Gjëra që Asnjëherë Nuk duhet thënë Shtatzënave

0
2040
shtatzaneve

Nga tregimet horror të lindjes deri te madhësinë e barkut të saj, këtu i ke 9 gjëra që nuk duhet t’ia themi shtatzënave…

Përderisa shtatzënia është një kohë magjike në jetën e një gruaje, të gjithë mbajnë një fëmijë ndryshe dhe kanë simptoma të ndryshme. Ndërsa disa gra shkëlqejnë kur janë shtatëzanë, të tjerë vuajnë nga ënjtje të papërshtatshme, skuqje ose ndryshim të lëkurës për shkak të hormoneve të shfrenuara.

Pasi që shpesh harrojmë të kemi një filtër kur flasim me gratë shtatzëna. Komente si, ‘Oh zot, sa je trash’, ose parashikimet për gjininë e foshnjës duket të jenë normë – megjithatë, ato mund të jenë jashtëzakonisht fyese dhe të dëmshme për një grua që pret.

Kjo është arsyeja pse ne kemi përpiluar një listë të gjërave më të rëndësishme që ju nuk duhet t’i thoni një gruaje shtatzënë:

“Do të dhemb shumë! A po ke frikë?”

Vetëm nëse ajo tashmë ka fëmijë që dmth ka provuar çka do të thotë të lindësh, ajo ndoshta është e trishtuar se si do shkoj lindja. Nëse nuk keni diçka të mirë dhe dobishme për ti thënë, si ta bëni procesin pak më të rehatshëm e ti ndihmoni, kaloni këtë bisedë në një temë tjetër.

“Gjatë lindjes, unë…”

Mos i thuaj e as trego një gruaje shtatzënë një histori horrori të lindjeve – veçanërisht nëse ajo është shtatzëne për herë të pare. Shtatzënat për herë të pare janë tashmë të tmerruar për atë që do të ndodhë kur foshnja e saj e do vijë në këtë në botë, kështu që detajet se sa trishtuese dhe / ose e dhimbshme lindja e saj do jetë nuk janë as për së afërmi të dobishme. Përkundrazi, ruani këtë tregim pasi të ketë kryer lindjen ajo.

“Kam fituar vetëm 7 kg gjatë shtatzënisë dhe gjithçka që kam dëshiruar ishte ushqimi organik”

Ndërkohë që mund të keni qenë një nga ato gra me fat që mezi shtojnë peshë gjatë shtatzënisë dhe nuk kanë ndonjë dëshirë të çuditshme, shanset janë që shoqja juaj nuk është si ju. Mos e gjykoni atë nëse asaj i hahet një gjevrek i mbushur me krem, dhe sigurisht mos ia kujto shpesh herë se shumë është trashur. 

“E dija se ke vajzë. Vajzat gjithmonë i vjedhin bukurin nënës gjatë shtatzënisë”

Fjalët e plakave luajnë një rol të rëndësishëm në shtatzëni, të tilla si nëse e ke barkun të varur poshtë duhet ta kesh djalë dhe nëse ke vajzë të shëmtohet fytyra ngase vajza ta merr hijeshinë. Të gjitha këto janë dhe mbeten fjalë plakash dhe të kota, kështu që as mos mendo ti përmendësh.

“A po mundesh?”

Edhe pse duket sikur një pyetje relativisht e padëmshme, edhe ato shtatzënat ma mirënjohëse dhe që janë fit ndjehen njëjtë. Pra, ndjehen shtatzënë. Dhe edhe nëse ajo nuk ndjehet e ngadaltë dhe e madhe sa një balenë, ka mundësi se është afër të shpërthej në lot dhe e gjitha që iu është dashtë është një shtytje e vogël nga një pyetje e padëmshme si “A po mundesh”. Shtatzënia merr energji fizike dhe emocionale nga ajo e nuk duhet të mashtroheni nga një buzëqeshje e saj e të mendoni se po ndihet mirë… kështu që thjesht mos boni shumë pytje.

“A po guxon ta hash këtë?”

Po, gratë gra duhet të mos hanë ca gjëra kur janë shtatzëne, por jo gjithçka është jashtë kufijve. Nëse nuk është duke kërkuar kontributin tuaj në këtë çështje, besoni se ajo e di se çfarë mund dhe nuk mund të hajë.

“Tung Mami…”

Ndërkohë që mund të mendoni se është diçka e bukur – veçanërisht nëse kjo është shtatzënia e parë – të dëgjosh këdo tjetër të ju thërrasin “Mami” përveç fëmijës tuaj nuk pritet mirë. Shmangni përdorimin e termit me çdo kusht.

“Barkun e ke kaq të vogël. A je e sigurt se i ke kaq muaj sa thua?”

Pytjet e tilla janë thikë me dy teha. Ju mund të mendoni se barku i saj është shumë i vogël, por ajo mund të frikësohet se diçka nuk është në rregull me shtatzëninë e saj ose se ajo nuk po fiton peshë të mjaftueshme për të ushqyer fëmijën e saj në rritje. Mos harroni, çdo grua shtatzënë bartë fëmijën e saj ndryshe nga tjetra dhe ju nuk duhet gjykues se çfarë është normale dhe çfarë nuk është.

“Nëse e ki vajzë, a do provoni përsëri për një djalë?”

Vetëm për shkak se ju mund të preferoni njërën gjini nga tjetra, kjo nuk do të thotë se kjo vlen edhe për atë. Ajo po rrit një njeri të tërë brenda saj dhe ndoshta është e kënaqur që po e mban atë. Plus, nuk është ide e mirë t’ia përmendim shtatzëninë e radhës përderisa ajo se ka përfunduar këtë të tanishmen…

Burimi:
https://lisaraleigh.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.