Dobite Shendetesore Te Hudhres Per Kancer

1
2268

Dobitë Shëndetësore Të Hudhrës (Hudhrat) shpesh raportohen dhe më të njohurat janë ato rreth rolit potencial të saj ndaj sëmundjes së zemrës dhe kancerit. Kësaj radhe do të flasim për dobitë shëndetësore të hudhrës për kancer e në një post të ardhshëm do të keni rastin të lexoni edhe për dobitë e hudhrës për sëmundjen e zemrës.

Hudhrat: Parandalimi i Kancerit

Vërtetë, raporti i parë shkencor që ka studiuar hudhrat dhe kancerin është kryer në vitin 1950. Shkencëtarët kanë injektuar allicin, një përbërës aktive nga hudhrat, në minj që vuanin nga kanceri. Minjtë që kishin marr këtë injeksion kanë mbijetuar për 6 muaj më shumë krahasuar me ata të cilët nuk kishin marrë këtë injeksion dhe kishin mbijetuar për 2 muaj.

Shumë studime tregojnë se përbërësit organik të hudhrave, allyl sulfur, një përbërës tjetër aktiv në hudhra, janë të efektshme në frenimin apo parandalimin e zhvillimit të kancerit. Shumë studime vëzhguese mbi njerëz gjithashtu kanë hetuar lidhjen mes përdorimit të hudhrave dhe allyl sulfurit dhe kancerit. Prej 37 studimeve, 28 studime kanë treguar dëshmi që hudhra mund të parandaloj kancerin. Dëshmitë veçanërisht janë të forta kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit në stomak dhe prostatë. Me interes të veçantë ishte studim që ka shikuar në rrezikun e kancerit në stomak. Ky studim është kryer në Kinë. hulumtuesit kanë zbuluar se duhanpirësit që gjithashtu hanë sasi të lartë të hudhrave kishin relativisht rrezik më të ulët për kancer në stomak se sa duhanpirësit që hanin sasi të ulët të hudhrës.

Një studim epidemiologjik i shkallës së lartë i kryer nga Iowa Wemen’s Health ka studiuar konsumimin e hudhrës nga 41,000 gra të moshës mesatare. Rezultatet tregojnë se gratë që në mënyrë të rregullt kishin konsumuar hudhër kishin 35% gjasa më të ulëta të zhvillimit të kancerit në zorrë.

Mendohet se përbërësit e allyl sulfurit në hudhër janë ata që parandalojnë kancerin duke ngadalësuar apo parandaluar rritjen e qelizave tumor kancerogjen.

Mbani mend: Në mënyrë që të shtosh në maksimum dobitë shëndetësore të hudhrës, sugjerohet që të pritet 15 minuta në mes të qërimit dhe gatimit (përgatitjes) së hudhrës në mënyrë që të lejosh reaksionin enzimatik të ndodh e kështu hudhra të mbajë disa prej dobive shëndetësore. Nëse merrni tableta nga hudhra ke kujdes nëse gjithashtu merr edhe hollues gjaku si aspirini. Tabletat nga hudhra do hollojnë gjakun akoma më shumë. Gjithashtu sugjerohet që të ndalohet përdorimi i suplementëve të  hudhrës 7 ditë para operacionit.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.