Te Bardhet e Vezes ndihmon Në Uljen e Shtypjes se Gjakut!

2
2197

Sipas një hulumtimi, ushqimi me te bardhet e vezes mund të ndihmoj në uljen e tensionit të gjakut po aq sa medikamentet e zakonshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar një substancë në te bardhet e vezes e cila mund të reduktoj shtypjen e gjakut, e cila është njëra ndër rreziqet kryesore për sëmundjet e zemrës.

Ata besojnë që ushqimi me te bardhet e vezes mund të ndihmoj që pacientët të mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

Në studimin e tyre, hulumtuesit gjetën një peptide – një fragment të shkurtër të proteinave – që mund të ulë presionin e gjakut po aq sa një dozë e  ulët  e barit të njohur si Captopril.

Hulumtimi i kryer nga ‘Jilin University’ në Kinë, së pari është bërë në minjtë me shtypje të lartë të gjakut ku janë vërejtur reduktime të simptomave. Tani ata shpresojnë të kryejnë teste edhe tek njerëzit

[wp-like-locker]Dr. Zhipeng Yu, i cili ishte në krye të hulumtimit të bërë nga ‘Universiteti Jilin’ tha: “Peptidet që janë zbuluar në te bardhet e vezes mund të përdoren si masë parandaluese apo shëruese për njerëzit që kanë probleme me tension të lartë të gjakut”.

“Rezultatet tona mbështesin dhe përmirësojnë rezultatet e mëparshme në lidhje me këtë temë. Ato janë të mjaftueshme për të lëvizur përpara me hulumtime të mëtejshme mbi efektet e Peptideve në te bardhe e vezes në shëndetin e njeriut”.

Dr Yu dhe kolegët e tij nga hulumtimi në fjalë, të cilët kanë prezantuar punën e tyre në Shoqatën Amerikane të Kimistëve në takimin që u mbajt në New Orleans, kanë deklaruar se Peptidet kanë efektet e njëjta me ato të medikamenteve kundër tensionit të gjakut.

Ata thanë se 50mg RVPSL Peptide, kanë të njëjtin ndikim sikur që ka një tabletë Captopril 10mg.

Ata shtuan se Peptidet gjithashtu i mbijetojnë gatimit, kështu që te bardhet e vezes mund të jenë një mënyrë e dobishme për të ndihmuar pacientët për të mbajtur poshtë tensionin e gjakut, veçanërisht kur përdoren së bashku me medikamente.

Vezët shpesh janë cilësuar si ushqim i dëmshëm për organizmin për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit që përmbajnë, por hulumtimi i fundit tregon se ato janë më të shëndetshme se sa që kemi menduar.[/wp-like-locker]

2 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.