Anemia tregon një gjendje ku numri i qelizave të kuqe të gjakut, eritrocitet apo sasia e hemoglobinës zvogëlohen si shkak i humbjes së gjakut, shkarkimit të hekurit, hemolizës (dëmtim i eritrociteve), ose prej një kombinim I këtyre modifikimeve. Ekzistojnë forma të ndryshme të anemive dhe jo të gjitha vijnë si pasojë e kequshqyerjes edhe pse pjesa më e madhe po.
Tek të rriturit, hemorragjia e traktit gastro-intestinal është konsideruar si shkaku kryesor e më i zakonshëm i mungesës së hekurit. Tek femrat në moshë fertile, menstruacionet shkaktojnë një mungesë të hekurit, kryesisht tek adoleshentet është shumë e shpeshtë sideropenia por edhe simptoma si lodhje, këputje, mungesë përqëndrimi etj para se anemia të zhvillohet plotësisht.. Edhe tek gratë shtatzënë edhe pse menstruacionet mungojnë, kemi një humbje të hekurit nga nëna e cila shkon në favor të fetusit ndaj është shumë e rëndësishme që një grua shtatzanë ti drejtohet jo vetëm gjinekologut por edhe dietologut për të marrë ushqimin e duhur për mbarëvajtje të shtatzanisë dhe të fetusit.
Tjetër formë e anemisë është mungesa, sasia e vogël, apo përthithja VITAMINËS B12. Shkaqet kryesore të deficitit të Vitaminës B12 janë:
- Dieta e papërshtatshme (vegjetarianizmi, fëmijët me gji-dhënie nga nënat vegjetarianë, alkoolizmi, dietat e rënda e të papërshtatshme, etj )
- Përthithja e pamjaftueshme (gastriti kronik, atrofia e mukozës gastrike, sëmundja celiake, tumoret malinje, medikamentet etj)
- Sëmundjet (trioidizmi, diabeti, patologjitë hepatite dhe renale)
- Grupmosha (të moshuarit, adoleshentët, foshnjat)
Gjithashtu në shkaqet e anemisë është edhe mungesa e acidit folik. Acidi folik gjendet tek shumë bimë dhe disa produkte shtazore. Mungesa e acidit folik kryesisht i dedikohet kequshqyerjes dhe mos-konsumit të ushqimeve të freskëta apo zierjes në kohë të gjatë të perimeve, absorbimit të pamjaftueshëm si edhe ndaj kërkesave të shtuara si (shtatzania, gji-dhënia, shtimi I metabolizmit) ose gjatë disa gjendjeve shëndetësore si dializa etj.
Simptomat e Anemise
Shenjat dhe simptomat e anemisë ndryshojnë në varësi të shkakut të anemisë tuaj. Ato mund të janë:
- lLodhje
- Dobësi
- Lëkura e zbehtë ose e verdhë
- Çrregullime të zemrës
- Shkurtesa e frymëmarrjes
- Marramendje ose zemërim
- Dhimbje gjoksi
- Duar dhe këmbë të ftohta
dhimbje koke
Në fillim, anemia mund të jetë aq e lehtë sa të kalojë pa u vënë re. Por simptomat përkeqësohet gjerësa anemia përkeqësohet.
Kur të shkoni te mjeku
Bëni një takim me mjekun tuaj nëse jeni të lodhur për arsye të pashpjegueshme. Disa anemi, të tilla si anemia e mungesës së hekurit ose mungesa e vitaminës B-12, janë të zakonshme.
Lodhja ka shumë shkaqe përveç anemisë, prandaj mos supozoni që nëse jeni të lodhur duhet të jeni anemik. Disa njerëz mësojnë se hemoglobina e tyre është e ulët, që tregon anemi, kur ata shkojnë për të dhuruar gjak. Nëse ju thuhet se nuk mund të dhuroni gjak për shkak të hemoglobinës së ulët, bëni një takim me mjekun tuaj.
Pas një ekzaminimi të thjeshtë gjaku ju duhet ti drejtoheni një dietologu për të ndjekur një regjim të përshtatshëm dietik në mënyrë që të korrigjoni mungesën e Vitaminës B12, hekurit, acidit folik në bazë të dozimit ditor të rekomanduar mbi gjendjen që keni.
Acidi folik si edhe vitamina B12 janë shumë të rëndësishëm në sintezën e hemoglobinës ndaj duhet patur kujdes i vecantë në konsumin e ushqimeve qe i përmbajnë ato.
Hekuri është një mineral I gjendur në disa ushqime me origjinë shtazore dhe vegjetale. Në rastin e produkteve bimore hekuri gjendet ne një formë pak të asimilueshme nga organizmi ynë. Ndaj për të favorizuar përthithjen rekomandohet të përdoret vitamina C e cila ndihmon shumë në përthithje e hekurit. Vitaminën C e gjejme tek agrumet, sallatrat e gjelberta etj. Ushqimet të pasura me hekur janë mishi, peshku, bishtajoret, frutat e thata, sallatat si radhiqe, rukola, sallata jeshile, brokoli spinaqi, etj.
Vitamina B12 ndodhet kryesisht tek të gjitha ushqimet me origjinë shtazore. Bimët nuk e përmbajnë këtë vitaminë.
Acidi folik, ose vitamina B9, ndodhet në pjesën më të madhe të perimeve me gjethe të gjelbërt si karcofi, brokoli, spinaqi, lakra, bishtajoret, fruta, luleshtryshe, portokalle dhe frutate thata. Duhet patur kujdes në gatim pasi kjo vitaminë është shumë e ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe denatyrohet lehtë. Për këtë arsye rekomandohet të përdoren produkte të fresketa krudo ose pak të gatuara.
Shëndeti mbi të gjitha, ndaj duhet pasur kujdes çka konsumojmë dhe çka duhet te konsumojmë. Kontaktoni dietologun para se te jete vone.
Ju mirepres