10 Produkte te lidhura me Kancer që fshihen në Shtëpi

0
2021
shamponi produkte
shamponi produkte

Dëshironi të që ju dhe familja juaj të jeni të shëndetshëm. Të gjithë dëshirojmë këtë. Problemi është se në botën tonë të mbushur me materie kimike, kjo mund të jetë e vështirë ti shmangim produktet që na bëjnë dëm. A keni produkte që potencialisht mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj dhe e familjes? Le të zbulojmë se cilat janë produktet më të zakonshme por potencialisht të dëmshme.

Produkte Shtëpiake që mund të kenë karcinogjen 

Shamponi 

Besoni apo jo, shaponi juaj mund të përmbajë kancerogjene të mundshme. Shampnoat konvencionale janë plot me kimikate, duke përfshirë lauril sulfat natriumi (SLS), aromë, parabene, ngjyra sintetike, e shumë tjerë.

Një nga përbërësit e gjetur në shamponët e zakonshëm është parabeni i cili është kancerogjen i njohur. Hulumtimet kanë lidhur paraben me kancerin e gjirit. Kimikate të tjera në shampo kanë qenë gjithashtu të lidhura me kancerin, alergjitë, efektet e lindjes dhe kushtet neurologjike.

Zgjidhe shampon organike dhe natyrale e bërë pa kimikale.

Enët e Gatimit që nuk ngjiten

Enët që nuk ngjiten janë të përshtatshme, por, ato mund të jenë të ëmshme për shëndetin tuaj. Ajo është e mbuluar me një shtresë sintetike të politetrafluoroetilenit, i njohur edhe si Teflon (Enët nga Tefloni). Hulumtimet kanë zbuluar se Teflon mund të lëshojë toksina kur nxehet vetëm për dy deri në pesë minuta dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore kur të thithen me anë të frymëmarrjes.

Zgjidhni enë pa teflon për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj.

Ëmbëlsusit Artificial

Embëlsuesit artificiale, të tilla si aspartame janë përbërësit e zakonshëm të pijeve dietike dhe shtohen në produktet e tjera ushqimore “pa sheqer”, “sheqer të ulët” dhe “kalori të ulët”. Përbërësit artificiale kanë qenë mjaft të kontroverse ngase kanë qenë të lidhura me limfomat, leukeminë dhe kancerin e gjirit.

Zgjidhni mjaltin, shurup panje, sheqerin e kokosit dhe paste të hurmave si alternativë. Dhe mbani mend, frutat dhe perimet e ëmbla shpesh janë të mjaftueshme për t’u kujdesur natyrshëm për dëshirën tuaj ndaj ëmbëlsirave.

Shishet dhe Enët e Plastikës

Plastika nuk është vetëm e dëmshme për mjedisin tonë, por edhe për shëndetin tuaj. Plastika është bërë nga kimikate të rrezikshme që vetëm duke prekur gojën, lëkurën ose ushqimin mund të dëmtojnë shëndetin tuaj. Ekspertët paralajmërojnë kundër përdorimit të plastikës, veçanërisht ato që përmban BPA.

Ndërsa ekzistojnë gjithnjë e më shumë plastika pa BPA (BPA-free), për të qenë më të sigurt, zgjidhni gota e shishe nga qelqi e gjithashtu edhe shishe për rimbushje uji.

Freskuesit e Ajrit (Aromatizuesit) apo Air Fresheners

Ato mund të i japin aromë të këndshme shtëpisë dhe veturës tuaj, por aromat e saj janë të mbushura me kimikate që kur thithen mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Pa etiketimin e duhur, është e vështirë të thuhet se cilat produkte janë ato të dëmshmet dhe se sa mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Si një alternativë, provoni vajra esenciale me cilësi të lartë, qirinj natyrorë ose temjan.

Produktet e Zakonshme për Pastrim

Produktet e zakonshme të pastrimit nga pastruesit për qëllime të ndryshme deri te pastruesit e xhamit janë të mbushura me materie kimike toksike që mund të jenë helmuese dhe të rrezikshme për shëndetin tuaj. Disa hulumtime kanë zbuluar se përdorimi i produkteve që zakonisht përdorim për pastrime në shtëpitë tona jan po aq të dëmshme për ju sa vetë pirja e duhanit.

Ia vlen të zgjidhni produkte organike, natyrale të prodhuara pa kimikate ose pse edhe vetë të mos provoni të bëni një pastrues të tillë.

Pastat e Dhëmbëve

Pastat e dhëmbëve që i gjejmë kudo nëpër të gjitha shitoret zakonisht bëhen me fluorid, i cili është kancerogjen. Edhe pse nuk është provuar se mund të parandalojë zhvillimin e baktereve të dëmshme në gojë – diçka për të cilën është përdor dhe vazhdon të përdoret edhe sot në marketing – në anën tjetër, kërkimet kanë treguar se është një neurotoksin që mund të çojë në probleme të trurit, zemrës dhe eshtrave.

Për të qenë i sigurt, zgjidhni pastë dhëmbësh organike, natyrale dhe pa fluoride ose bëjeni vetë.

Sapun

Nëse është sapun i duarve, sapun i trupit apo sapun për enë, sapunët konvencional përfshijnë shumë kimikate dhe aromatizues, të tilla si Triclosan, një kancerogjen që mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Zgjidhni sapun organike dhe natyrore. Mund të blini edhe ato nga artizanalet vendor.

Detergjenti për Pastrim Rrobash

Detergjentet konvencionalë të larjes mund të përmbajnë fosfor, enzime, amoniak, naftalinë, fenol dhe natrilotriacetat natriumi që të gjithë mund të çojnë në skuqje, kruarje, tharëje, probleme me sinus dhe madje edhe kancer.

Zgjidhni detergjentin organik dhe natyror të larjes ose bëjeni vetë.

Baby Powder (Pudra)

Shumë pudra për foshnje që gjejmë në treg janë me bazë nga pluhuri talkum (talc-based). Talk mund të kontaminohet nga asbesti, e mund të çojnë tek sëmundja e kancerit dhe të shkaktoj probleme shëndetësore tjera.

Në vend të pudrës për foshnja që janë me bazë nga talk, mund të përdorni pluhur (miell) misri, sode buke, miell i tërshëre, ose pudra organike, natyrale, pa talk.

Përdorimi i alternativave natyrore ndaj këtyre produkteve potencialisht të dëmshme, të zakonshme në shtëpinë tuaj, mund t’ju mbrojë shëndetin tuaj dhe të familjes suaj.

Cilat janë produktet natyrore tuaja që preferoni? A i bëni vetë produktet tuaja natyrale? Komentoni, do të donim të dëgjonim nga ju.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.