Ata Qe Jane Vazhdimisht Ne Levizje Jetojne Me Gjate

0
2720
Ushtrimet mund te zvogëlojnë gjasat për ndonjë sëmundje kardiovaskulare tek njerëzit e moshës rreth 50 dhe bile të ju shton vite jetës së tyre, zbulon një studim i publikuar në Archives of Internal Medicine. Dhe sa me i lartë niveli i ushtrimeve aq më të mira rezultatet për ata që ushtrojnë.

Deri tash kemi mjaftë dëshmi të forta që lidh aktivitetin fizik me zvogëlim të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Por para keti studimi nuk ishte mjaftë e çartë nëse aktiviteti fizik vërtetë mund të shpie që njerëzit të kenë jetë më të gjatë apo të rezultojë në kohë më të gjatë pa sëmundje kardiovaskulare.

Pr,Dr. Oscar H. Franco nga Qendra Universitare e Mjeksisë Erasmus në Holand dhe kolegët kanë përdorë të dhëna nga Studimi Framingham i Zemrës – i cili ka përcjell 5209 banorë të Framinghamit rresht për 46 vjet – për të zbuluar efektet e niveleve të ndryshme të aktivitetit fizik në jetëgjatësinë e gjithashtu edhe në vitet e të jetuarit me dhe pa ndonjë sëmundje kardiovaskulare tek njerëzit e moshës 50 vjeçare e më shumë.

Hulumtuesit kanë kalkuluar efektet e aktivitetit të ulët, mesatar dhe të lartë fizik, të përshtatur për moshën, gjininë, pirjen e duhanit dhe sëmundjet tjera koekzistente si kanceri, artriti, diabeti, zmadhim të dhomës së majtë pompuese të zemrës, edemës së nyjës së këmbës dhe sëmundjet pulmonare dhe ajo që kanë zbuluar është se jetëgjatësia totale është shtuar në mënyrë proporcionale me nivelet e larta të aktivitetit fizik.

Jetë Më Të Gjatë Dhe Pa Sëmundje

“Aktiviteti fizik mesatare dhe i lartë shpien në 1.3 dhe 3.7 vite më shumë të jetëgjatësisë, dhe 1.1 dhe 3.2 vite të jetës më shumë pa sëmundje kardiovaskulare, respektivisht, për meshkuj të moshës 50 vjeçare apo më të moshuar krahasuar me ata të cilit mbanin aktivitet fizik të ulët (pak),” kanë shkruar ata.

“Për gratë ndryshimi ishte 1.5 dhe 3.5 vite më shumë në jetëgjatësi, dhe 1.3 dhe 3.3 vite të jetës më shumë pa sëmundje kardiovaskulare,” shtojnë autorët.

“Ky studim tregon se nivelet e larta të aktivitetit fizik jo vetëm që shtojnë jetëgjatësinë në përgjithësi por dhurojnë një jetëgjatësi pa sëmundje kardiovaskulare në moshën 50 vjeçare,” ata vazhdojnë duke thënë se, “Ky efekt është parë tek aktiviteti fizik mesatar dhe se efektet e aktivitetit fizik të lartë janë dy herë më të mëdha për një jetë më të gjatë pa sëmundje kardiovaskulare.

Rezultatet e studimit akoma më shumë forcojnë rekomandimet për aktivitet fizik, të cilat janë të bazuar në supozimin se edhe ushtrimet mesatare dhurojnë të mira shëndetësore dhe jetë më të gjatë.

Ata përfundojnë duke thënë se, “Roli që aktivitetit fizik luan në shendetin kardiovaskular duhet të theksohet më shumë për të arritur implementim të një lloji jete aktive anembanë botës”. Siç po e shihni studimi tregon se një jetë aktive është një mënyrë efektive e plakjes së shëndetshme. Kështu që nëse dëshiron, e sigurisht se dëshiron, të plakesh më ngadalë dhe më i shëndetshëm, atëherë lëviz dhe merru me aktivitet fizik.

 

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.