Shërimi pa medikamente kundër ftohjes.
8 Ilaçe Natyrale – përderisa gjumi i mjaftueshëm, të ushqyerit me një dietë të balancuar e ulët në sheqer dhe ushqime të përpunuara, dhe ushtrimet e rregullta mund të ndihmojë të mbani imunitetin e fortë gjatë gjithë vitit; prapëseprapë ndonjëherë kemi nevojë për pak ndihmë, sidomos gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit. Këto ilaçe të thjeshta shtëpiake, kur merren në shenjat e para që sëmundja lajmërohet, mund të ndihmojnë në shkurtimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së sëmundjes dhe të ju çoj në këmbë sa hap a mbyllë sytë.
Hudhra
Ky bar antifungal natyral dhe antibakterial mund të ndihmojnë në goditjen pothuajse të çdo sëmundjeje që mund t’ju bie. Hudhra humb fuqinë e saj kur përgatitet në mënyra të ndryshme, kështu që është më mirë të merret e gjallë (pa përpunuar) gjatë kohës së sëmundjes. Provoni një Shot nga Hudhra: merr 1-2 thelpinj të hudhrës të cilat i copëtoni imët, hedh në një gotë me ujë dhe pini shpejt në një gllënjkë.
Vaji Kokosit
Nivelet natyrore të larta të acidit laurik, të cilat trupi konverton në një kompleks që ka veti të fuqishme antimikrobike, mund të ndihmojë në foricimin e sistemit imunitar dhe të shmangë sëmundjet. Mund të merret me ushqim, të shkrirë në çaj të nxehtë ose të hahet direkt nga kavanoza.
Vaj i fermentuar i mëlçisë së Merlucit
Nivelet e larta të omega-3 e bëjnë këtë ideal për uljen e inflamacionit, ndërkohë që nivelet e natyrshme të vitaminave A dhe D ndihmojnë në forcimin e shëndetit imunitar. Gjatë kohës së sëmundjes, ju mund të dyfishoni dozën e rekomanduar ditore për ti dhënë mbështetje shtesë imunitetit.
Uthulla e molles
Shtimi i një lugë gjelle me uthull molle, ose edhe lëng limoni, në një gotë ujë ndihmon për të alkalinizuar trupin. Krijimi i një mjedisi alkalik ndihmon në eliminimin e baktereve dhe viruseve. Filloni ta pini këtë në shenjën e parë të lajmërimit të sëmundjes dhe përsërisni disa herë në ditë derisa simptomat të zhduken.
Klorofil i lëngët.
Klorofili gjithashtu është alkalinizuar, duke e bërë të vështirë për viruset të mbijetojnë dhe është gjithashtu një pastrues i mirë i gjakut përplot me materiet ushqyese. Thjesht shtoni një lugë çaji ujit që rregullisht pini gjatë ditës.
Shpëlarja Hundës
Kur keni kongjestion (nxënie) sinuseve, mukoza e tepërt nuk është në gjendje të drenazhohet (largohet), gjë që mund të vijë deri te grumbullimi i baktereve, ënjtjes dhe nxënies. Shpëlarja e e vrimave tuaja të hundës me ujë të filtruar ndihmon në pastrimin e gëlbazës së tepërt, ndotësve dhe baktereve të grumbulluar, kështu mukoza e zakonshme e hundës mund të luftojë më mirë infeksionet dhe alergjitë.
Lëngje të ngrohta
Supa e kockave (supe me mish e kocka pule), ujë i nxehtë me limon dhe çajrat bimor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju lehtësojnë simptomat kur ndjeheni të sëmurë. Xhenxhefil është i mirë për probleme sinuseve dhe nxënies. Çaji kamomil ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe qetëson nervat, e kjo mund të ndihmoj të bëni gjumë më të mirë. Çaj kanelle bërë me një lugë gjelle me kanellë dhe një lugë çaji mjaltë ndihmon në zvogëlimin e kollitjes dhe nxënies (kongjestionit).
Shurup i Qinglës
Qingla e njohur gjithashtu si Sambucus ebulus, është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Qinglat janë të pasura me anthocyanin anti-inflamator, si dhe flavonoids antioksidues, të cilat ndihmojnë në luftimin e sëmundjes. Kur zgjidhni një markë, sigurohuni që të shmangni ato që përmbajnë prezervativë, aromatizues natyrore ose shurup misri me shumë fruktozë.
Mbani mend, parandalimi është gjithmonë mjeti më i mirë. Nëse vëreni simptomat që zgjasin ose përkeqësohen, sigurohuni që të kontrolloni nga një mjek për të përjashtuar ndonjë sëmundje serioze.
Burimi:
Prevention.com