Gjelbërimi: Gratë që jetojnë të rrethuara me Lule, Jetojnë më Gjatë!

0
2052
Lulet Shtepiake
Lulet Shtepiake
Lulet Shtepiake

Ne na pëlqen të jemi të rrethuar me miq, kafshë shtëpiake, ajër të pastër dhe rreze dielli, por a e keni konsideruar ndonjëherë përfitimet e gjelbërimit? Sipas disa studimeve të reja, të jetosh në mes gjelbërimi të shëndetshme është vërtetuar të zgjasë ndjeshëm jetëgjatësinë.

Hulumtime që vije direkt nga Shkolla e Shëndetit Publik Chan në Harvard T.H., si dhe Spitali i Grave në Brigham kanë analizuar rezultatet e një studimi tetëvjeçar që shqyrtoi në mënyrë specifike një lidhje potenciale në mes të bimësisë së lulëzuar dhe zgjatjes së jetës. Sipas studimit, “Gratë në SHBA që jetojnë në shtëpitë e rrethuara nga shumë bimë (lule) duken se kanë vdekshmëri dukshëm më të ulët se ato që jetojnë në zona me bimësi më të vogël”. Në thelb, gratë që jetojnë në një mjedis më të gjelbër janë parë në mënyrë të qartë me një normë më të mirë të shëndetit mendor dhe vdekshmëri 12% më të ulët se ato që jetojnë në shtëpitë pa bimë, në zona pa gjelbërim”

Si Ndikon Gjelbërimi në Shëndet?

Lidhja e gjetur midis shkallës së vdekshmërisë dhe numrit të bimëve të gjelbra bazohet në disa komponente të ndryshme të mbështetura nga hulumtimi. Ato që rrethohen me bimë tregojnë qartë një nivel shumë më të ulët të depresionit. Përveç kësaj, ato që kanë lule ose jetojnë pranë tyre, kanë “rritur mundësitë për angazhim social, nivele më të larta të aktivitetit fizik dhe ekspozim të reduktuar ndaj ndotjes së ajrit”. Vetëm një nga këto arsye të lartpërmendura mjafton për të sugjeruar të lëvizim nga qyteti në fshat ose në një vend ku mund të rrethohemi me gjelbërim, kurse të gjitha arsyet së bashku paraqesin një inkurajim mjaft të fuqishëm!

E mira e këtij hulumtimi është se ishte bërë në shkallë të madhe (ka përfshirë një numër të madh pjesëmarrësish). Pavarësisht se ishte një nga studimet e para mbarëkombëtare mbi lidhjen midis shëndetit dhe gjelbërimit, hulumtuesit shqyrtuan me kujdes të dhënat e rëndësishme të mbledhura nga 108,630 gra gjatë një periudhe tetëvjeçare midis viteve 2000 dhe 2008.

Njërit nga studiuesit, Peter James, tha “Ne u befasuam kur vërejtëm lidhje të tilla të forta mes rritjes së ekspozimit ndaj gjelbërimit dhe përqindjeve më të ulëta të vdekshmërisë. Akoma më shumë u befasuam kur gjetëm dëshmi se një pjesë e madhe e dobive të dukshme nga nivelet e larta të gjelbërimit duken të jenë të lidhura me përmirësimin e shëndetit mendor”.

Pra, përderisa disa prej nesh jetojmë në fshatra dhe jemi të bekuar natyrshëm, shumë tjerë jetojmë në qytet, e sidomos në vende me mungesë gjelbërimi. Fatmirësisht, edhe në qoftë se vendi ku tani jetoni nuk siguron gjelbërim të mjaftueshëm, ju gjithmonë mund ta furnizoni vetën duke mbjell dhe rritur lule shtëpiake!

Lulet Shtëpiake: Cilat janë më të mirat?

Disa prej nesh nuk janë të bekuar as të jetojnë në fshat por as në një vend me plot gjelbërim. Megjithatë, ka shumë lule shtepiake që nuk kërkojnë aftësi eksperti për ti mbajtur në shtëpi!

Sipas NASA-s, mes një numri të madh të tjerësh që NASA shpjegon në një demografik, thuhet se fieri Bostonit, lulja e merimangës, zambakët e paqes dhe dredhka Angleze janë disa nga lulet shtëpiake më të mira për pastrimin e ajrit. Përveç kësaj, livanda dhe jasemini janë bimë të shkëlqyeshme për t’ju ndihmuar të ju zë gjumi më lehtë! Një studiues gjerman zbuloi faktin se aroma e jaseminit është gjithashtu efektive në lehtësimin e ankthit.

Përmbledhje

Pra, nëse jeni duke kërkuar të keni më shumë gjelbërim në jetën tuaj, ose jeni shpresoni që mundësisht të shtoni ca vite jetë në jetën tuaj, atëherë ia vlen të shëtitësh në pyje e pse jo edhe të mbjellësh e kujdesesh për lulet shtëpiake të mira për shëndetin!

Burimi:
www.healthy-holistic-living.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.