Pse Molla Është Një Super Frutë Më Shërues Në Botë

0
2172

nje_molle_ne_dite[dropcap]K[/dropcap]y ushqim zakonisht i lënë anash mbron trupin nga mbetjet radioaktive, vret një mori kanceri dhe mbanë arteriet të pambyllura – përveç tjerash është konfirmuar me mënyra eksperimentale se molla zgjon mjekun tuaj të brendshëm.

Një mollë në ditë ndash nga doktori me ik.

Kjo thënie e vjetër asnjëherë më parë nuk ka tingëlluar me më shumë autoritet dhe premtim sa sa sot. Në kohët moderne mjekët sjellin me vete një mori testesh, medikamente dhe intervenime, që të gjitha pa qëllim bartin në vete rreziqe shëndetësore që shpesh kalojnë dobitë për të cilat rekomandohen, dhe kështu kurdo që mundemi më së miri është të shmangen tërësisht.

Gjithashtu, mollët janë shumë më të lira se një mjek, dhe në rastet e trajtimit të detyruar apo mandator mund të përdoret si formë mbrojtëse jo vdekjeprurëse.

Përderisa disa mund ta marrin këtë aforizëm si fantazi e mjekësisë popullore, realiteti qëndron se përbërësit mjekësore të mollës janë mirë të dokumentuar brenda literaturës biomjekësore.

Për shembull, konsumi i mollëve ka qenë temë e një mori studimeve për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri kolorektal. Kancer tjerë për të cilët përbërësit e mollës janë studiuar për ti vrarë ato kancere në hulumtime para-klinike janë: [wp-like-locker]

  • Kanceri mëlçisë: lëngu i mollës, pektin molle dhe lëvorja e mollës në mënyrë eksperimentale është konfirmuar që vretë kancerin e mëlçisë.
  • Kanceri gjirit: në modele shtazore molla është parë se parandalon dhe ndrydh kancerët mamar.
  • Kanceret rezistues nga shumë medikamente: karotenoidet e nxjerra (ekstraktuar) nga molla janë parë që pengojnë shpërndarjen e qelizave të kancerit rezistues ndaj medikamenteve.
  • Kanceri ezofagut: Procyanidin i nxjerr nga molla është parë se parandalon kancerin e ezofagut.
  • Kanceri stomakut: Një nga mënyrat që përbërësit e mollës janë parë se parandalojnë kancerin e stomakut është përmes aftësisë së tyre për të penguar pylori Helicobacter, një nga agjentët kryesor infektues shkaktar si i ulcerës dhe kancerit gastrik. Por procyanidini nga molla gjithashtu është studiuar për aftësinë e tij që në mënyrë direkte të nxis vdekjen e programuar të qelizave brenda qelizave kancerit të stomakut.

Ka gjasa që shumë nga proceset fondamentale për nisjen dhe zhvillimin e kancerit pengohen dhe parandalohen nga mollët dhe përbërësit e tyre, e kështu pra mund të themi se mollat mund të na mbrojnë nga shumë më shumë lloje kanceri tjera përveç atyre që përmendëm më lartë. Duket se pa marrë parasysh se çfarë pjese e mollës studiohet ajo shihet të ketë përbërës anti-tumor. Për shembull, uthulla e mollës, është parë të ketë një përbërës anti-tumor që rezulton nga acidi acetik i procesit të fermentimit i njohur si alfa-glikan (Alpha-glycan).

Një mënyrë tjetër e vërtetuar përmes të cilës mollat zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit është përmes aftësisë së tyre për largimin e radiozotopeve kancerogjenike që janë akumuluar në trup si rezultat i mbetjeve radioaktive nga armët nukleare, municion nga uranium i varfëruar, dhe ndotjet nga fatkeqësitë e centraleve bërthamore si ai në Çernobil dhe Fukushima.

Për shembull, pektin molle është përdor për të zvogëluar nivelet e Cesium-137-it tek fëmijët e ekspozuar nga fatkeqësia e Çernobilit, në disa raste është zvogëluar deri në 60%. Nga 1996 deri 2007, një total prej 160,000 fëmijëve nga Çernobili kanë marrë ushqim me pektin të shtuar si aditiv. Si rezultat, nivelet e Cs-137 në organet e fëmijëve janë zvogëluar për 30-40% pas secilës radhë të ushqimeve me pektin aditiv. Zvogëlim i konsiderueshëm është vërejt përbrenda 16 ditëve. Pektini mollave gjithashtu është parë se parandalon radiosotopinn më vdekjeprurës të krijuar krejtësisht nga njeriu, Plutonium-239, nga absorbimi në traktin gastrointestinal tek shtazët.

Kështu pra sot mund ta modifikojmë këtë aforizëm kështu, “Një mollë në ditë ndash mbetjet radioaktive me ik.” Dhe vërtetë, ekzistojnë shumë pak tjera substanca sintetike apo natyrale që kanë aftësi të na mbrojnë nga ekspozimi ndaj plutoniumit. Pra, në këtë aspekt mollët vërtetë janë super ushqim.

Aftësitë tjera shëruese të mollës të bazuar në dëshmi janë:

  • Diarre: Molla, në kombinim me kamomil, shkurton kohëzgjatjen e diarresë tek fëmijët.
  • Ngurtësimi i arterieve (Arteroskleroza): Hulumtime paraklinike tregojnë se mollët kanë përbërës që parandalojnë formimin e pllakave brenda arterieve. Një studim në minj ka zbuluar se lëngu i mollës ishte në gjendje të parandaloj progresin e arterosklerozës.
  • Mbipeshën: një studim në njerëz ka parë humbje peshe të dukshme tek gratë me mbipeshë të cilat konsumonin 3 mollë dhe 3 dardhë në ditë.
  • Kundër plakjes: mollët janë zbuluar se parandalojnë dëmin oksidues dhe zvogëlimin në aftësisë kognitive (njohuris) tek minjtë. Gjithashtu, ky studim në minj ka zbuluar se lëngu i mollës në fakt zvogëlon prodhimin e niveleve patologjike beta-amiloid (të shoqëruara me sëmundjen e Alzheimer-it) në trurin e minjve.
  • Inflamacion të zorrës së trash: Hulumtime paraklinike kanë zbuluar se pdocyanidins nga molla zvogëlojnë inflamacionin e zorrës së trashë.
  • Helmim i nxitur nga vaksina: shumë substanca natyrale, duke përfshirë këtu edhe qumështin e gjirit, janë zbuluar se zvogëlojnë reaksionin sintetikisht të prodhuar nga imuniteti i shkaktuar nga vaksinat dhe substancat tjera ndihmëse. Polifenol nga molla llogaritet si njëri ndër këto substanca dhe është parë se parandalon helmimin kolera të bëj dëme po kur përdoret si stimulues imuniteti në vaksina.
  • Sëmundja Periodentale (paradentoza) : të gjithë e kemi të njohur ndjenën që pason ngrënien e mollës – përbërësi astrigjen nga i cili mishi i dhëmbëve tonë ndjen se është pastruar. Kjo është pjesërisht për shkak të kuercetinit që gjendet në mollë, çaj dhe qep, e që bartin mjaft përbërës antimokrobal. Polifenoli nga molla gjithashtu na mbron nga shkatërrimi i ligamentit qelizor periodental i lidhur Porphyromonas gingivalis, infeksion nga bakterie anaerobike patogjenike.
  • Rënia e flokëve: Për mrekulli procyanidin nga mollët i shënuar si B-2 promovon (daljen) rritjen e flokëve.
  • Infeksion Saphylococcal: Pektini mollës është parë se pengon sintetizimin e tipit A dhe B te enterotoksines staphylococcale, që mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm trupor.
  • Infeksion nga influenza: Para 60 viteve hulumtuesit kanë zbuluar se karbohidratet komplekse që përbëjnë pektinin e mollës pengojnë aftësinë infektuese nga virusi A i influezës në gjak pule e gjithashtu edhe vezë të embrionizuara, duke na treguar përbërësit potencial anti-influeza.

Përfundimisht, hulumtimet mbi dobitë e mollës tregojnë se sa të rëndësishme janë ushqimet natyrale të plota për shëndetin tonë. Mollët nuk janë medikament por janë mënyrë përmes së cilës medikamentet bëhet të panevojshme. Vetëm përmes të ushqyerit autentik dhe detoksifikimit – që të dy këto funksione na ofrohen nga frutat – mund të parandalojmë dhe trajtojmë sëmundjet.

Herën tjetër kur të kafshosh një mollë organike ndal pak e mendo gjithçka që të ofron. Përjeto kënaqësinë (vet fjala frutë rrjedh nga fjala Latine frui që do të thotë KËNAQU). Gjithashtu nëse kurrë më parë nuk ke provuar dietën me molla, konsidero ta provosh. Nuk është po aq agjërim sa gosti, thjeshtë bëhet kështu… mbush një thes me molla organike dhe ha një mollë sa herë ndjenë uri. Do të befasoheni se sa shpejt ngopeni dhe se sa çliruese dhe pastruese është ndaj trupit konsumimi ekskluziv e këtij ushqimi perfekt siç është molla. Mundesh lirisht të kalosh një ditë apo dy kështu dhe gati gjithmonë rezultati është ndjenjë e freskisë dhe ripërtëritjes. [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.