe të rregullojmë funksionet e sistemit nervor. Nivelet e ulëta të potasës rezultojnë në dobësi, ngërçe dhe plogështi të muskujve. Nivelet e potasës bien kur njeriu bën ushtrime fizike intensive.

Kështu pra të plotësosh nevojat e trupit për këto mikroelemente është tejet e rëndësishme. Kur ju balanconi sasinë e mineraleve të përmendura më sipër në dietën tuaj, ju do të arrini të keni trup të shëndosh dhe gjallërues.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.