Gripi i Derrave – Faktet

1
1967

Faket rreth virusit shume infektues te ashtuquajtur Gripi i Derrave.

Cka eshte Gripi i Derrave?

Gripi i Derrave eshte nje semundje ngjitese e traktit te frymëmarrjes dhe besohet se ky virus shumë ngjitës ka origjin nga derrat në Azi.

Kur është raportuar rasti i parë me virus nga Gripi i Derrave?

Në mes të marsit të 2009 është raportuar rasti i par në Meksikë. Në prill të 2009 virusi veç ishte bërë epidemi dhe shpërndahet shpejtë anekënd botës.

Cilët janë simptomat e Gripit Te Derrave?

  • Ethe
  • Letargji
  • Kollitje
  • Teshtitje
  • Humbje apetiti
  • Shkuarje Hundësh
  • Sy të përlotur
  • Fyt të skuqur
  • Dhembje muskujsh
  • Kokë dhembje
  • Përzierje
  • Vjellje
  • Diarre

Si përhapet Gripi i Derrit?

Gripi i Derrit përhapet nga kontakti me personin i cili teshtin apo kollitet.

Duke prekur hundën apo gojën pas kontaktit me njerëzit apo gjërat që janë infektuar me mikrobet e Gripit të Derrave.

Cilët janë mënyrat e mbrojtjes nga Gripi i Derrave?

Merr vaksinën e Gripit Të Derrave
Pastroj duart shpesh dhe mirë me ujë të nxehtë dhe sapun antibakterialë
Shmang vendet me grumbull njerëzish gjatë sezonit pik të gripit.
Shmang njerëzit me simptoma të ngjajshme të gripit të derrit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje është shumë i rëndësishëm. Kontakto mjekun tuaj apo shko në ambulantën më të afërt në momentin që vëreni shenjat e para të simptomave të gripit.

Për shkak se tashmë veç kemi hyrë në sezonin ku gripi dhe ftohja ndodhin më  shpesh, ruaje këtë post për t’iu referuar më vonë dhe gjithashtu shpërndaje me të tjerët në mënyrë që sa më shumë njerëz të informohen dhe të kujdesen më mirë që të mbrohen nga gripi i derrave. Gjithashtu komento nëse ke ndonjë këshill tjetër që duhet bashkangjitur.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

  1. iktima e parë nga gripi i derrit në Kosovë Sot në orën 7 e 10 minuta ka ndërruar jetë H. E (1978 nga fshati banull të lipanit viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit. .Ju lajmërojme se prej të hënës në të gjitha shkollat e mesme e fillore të kosoves nuk do të mbahët mesimi Ju lutemi qe tja dergoni të gjith njerzëve që i keni ne online që ta dinë të gjith këtë lajmë:

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.