Veshkat tuaja janë dy nga organet më të rëndësishme në trup, dhe janë shumë më të rëndësishme se sa shumica marrin parasysh. Kjo dyshe e organeve filtron gjakun tuaj, prodhon hormone, eliminon toksinat, absorbon mineralet, prodhon urinë, neutralizon acidet e shumë e shumë funksione tjera. Ato luajnë rol jetësor në disa funksione kryesore të trupit dhe nëse nuk u kushtohet kujdes, mund të zhvillojnë disa shqetësime serioze shëndetësore në një afat të gjatë.
10 Veset më të Dëmshme për Veshkat
Dëmtimi dhe rënia e shëndetit të veshkave mund të kalojnë pa u vënë re për disa vjet. Ato janë të forta e të afta të përballojnë shumë dhe janë në gjendje të funksionojnë me aq pak sa 20% të kapacitetit të tyre. Ashtu si gjithçka tjetër, edhe veshkat kanë pikat deri ku mund të qëndrojnë. Për shkak se veshkat mund të përballojnë sëmundjen dhe tu bie funksioni ngadalë pa u vërejtur, sëmundjet e veshkave shpesh quhen “Sëmundjet e heshtura”. Për shkak të kësaj natyre “të heshtur”, njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se veshkat e tyre janë sëmurë derisa të jetë tepër vonë.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bësh çka do që TANI mundeni të kujdesesh për veshkat në mënyrë që të mos shkosh te mjeku një ditë dhe të kuptosh se tu është bërë vonë dhe se veshkat e tua po dështojnë. Këtu i keni top 10 veset që i lodhin veshkat tuaja dhe i bëjnë ato tu bie funksioni dhe të sëmuren me kalimin e kohës:
1. Nuk Pini Ujë Mjaftueshëm
Disa nga funksionet kryesore të veshkave tuaja janë filtrimi i gjakut dhe eliminimi i toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Nëse jeni shpesh të dehidratuar dhe nuk po pini ujë mjaftueshëm, atëherë mbeturinat dhe toksinat mund të fillojnë të grumbullohen dhe të shkaktojnë dëme në veshkat tuaja. (Lexo: Sa uje duhet pini)
2. Konsumoni Shumë Kripë
Kripa është një mineral i rëndësishëm për shëndetin tuaj, por njerëzit kanë tendencë të konsumojnë shumë kripë në baza ditore, gjë që shkakton presionin e gjakut për të ngritur dhe në fund të fundit sjell shumë stres në veshka. Rekomandimi i përgjithshëm për konsumin e kripës nuk është më shumë se 5 gram në ditë.
3. Shpesh Si Përgjigjeni Thirrjen Fiziologjike
Veshkat tuaja luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e urinës dhe nxjerrjen e saj jashtë trupit. Nëse shpesh i rezistoni urinimit për shkak se jeni shumë i zënë ose zënë me gjëra të tjera, ose për shkak se s’doni ta prishni gjumin e vazhdoni të flini, atëherë shumë presion vendosen në veshkat tuaja dhe kjo në fund të fundit mund të çojë në sëmundje të veshkave, gurët në veshka, dështimin e veshkave dhe mosmbajtjen (paaftësia për ta mbajtur urinën).
4. Ke Ves të keq Sheqeri
Konsumi i tepërt i sheqerit mund të luajë një rol të madh në shëndetin dhe funksionalitetin e veshkave. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë 2 ose më shumë pije me sheqer në ditë përfundojnë duke pasur proteina në urinën e tyre, e cila është një nga treguesit e parë që veshkat tuaja nuk po punojnë siç duhet.
5. Mangësi të Vitaminave dhe Mineraleve
Të ushqyerit me një dietë me ushqime të pastra e të plota (natyrale) me shumë fruta dhe perime nuk është e mirë vetëm për humbje peshe, por gjithashtu siguron që ushqimet e duhura futen në sistemin tuaj. Mangësia e vitaminave dhe mineraleve mund të përfundojnë si shkaku kryesorë për disa shqetësime shëndetësore. Për shembull, kur është fjala për veshkat, nivelet e mangëtat të vitaminës B6 dhe magnezit (një nga mangësitë më të mëdha ushqyese të sotme) mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.
6. E teproni me proteina nga ushqimet e kafshëve
Ushqimi i sasive të larta të mishit, veçanërisht mishit të kuq, përpunon shumë proteina në sistemin tuaj, gjë që mund të rrisë ngarkesën metabolike në veshkat tuaja. Konsumi i tepërt i proteinave ka tendencë të tejkalojë veshkat dhe ky stres i qëndrueshëm mund të çojë në dëmtime dhe mosfunksionim të veshkave. Provoni të pakësoni sasinë e mishit që hani dhe përpiquni të merrni disa nga proteinat tuaja nga burimet me bazë bimore.
7. Mungesa e Gjumit
Gjumi i jep trupit tuaj shansin që i duhet të rimëkëmbet dhe të shërohet, duke përfshirë çdo stres ose dëmtim të bërë në veshkat tuaja. Mungesa e gjumit e privon trupin tuaj nga të qenit në gjendje të shërohet si duhet dhe mund të çojë në stres dhe punë të lodhshme edhe më të madhe për veshkat tuaja.
8. Kafeja
Ashtu si kripa, edhe kafeina mund të rrisë presionin e gjakut dhe në fund të të vë shumë stres në veshkat tuaja. Kjo mund të shkaktojë dëme me kalimin e kohës nëse konsumoni shumë kafe ose pije të tjera nga kafeina.
9. Abuzimi me Barna Qetësuese
Barnat qetësues (Painkillers) janë hapi i menjëhershëm që pothuajse të gjithë bëjmë për çdo dhimbje, madje edhe gjëra të vogla. Edhe pse kjo mund të duket e padëmshme, shpesh duke përdorur barna qetësuese ju mund të vëni shumë tensione shtesë në veshkat tuaja dhe të shkaktoni dëme. Ka shumë mjete të natyrshme dhe gjëra natyrale kundër dhimbjeve që mund të ndihmojnë në reduktimin e nevojës për ilaçe kundër dhimbjeve.
10. Konsumi i alkoolit
Megjithëse një gotë verë apo pije alkoolike herë pas here nuk bën shumë dëm trupit tonë, shumica e njerëzve nuk ndalen pas vetëm një pije. Alkooli është në fakt një toksik ligjor dhe kur konsumoni një sasi të tepërt të tij në një kohë ose në baza të shpeshta, i stërngarkon veshkat shumë dhe kështu më vonë mund të ju sjell deri në dëmtime të veshkave dhe sëmundjeve të veshkave.
Përmbledhje
Për të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm për veshka, përqendrohuni të kaloni në një dietë me ushqime të plota (wholefoods). Mbani në mend këto këshilla për të ndihmuar në largimin e ndonjë vesi që ka efekt negativ në veshkat tuaja. Sa më mirë të kujdesesh për to, aq më mirë ato mund të kujdesen për ty.
Keni ndonjë pyetje shtesë që mund të ndihmojmë për t’u përgjigjur? Na shkruaj ta dimë, ne do të dëshironim t’ju ndihmojmë sidoqoftë që mundemi.
Burimi:
www.healthy-holistic-living.com/