Formula Botanike efektive në trajtimin e kancerit të prostatës

0
1933

[dropcap]N[/dropcap]jë studim i publikuar online në The International Journal of Oncology raporton zbulimet nga një ekip shkencëtarësh nga Indiana University, Instituti i Kërkimeve Metodike, të cilët kanë ekzaminuar një formulë botanike me përmbajtje të ekstrakteve botanike, fitonutrientë, kërpudha mjekësore botanikisht të zhvilluara, dhe antioksidant, që vrasin tumorët kancerogjën agresiv të prostatës.

Hulumtimi ka kryer eksperimente në minj duke përdor modelin e tumorit të kancerit të prostatës. Ky është publikimi i tretë nga një studim universitar me nam që raporton zbulime të rëndësishme të kësaj formule të veçantë për të luftuar sjelljet invasive të qelizave kancerogjene të prostatës, rritjes së tumorit dhe metastazës.

Dr. Daniel Sliva, i cili i ka pri këtij hulumtime, thotë kështu:

“Studime të shumëfishta demonstrojnë se kjo formulë për prostatën është një shërim i mundshëm për kancerin e prostatës të pavarur nga androgjeni.”

Zbulimet e këtij studime demonstrojnë se formula e prostatës në mënyrë substanciale mbërthente rritjen e tumorëve agresive të qelizave kancerogjene të pavarur nga androgjeni. Pas vlerësimit të helmit potencial të formulës, është parë se është e sigurt pa asnjë shenjë helmimi edhe në doza të larta.

Dr. Isaac Eliaz, hulumtues dhe formulues, deklaron:

“Ky studim është një gurëthemel i kësaj formule që demonstron sigurinë dhe efektivitetin në trajtimin e kancerit të porstatës në model shtazor. Këto rezultate pozitive ofrojnë kontribut të rëndësishëm në fushën e hulumtimit të kancerit të prostatës, dhe në trupin e në rritje e sipër të të dhënave të publikuara që forcojnë rolin e përbërësve natyral në shërimin e kancerit të prostatës.”

Çfarë u vërtetua se ishte edhe më rëndësishme se sa kontrollimi i rritjes së kancerit agresiv të prostatës ishte ajo se formula ndrydhte shprehjen e disa gjeneve që ndikonin në shpërndarjen e kancerit dhe metastazës, tri prej të cilave IGF2, NRNF2 dhe PLAU/uPA janë tejet të lidhura në prodhimin e metastazës. Formula gjithashtu është parë se dukshëm rriste shprehjen e CDKN1a, një gjen që lufton kancerin e prostatës i cili në mënyrë specifike ndërprenë mekanizmat tjerë qelizor që nxisin zhvillimin e kancerit.

Aftësitë e formulës për të ndaluar disa gjene specifike të lidhura me zhvillimin dhe shpërhapjen e kancerit agresiv të prostatës, dhe për të shtuar të shprehurit e gjeneve që luftojnë kancerin, vërteton se kjo formulë integruese ka mekanizma të shumëfishtë anti-kancerogjen.

Dr. Slivia e përmbledh kështu:

“Në përmbledhje, ky suplement dietal është përbërës natyral për një terapi të mundshme kundër kancerit të prostatës.”

Kërkimet në vazhdim të kësaj formule vazhdojnë të demonstrojnë rezultate premtuese.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.