Veç duhet ta keni këtë ushqim në frigoriferin tuaj.
Shumë kohë pasi shumica e njerëzve do të kishin dalë në pension, Murray Grossan, 94, ende punon si otolaringolog (mjek i veshëve, hundës dhe në fytit) në Institutin Grossan në Los Anxheles të Kalifornisë. Çdo ditë, ai është sillet rreth njerëzve që teshtin, të nxënë dhe plot baktere e viruse – dhe prapë Grossan ka arritur disi të mos ftohet apo marr gripin për më shumë se 10 vjet.
“Unë mendoj se është pjesërisht sepse unë kam pasur ekspozim minimal të vazhdueshëm ndaj ftohjeve, gripit dhe viruseve të tjera si pjesë e punës sime”, thotë Grossan. “Shumë mjekë ndërtojnë një rezistencë për shkak të këtij ekspozimi”.
Por Grossan gjithashtu bën një gjë çdo ditë që gjithashtu mund të ndihmojë: Ai pi kos.
“Bakteret e gjalla duket se ndërveprojnë me mikrobet në zorrët tona,” shpjegon Steve Bowers, DO, i cili intervistoi Grossan dhe dhjetëra njerëz të tjerë të pabesueshëm për librin e tij “Sekretet e njerëzve më të shëndoshë në botë”. “Këto 100 trilion mikrobe prodhojnë vitamina, të tilla si B6, B12 dhe K2. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija si E. coli dhe salmonella, dhe ndihmojnë në lëvizjen e jashtëqitjes.”
Cilat janë dobitë e pirjes së kosit
Përveç ruajtjes së imunitetit, konsumi i rregullt i kosit mund të parandalojë edhe shtimin e peshës. Sipas hulumtimit të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obesitetit, njerëzit të cilët hanin më shumë se tre servime kosi në javë fituan më pak kilogram gjatë një viti sesa ata që konsumonin më pak se një servim në javë. “Dhe, ne e dimë se menaxhimi i duhur i peshës ndihmon në parandalimin e gjendjeve shëndetësore të ndryshme të lidhura me moshën, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe forma të caktuara të kancerit”, thotë Dr Bowers.
Kosi gjithashtu mund të mbrojë trurin tuaj. Sipas studimit të botuar në revistën Gastroenterology, studiuesit shqyrtuan tri grupe të ndryshme të grave – një grup piu kos me probiotikë dy herë në ditë, i dyti piu kosin jo te fermentuar dy herë në ditë dhe grupi i tretë nuk konsumoj prodhime kosi fare. Pas katër javësh, gratë që hëngrën kosin me probiotikë kishin një reagim më të mirë në rajonet e trurit ku përpunohen emocionet dhe ndjenjat në krahasim me dy grupet e tjera.
Cili kos është më i miri
Sigurohu që etiketa lexon “live and active cultures” apo “kultura të gjalla dhe aktive”
Për të siguruar që ju jeni duke marrë bakteret e duhur për parat që shpenzoni, shikoni për fjalët “kulturat të gjalla dhe aktive” në etiketimin e produkteve të kosit. Nëse lloji i kosit që po shikoni për të blerë është që nuk mbahet në frigorifer, gjasat janë se nuk është e denjë ta blerë, sepse ngrirja është e nevojshme për të mbajtur kulturat gjallë dhe të freskëta. Sigurohuni gjithashtu që të blini markat (emrat) që përmbajnë bakteret lactobacillus (L. acidophilus) dhe / ose bifidobacterium (B. bifidum) në përbërësit e kosit. Këto dy baktere janë më të fuqishmet, thotë Bowers.
Kujdes nga Sheqeri në Kos
Disa kose përmbajnë sheqer dhe yndyrë po aq sa një akullore. Për ta zgjedhur një kos të shëndetshëm, shiko për këto detaje:
- Maksimumi 200 kalori
- Jo më shumë se 4 gram yndyrë
- 30 gram sheqer apo më pak
- 6 gram protein apo më shumë
- Së paku 600 IU apo 15 mikrogram kalcium
Vazdho edhe me ushqime tjera
Shumë ushqime tjera përveç kosit përmbajnë kultura të gjalla dhe aktive. “Po të filloja sot, do provoja lakrat turshi dhe kefirin,” thotë Grossan.
Burimi
Prevention.com