Dita Botërore Kundër Duhanit – Shëndeti Pa Duhan

0
2119

[dropcap]S[/dropcap]ot është dita botërore kundër duhanit dhe ky artikull i kushtohet duhanpirësve dhe atyre që dëshirojnë t’i ndihmojnë një të afërmi apo dashuri ta lënë duhanin.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektet e këqija të pirjes së duhanit dhe se si pirja e cigares është dëm për shëndetin, por prapë e kemi të vështirë ta lëmë duhani. Pra, le ta shikojmë nga ana tjetër. Çka përfiton shëndeti juaj nëse e leni duhanin? Sherohu.com këtu do ju tregoj se cilët janë dobitë shëndetësore që përfiton pasi ta lëni duhanin. Është koha ta përmirësosh shëndetin tuaj. Bënë mirë ta lexosh edhe këtë artikull Si ta lëni duhanin?

Ke pyet ndonjëherë se çka përfiton në momentin që e lë duhanin?

Zemra dhe Mushkëritë Përmirësohen.

human heartTrupi i njeriut është një makinë mahnitëse. Makinë që ka aftësi të bëjë ndryshimin brenda orëve. Kur ju ndaloni pirjen e duhanit, trupi e kupton që orari i duhan-pirjes është ndryshuar dhe fillon të ndryshoj trupin nga brenda. Pas vetëm 12 orëve pa duhan fillojnë simptomat e tërheqjes (dmth largimit nga duhani). Mushkëritë dhe zemra kanë mekanizmat e tyre dhe fillojnë të pastrojnë trupin nga brenda duke larguar dëmet e rënda të shkaktuar nga pirja e duhanit prej vitesh! Pulsi dhe të rrahurat që te duhan-pirësit janë mjaftë të lartë, fillojnë të normalizohen. Mushkëritë pastrojnë qeset e ajrit të bllokuara nga pjesëzat e pluhurit të cigaret dhe kështu ju tashmë më lehtë merrni frymë. Kollitjet dhe gërhima fillon të zhduket, këtë e vëreni edhe vet.

Përmirësohet Lëkura, Shikimi dhe Shqisat e Nuhatjes

EyesightKështu pra nëse pjesët e brendshme po përmirësohen atëherë edhe ato që i ekspozohen diellit, shiut dhe ajrit përmirësohen. Trupi i njeriut është mjek i vetës. Kur pjesët e brendshme të trupit fillojnë të shërohen dhe rigjallërohen edhe pjesët e jashtme si flokët, lëkura, dhëmbët, sytë dhe hunda përmirësohen. Shqisat e shijes dhe nuhatjes përmirësohen dukshëm. Studimet tregojnë se pasi ta lëmë duhanin shikimi i duhan-pirësit përmirësohet prej 15 deri 20%. Edhe lëkura përfiton nga mos-pirja e duhanit, ndihet e shtrënguar dhe e freskët, dhe ato rrudha që janë shkaktuar si pasoj e pirjes së duhanit duken se po zhduken. Duke marr parasysh se shija e keqe e duhanit nuk është më prezent, shqisat e shijes përmirësohen dhe ju filloni të pëlqeni ushqimet që më parë keni menduar se janë pa shije!

Përmirësim i aftësive të ushqyerit dhe tretjes:

Shëndeti përmirësohet dukshëm pas lënies së duhanit. Njerëzit që pinë duhan ndjejnë më pak urinë se tjerët për shkak se sistemi i tretjes nuk funksionon si duhet dhe kjo shpien në probleme gastro-intestinale dhe aciditet tek duhanpirësit. Me lënien e duhanit sistemi i tretjes përmirësohet e njashtu edhe të ushqyerit. Zakonisht njerëzit hanë më shumë dhe shtojnë peshë pasi ta lënë duhanin e kjo është shenj i përmirësimit të sistemit të tretjes. Duhanpirësit bëjnë mirë ta dinë se kur ta lënë duhanin, është mese e natyrshme të hanë dhe pinë më shumë dhe të kanë dëshirë për çokollatë apo akullore.

Zvogëlohet rreziku i kancerit:

Ndoshta cigarja nuk mund të jetë shkaktari i vetëm i kancerit, por prapë është njëri nga shkaktarët. Pirja e duhanit shkakton kancerin e mushkërive dhe fytit. Nëse e lëni duhanin në mënyrë të natyrshme ju zvogëloni gjasat e kancerit e gjithashtu ia lehtësoni vetës të bëni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë. Gjithashtu duhet të përmendim se ata që kanë kancer dhe e lënë duhanin kanë gjasa më të mëdha ta ndalojnë rritjen e në disa raste edhe ta shërojnë krejtësisht!

Zvogëlohet rreziku ndaj Diabetit, Qarkullimit të Gjakut dhe Goditjes (Pikës) në tru:

Pirja e duhanit është shkaktar i diabetit në shumicën e rasteve e gjithashtu parandalon koagulimin e gjakut kështu duke rezultuar në hemorragji. Qarkullimi jo i mirëfilltë i gjakut shkakton goditjen (pikën në tru) që shkaktohet nga mungesa oksigjenit dhe gjakut te qelizat e trurit. Me lënien e duhanit ndihmohet në parandalimin e diabetit të shkaktuar nga pirja e duhanit dhe qarkullimit të dobët të gjakut. Qelizat e trurit marrin oksigjen dhe gjak të mjaftueshëm dhe kjo zvogëlon rrezikun e goditjes (pikës) në tru.

Përmirësohen financat dhe imazhi juaj

photo of ashes and moneyTë gjithë e dimë se ata që nuk pinë duhan mendojnë se duhanpirësit nuk janë njerëz të mirë dhe se janë të dhënë edhe pas gjërave tjera të këqija. Ky është një nocion i gabuar, por duhanpirësit gjithmonë do mbeten në atë zonë e dyshimit e kjo dëmton edhe personalitetin e individit. Të gjithë duhanpirësit ndoshta ndonjëherë janë dashur të përballen me këtë dilemë. Futeni në lift apo dhomë pasi keni pirë një cigare jashtë dhe i shef se si personat tjerë të shikojnë shtrembët dhe rrudhin hundët sikur të ishte futur ndonjë qelbës në lift e jo njeri! Kuptohet nuk është kjo çka janë duhanpirësit por era e gojës së tyre vërtet kundërmon! Nëse e lëni duhanin ju jo vetëm që do përfitoni financiarisht por edhe erën e keqe të gojës e largoni e sigurisht edhe shikimet e shtrembëta të njerëzve.

dobitpaduhan

Kështu pra ju treguam dobitë shëndetësore të lënies së duhanit dhe në të njëjtën kohë ju ftojmë të na tregoni dobi tjera ose korrektoni nëse kemi gabuar. Duhani vret dhe këtë nuk e dëshirojnë të afërmit dhe dashurit tuaj. Ta lëmë duhanin dhe të jetojmë më të shëndetshëm. Kërkojmë falje nëse kemi lënduar duhanpirësit por këto që kemi treguar janë fakte!!

[highlight color=”eg. yellow, black”]…Pëlqe dhe Shpërndaje në Facebook e nuk i dihet ndoshta ju bëheni shkas që dikush ta lë duhanin!!. [/highlight]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.