Uje i Ngroht Me Limon – Pse Duhet Te Pish

67
5149

Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nënë, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi të madh apo të vogël ose edhe mësues, ajo çka bënë së pari në mëngjes ka rëndësi të madhe.

Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.

Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shetitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit.

Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësoj shëndetin, atëherë le të jetë ky…

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.

Vazhdo lexo dobitë shëndetësore që kemi listuar më poshtë.

Uje i Ngrohte Me Limon – Dobitë shëndetësore

1. Forco imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balanco nivelet e pH-s

Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët dhe limes janë gjithashtu të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e ama, toksinë në traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natural

Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

7. Hidtraton sistemin limfatik

Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.

Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së uje te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshoj përvojën tuaj ditore. Mos u habit nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.

Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.

Në komentet më poshtë na trego se cila nga këto dobi që përmendëm më sipër do ju shtyn të provoni këtë ritual. Apo nëse veç e përdor këtë ritual, tregona cilat dobi i ke vërejt deri tash?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

67 KOMENTET

  1. Pershendetje jam 13 vjeqe peshoj 50 kg a mundna me pi edhe une ju lutem me keshilloni qfare duhet te beje per te hequr kilet

  2. Persh po pi uj ne mengjes me limon po jo shum i ngroht eci 6 Kilometer ne dit kom filluar qe dy jav po vetm nje kilogram kom humb shum pak ju lutem me kshilloni

  3. Jam zj floreta pi cdo dit ne mengjes dy limona te shtydhur me nje lug caji mjalt dhe pak kanell ka ndonje efekt ansor

  4. Përshëndetje
    Desha qe te di se uji me limon a ka ndonje penges nese perdoret para se te flesh ose te perdoret me mjalt .

  5. une kam degjuar se mund te dobesohesh duke hedhur ne nje l uje nje kastravec dhe nje limon dhe duhet ti leme 24 ore ns uje pastaj te pime nje gote cdo mengjes

  6. Un jam te perdor uj me limon po e pi shum val a ka mundsi me pas naj problem ne organe se me ka ndihmu shum ne humbjen ne pesh ju kisha lut qe ta konsumoni se ata qe e kerkoni do tja arritni. Klm

  7. Ju lutem a mund te me thoni se sa duhet te vazhdosh te pish uji te ngroht me limon … per sa koh ?

  8. flm shum admin po ashtu esht une bej ushtrime taebo por tani kam filuar edhe te pij omega 3 me than se te dobsojn sa esht e sigurt skam njohuri vetem jam duke e provuar kurse prej limoni nuk heki dor te falemderoj per keshillat do mundohem po per omegat 3 te me jepni nje shpjegim ju lutem s.a

    • Ne disa studime thuhet se vaji i peshkut ndihmon per humbje peshe por vaji peshkut sjell shume me shume dobi tjera shendetesore vec asaj te dobesimit. Shendet dhe suksese.

  9. e pra nese nuk e gjete qe po ta jap edhe njeher jam flamuri keshtu une kam perdorur uj me limon nje koh te gjat ama nuk kam pas efekt kam permi se 100 kg e kam perdor uthullen e molles kam perdor hapa citraks prej limonit te eger ska efekte ushtrime baj vazhdimisht ri ne dijeta po se di se qka kam se sen dobsohem ju lutem te me ndihmoni ju lutem per hir te All-llahut ngeleni te pershendetur.

    • Flamur, ti pervec ushtrimeve duhesh edhe te kujdesesh ne ushqime… cfare hane ka po aq rendesi sa vet ushtrimet. Per tu dobesuar duhet te hargjosh me shume se sa konsumon per ket arsye eshte e rendesishme se cfare han. Pervec tjerash varet edhe cfare ushtrime bene. Ushtrimet me te mira per tu dobesuar jane ato aerobike. Kur kombinon te gjitha keto, pra te ushqyerit e mire duke zgjedhur ushqimet e jo te hash cka do dhe sado, me ushtrime si vrapim ateher do ta veresh ndryshimin. Po nese asgje nuk ndryshon ne menyren e te ushqyerit qe ke kriju deri tash dhe ke qejf te humbesh pesh vetem duke perdor uje me limon apo barna si citraks ateher nuk ke per te pare ndryshime, thjesht e mban at pesh qe ke (ndoshta bie pak por kjo nuk mjafton). Shendet dhe suksese.

  10. un jam flamuri para disa javesh va kam cue ni koment po sma keni dhan pergjigjen ju lutem qe te me pergjigjeni All-llahu ju shperbleft

  11. ju lutem a mundeni me tregu dicka me shume rreth clomofene, psh, ato duhet marr 5 dite sipas nje kunsultimi te mjekut. Pas nderprerjes, kur mundet me vazhdu prap me keto tableta ?

    • Ato zakonisht merren qe ne fillim te ciklit dmth nga dita e pare per 5 dite dhe kjo mund te vazhdoj per 6 muj me radhe. Dmth vazhdon prap ne filim te ciklit te ardhshem, nga dita e pare kur te vijne periodat. shendet dhe suksese.

  12. a bone me dite sa dite me pi uje me limone edhe a dopsona a jo edhe uje te vale a te vlumedu mu dopsue

    • Hasimja, mund te jet edhe uj i ftohet i pa vluar por ne praktiken e vjeter gjithmon eshte bere me uje te vluar i cili eshte lene te ftohet deri sa behet tamam i ngrohtë në gjendje për tu pirë pa përvëluar, i hedhet limoni dhe pihet në mëngjes. Po deshe këtë mund ta bësh tërë jetën.

  13. pershendetje prap jam lumja une te kam pyet sipas mendimit juj a i kan dal burr tim analizat mir te spermogramit jan kshtu vellimi 2,4 numri i levizshmeris 41perqin dhe format normale jan kshtu 82 perqin ju lutem kthema pergjigjjen me rrespekt nga lumja

  14. Admin
    faliminderit shum per pergjigjjen ishalla se ate deshir po e pres mu dobesu edhe mos me pas pasoja se me perdor ndonje qaj qe te ben dem

  15. persh deshta me pyt un qe 3jav kam fillu me pi ujin e ngroht me limon ne mengjes e shtrydhi ka 1gysmen limoni ne nje got me uj edhe para se me hanger mengjes ashtu po edhe gjat dites deri 4 5 her pi uj me limon po spo di kshtu leht e ndi veten edhe nuk me mundon buka po me humb kile sedi sme duhet aka mundesi edhe sasia e tepert e limonit met shtu pesh flm klm

    • Arlinda, sasia e limonit me uj qe pin nuk te trash por kjo praktit i ndihmon metabolizmin me fjal tjera e bene te punoj me mire dhe keshtu ti tret ushqimin me mire humb pesh dhe je me e shendetshme, por tash mos prit mrekulli qe brenda nje muaji te dobesohesh e te arrish ne peshen e deshiruar.

    • Sebi, nuk e ke lexu artikullin me kujdes… ne kryerreshtin e fundit te artikullit shkruan nje got uje te nxeht me leng te shtrydhur nga gjysma e limonit. Pra nje gjysme limoni…

  16. pershd flm per koment adim po kisha desht edhe nje pytje saa gota mi pi uj te voket me limon ne mengjes apo me vazhdu edhe gjat dites edhe si me ja filllu me pruvu me humg peshen se barkun e kam ma shum ndoshta me kish ndihmu uji me limon qao klm pres pergj

  17. pershendetje ju kisha lut mem tregu se a esht e vertet se uji i nxeht te dobson mi pi 6gota uj te vokt deri sa te hash mengjes qdo dit me than se te dobeson tung klm

    • Arlinda, uji ndihmon qe me leht te nxjerresh materiet toksike nga trupi duke e shpelar trupin nga brenda, uji i nxeht me limon ashtu sikur e ke artikullin ketu ndihmon ne humbje peshe, por se a ndihmon te pish 6 gota ne dite me uj te nxeht kete nuk e dime… shendet dhe cdo te mire.

  18. pershnedejte jam lumja dua te bej ni pytje une jam e martuar qe tri vite provoj te mbes shtatzan por kot kam qen te gjinekologu por kot me ka then se mir je po pak e ki anin e thmis te lakum ka boshti kurrizor edhe jam pake ftofne dhe burri i ka analizat i kan dal levizshmirija e spermes afer 69.5perqin ju lutem kthema pergjejgjjen qa me ba

    • Pershendetje Lumja, ani i kthyen ne at pozite (retroverted uterus) nuk e veshtireson ose ben te pamundur qe te mbetesh shtatzne, por kjo mund te jet shenj i ndonje iflamacioni dhe kjo, e jo lakimi i anit, mund ta bej te veshtire qe te mbetesh shtatzene. Keshtu qe nuk ke pse brengosesh qe ke anin te lakuar ashtu, thjesht sigurohu qe nuk ke ndonje inflamacion ose gjendje tjeter qe te pengon te mbetesh shtatzene. Shendet dhe suksese.

  19. Pershendetje un qe 1 muaj perdori nje got uj te vokt nje limon dhe nje lug mjalte ne tesell shum shum mire ndjehesh po ashtu edhe humbja e peshesh duket dukshem , mirepo ajo mua qka po me duhet eshte se un provoj me mbet shtatzan deshta te di mos ka ndojne efekt ansor , mos paraqet ndonje problem perdorimi i limonit ne mosmbetjen e shtatzanis

  20. po ti zotni se ke cek qe duhet vetem niher se po e di qe dita fillon ne mengjes sidoqoft faliminderit kaloni mir

  21. pershendetje ju uroj per kete faqe te qelluar kam nje pyetje kam bakterjen esheriakoli e izoluar ne urin per disa vjet me radh perdori shum antibiotik por nuk kam permisin ndonjeher nuk kam por me shum e kam dhe urines i vjen nje arom shum ekeqe dhe ngjyra i ndryshohet kam perdor gjithqka por nuk me ka ndihmuar nese ka mundsi per nje keshill juu lutem shum pres pergjigjen tuaj ju faleminderit

    • E coli (esheria koli) eshte bakteri qe zakonisht jeton ne zorre te trashe dhe infekstionet e traktit urinar ne te shumten e rasteve shkaktohet nga keto bakterie, trajtimi i ketij infeksioni behet me antibiotik dhe antimikrobal. Sidoqofte, koheve te fundit ane e kend botes eshte pare se disa lloje te infeksionit (e coli) jane bere rezistent ndaj terapis ze zakonshme me antibiotik dhe antimikrobal. Te sugjeroj te bisedosh me urolog paraprakisht para se te veprosh dhe te kerkosh qe te te pershkruaj ndonje medikament tjeter nga ato qe ke pasur deri tash. Shendet dhe cdo te mire.

  22. Doktorr me erdhen menstr diten e 29, dmth dje.
    Acid folik me pat sjell motra nga Anglia 1 kuti, besoj kishte 100 e pak me teper kokrra, i pata perdor per pak kohe, por duke mendu se mund te kene ndonje efekt negativ anesor, i lashe pa i pi 20 kokrra.
    Doktorr mos valle acidi folik ben efekt ne mosmbetjen shtatzene?
    Kam frike mos me pengon ne shtatzani, prandaj e lashe se perdoruri.
    Doktorr te lutem a mundesh me pak fjale te me shpjegosh, pse nuk po mbes shtatzane?
    Cili mund te jete problemi?
    Me aq informacion sa te kam tregu, a kam shpresa te mbes shtatzene?
    Dhe nje pyetje te fundit:
    sa kushton nje shtatzani “in vitro”?
    Ne dore te ZOTIT qofsha.
    Faleminderit doktorr!

    • Jola, perkundrazi acidi folik nuk eshte pare deri me tani te ket efekte anesore dhe bile besohet se ndihmon te mbetesh shtatzene. Arsyeja krysore qe sugjerohet eshte per shkak te nje gjendje te quajtur spina bifida me te cilin disa femij lindin dhe per ta parandalur mjeket ua rekomandojn acidin folik. Perderisa gjithcka eshte ne rregull me shendetin tuaj reproduktiv ateher ti do mbetesh shtatzene, dhe problemi ndoshta eshte vetem te fakti qe spo ja qelloni te keni mardhenie ne kohen kur edhe ti ke ovulacionin, i cili ndodh ka mesi i ciklit menstrual. Dje ishte 4 marsi dhe kjo eshte dita e pare e ciklit, mbasi ke cikel prej 29 ditesh ateher ti pritesh te kesh ovulacionin ka dita e 14, 15,16 dhe 17 e ciklit e ketyre diteve duhet te kesh mardhenie per te mbetur shtatzene. Pra njeh ditet duke fillu nga 4 marsi si dita e pare (1), dhe beni seks per te mbetur shtatzani kur te arrish ne ditet qe permenda ma lart 14,15,16 dhe 17. Shendet dhe cdo te mire.

  23. a para gjdo ushimi me pi ujin me limon qe dmth ne tre shujtje te dites a vetem ne mengjes e pres pergjigjen tuaj ju pergezoj per ket web faqe

    • Ti po deshe pi tri here ne dite por ne artikull shkruan se diten duhet filluar me nje gote me uje te ngrohte me limon… e dita fillohet ne mengjes, pra vetem ne mengjes.

  24. Dhe njeher pershendetje dhe faleminderit per pergjigjen.
    Doktor dua te kem ndihmen tuaj.
    Dua te mbes shtatzene.
    Jam e martuar qe tash dy vite, po prvojme qe 1vit e gjysem por asgje.
    Kemi bere te gjitha analizat, dhe sipas tyre jemi ok, pervecse pata infeksion, une kam mitren e vogel, ndersa burrit i doli levizshmeria e spermes 39,5%, ne minimum.
    Kemi marre mjekime per infeksion, pastaj per te mbetur shtatzene, por asgje.
    Me humbi besimi.
    Cme keshilloni ju?
    Duke lexuar ne faqe te ndryshme te internetit, kemi pergatitur dhe hanger mjalte me arra,bajame, lajthia bashke me burrin….e prap asgje…
    pastaj i kam ble burrit qumesht blete ne farmaci per 1 muaj e gjysem…..
    4 muajt e fundit i kam pas menstruacionet 26-27 ditesh…sot jam ne diten e 28 dhe skam shenja te menstruacioneve….po shpresoj….por kam frike mos eshte besim i kote….
    Po levizja e shpeshte me autobus 10 ore fundjavash a mund te ndikoje qe te mos mbes shtatzene?
    Jam ne shkolle dhe kam stres provimesh….
    Cdo pergjigje e juaja me ngushellon…
    Ju falenderoj dhe pres me padurim ergjigjen tuaj…

    • Jola, ndoshta edhe eshte besim i kote por ndoshta nuk eshte sepse ti tash veq ke kohen e menstruacioneve por ato jane vonuar. E di se sado qe te them te mos behesh merak ti prap merakosesh, e shoh qe paskeni bere gjithcka qe ju eshte sugjeruar nga mjeket per te krijuar kushtet qe te mbetesh shtatzene dhe aty ku ka mund ka edhe rezultate. Sidoqoftë vetëm pse nëse këtij muaji dështon nuk do të thotë se duhet brengosur. Ciklin e ke të rregullt dhe normal, burri nuk duket se ka probleme, dhe të vetmën gjë që ua sugjeroj tash është të fillosh të marrësh acid folik prej 500 IU, të cilën mund ta blesh në barnatore, dhe nëse nuk je kësaj radhe shtatzanë atëherë provoni prap në muajin e ardhshëm në ditët 13,14,15,16 dhe 17 të ciklit tuaj. Gjatë këytre ditëve ti pritesh të kesh ovulacionin dhe gjasat i ke shumë të mira të mbetesh shtatzënë. Kuptohet kjo vlenë vetëm nëse kjo vones e menstruacioneve kësaj radhe është alarm i rrejshëm. Shëndet, suksese dhe çdo të mirë.

  25. Pershendetje!
    Ju pergezoj per kete faqe.
    Desha te di kjo gota me uje te ngrohte dhe limon duhet te jete pa sheqer fare?
    Dhe dicka tjeter, ju kam drejtuar nje pyetje para 1 jave °dua te mbes shtatzene°, por nuk di ku ta gjej pergjigjen ketu, ju lutem a me ndihmoni….
    JOLA NGA SHKODRA

    • Nuk me duket se shkruan aty dikun se duhet ti hedhes edhe sheqer… po pra pa sheqer. Pytjen qe ke ber beje prap, diku sepse nuk mund ta gjej fare. Faleminderit shume per uraten.

  26. pershendetje! une deshiroj te mbetem shtatzen qe dy muaj perdor acid folic plus burri im ishte per vit te ri ketu dhe une bera kontroll para se te vij ai mirepo une nuk mbeta fare shtatzen dua te di qka me rekomandon ti sepse mjeku me ka then s enuk kom asnje problem ne veten time dhe dua te di se hapat acid folic a rrisin gjasat per te mbetur shtatzen ju lus per pergjigjen dhe per ndonje keshill per te mbetur shtatzen

    • Samire, hapat acid folik eshte pare se pak a shum ndihmojn qe te mbetesh shtatzene po ajo me e rendesishmja dhe arsyeja kryesore pse rekomandohen qe te pihen para se te mbetesh shtatzene eshte per shkak te nje gjendje qe quhet “spina bifida” qe disa foshnje lindin si pasoj e mungesses se acidit folik. Vetem pse ke provu gjat vitit te ri dhe ke deshtu nuk do te thote se ke problem, do te thot se ndoshta nuk ja keni qelluar te keni mardhenie ne ditet kur ke ovulacionin. Dita ovulacionit (lirimit te vezes nga vezoret) zakonisht eshte ka mesi i ciklit, qe dmth se nese cdo 28 dite ju vijne menstruacionet ateher ovualicioni mund te ndodh ne diten e 13,14,15 apo 16, kuptohet dita e pare e ciklit eshte dita kur ju vijne menstruacionet. Shendet dhe cdo te mire.

  27. pershendetje,mua me kan then mu mbeshtjell me qese najloni,per tu dobsuar me shpejt,un ka dy jav qe kam filluar me ushtrime dhe jam mbeshtjell,mirpo vetem nje kile e kam humb,ushqim nuk ha mu ngop por shum pak,kisha pas deshir mem sqaru diqka rreth ksaj

    • Arta, mirë shumë që nuk han ushqim shumë me u ngop, por ha akoma më pak por më shpesh gjatë ditës, dhe vazhdo merru me aktivitet fizik, por ushtrimet e zakonshme nuk largojne peshë sa vrapimi apo ushtrimet aerobike tjera. Kështu që po deshe të humbësh peshë më shpejt dhe më shumë atëherë vrapo. Shëndet dhe çdo të mirë.

  28. faliminderit per pergjigjen e dhene te falenderoj shum por desha te te pyes se a mund te mbetem shtatzen pasi ti perdor keto a me ndihmojn diqka per te shpejtuar shtatzanin time

    • Selma, askush nuk mund te siguroj qe do te mbetesh shtatzene, thjesht mund te themi se ndihmojne qe te mbetesh shtatzene. Shendet dhe suksese.

    • folan 5mg eshte acid folik qe eshte i domosdoshem se paku 2 muaj para shtatzanis dhe gjat shtatzanis per te parandaluar nje gjendje te ashtuquajtur spina bifida qe disa femij lindin e acidi folik ndihmon ne parandalim. Clomofene perdored per te nxitur ovulimin tek grate. Ovulacioni eshte procesi i lirimit te vezes nga nje folikul i pjekur ne vezor.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.