Lux Montagnier, Shkencëtari Fitues i Çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

0
1768
koronavirusi ne laborator

Shkencëtari Francez fitues i çmimit Nobel, Luc Montagnier, ka ndezur një polemikë të freskët duke pohuar se virusi SARS-CoV-2 erdhi nga një laborator, dhe është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.

Në një intervistë dhënë në kanalin Francez CNews dhe gjatë një podcast nga Pourquoi Docteur, profesori Montagnier i cili bashkë-zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus) pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenomin e koronavirusit dhe madje edhe elementet e “mikrobit të malaries” janë shumë të dyshuar, sipas një raporti në Asia Times.

“Laboratori i qytetit Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë ekspertizë në këtë fushë,” u citua të thoshte ai.

Teoria se virusi Covid-19 e ka origjinën në laborator po bën sillet për një kohë të gjatë.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar e pranoi raportin se koronavirusi novel mund të jetë rrjedhur aksidentalisht nga një praktikant që punon në Institutin Wuhan të Virologjisë në Kinë.

Në një raport ekskluziv, bazuar në burime të pa emëruar tregon se megjithëse virusi është lloj që shfaqet natyrshëm tek lakuriqët dhe jo një bioarmë, por ishte duke u studiuar në laboratorin Wuhan

Transmetimi fillestar i virusit ishte njeri-njeri, tha kanali i lajmeve, duke shtuar se “pacienti zero” punonte në laborator. Punonjësi i laboratorit u infektua aksidentalisht përpara përhapjes së sëmundjes midis njerëzve të thjeshtë jashtë laboratorit në qytetin Wuhan.

Profesor Montagnier iu dha Çmimi Nobel në Mjekësi i vitit 2008 për identifikimin e virusit të SIDA-s, me profesorin e kolegut të tij Françoise Barre-Sinoussi.

Pretendimi i tij i freskët për koronavirus, megjithatë, mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë edhe kolegët e tij.

“Në rast se nuk e dini. Dr Montagnier po rrokullisej te poshtë jashtëzakonisht shpejt në vitet e fundit. Nga mbrojtja e pabazë e homeopatis (mjeksisë popullore) e deri në të qenit një antivaksinues. Çfarëdo që ai të thotë, thjesht mos e besoni,” tweeted Juan Carlos Gabaldon.

Sipas një posti të fundit në Washington Post, dy vjet më parë, zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë ngritën shqetësime në lidhje me biosigurinë e pamjaftueshme në Institutin e Virologjisë Wuhan të qeverisë kineze, ku studiohen viruset vdekjeprurëse dhe sëmundjet infektive.

Megjithëse instituti, i vendosur mjaft afër tregut të Wuhan, është laboratori i parë i Kinës për biosigurinë IV, departamenti i shtetit amerikan kishte paralajmëruar në vitin 2018 për “mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar siç duhet, të nevojshëm për të operuar me siguri këtë laborator me përmbajtje të lartë”.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.