Ilace Popullore Per Alergji (12)

3
4329

Ilace Popullore – Alergjit jane reagim hipertensiv ndaj nje substance normale te padëmshme. Ka lloj lloj substancash, qe ndryshe quhen alergjent, qe mund ti shkaktojnë probleme nje njeriu te ndjeshëm. Alergjentet e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtepis, pendlat, zbokthi i kafshëve, morrat e qilimit, kemikalet dhe nje mori ushqimesh. Disa alergji kryesisht shkaktojnë simptoma te frymemarrjes; ca tjera mund te shkaktojnë simptoma te ndryshme sikur koke dhembje, lodhje, temperature me ethe, diarre, dhimbje stomaku e gjithashtu edhe vjellje. Ky post adreson alergjitë e frymëmarrjes, si ato kronike ashtu edhe ato sezonale. Ilacet shtëpiake për alergji mund te ju ndihmojnë ti zvogëloni dhe trajtoni simptomat alergjike.

Nese ke alergji ju ndoshta vuani nga nxënia e hundes, apo ju shkojnë hundet, teshtitje, te kruhet lekura dhe sytë, apo edhe ndoshta ke sy te përlotur dhe te skuqur. Ndoshta edhe nuk eshte nevoja qe te themi fare por alergjitë mund te ju bejn shume te parehatshëm. Keto simptoma ndodhin për shkak se ne prezencën e nje alergjenti sistemi imunitar liron kemikale qe quhen histamine per ti luftuar atë qe percepton si pushtues. Ilace popullore per alergji mund ti trajtojnë gati te gjithë keto simptoma te përmendura me larte.

Histaminet shkaktojnë një zinxhire reagimesh duke përfshire këtu edhe te enjtura dhe kongjestim te vrimave te hundes dhe rrisin prodhimin e mukozes. Kjo ne esence eshte përgjigje hipertensive apo ndryshe reagim i tepërt e trupit ndaj një stimuli te jashtëm. Ju nuk do ti vuani keto efekte anësore me perdorimin e ilaceve popullore per alergji.

Nese alergjit jane sezonale apo kronike varet nga alergjenti apo alergjentet e involvuar. Alergjite sezonale anojne te shkaktohen nga poleni. Alergjite e vazhdueshme apo kronike zakonisht shkaktohen nga faktorë qe jane prezent ne ambient per gjate gjithe vitit, faktor sikur zbokthi i shtazeve shtepiake, pluhuri apo edhe pendlat. Chronic allergic rhinitis eshte inflamacion i vazhdueshem i membranës se mukozës se vrimave te hundës qe shkaktohet nga reagimi alergjik. Karakterizohet me hundë te zëna, teshtitje te shpeshta dhe tendencë per te marr fryme përmes gojës. Syte mund te jene te skuqur dhe te perlotur. Koke dhembje, kruarje, gjakderdhje nga hunda dhe lodhja mund te jene komplikime sekondare. Shpeshe shihen edhe rrathet e zi perfundi syve qe shoqërohet me pamje te fryre te fytyres.

ilace-popullore-per

Ilace Popullore Per Alergji – Dieta

Ilace popullore Per Alergji #1: Pi shume uje per te holluar sekretimin dhe lehtesosh kollitjen.

Ilace popullore Per Alergji #2: Ju ndoshta jeni alergjike ndaj ndonje ushqimi nese ke alergji te frymemarrjes. Pervec produkteve te qumshtit dhe grurit fajtore tjere mund te jene vezet, çokollata, ushqimi detit dhe frutat dhe lengjet nga frutat citrik. Provo te eliminosh njeren nga keto ushqime per dy jave dhe shiko nese ka përmirësime. Përdore nje diete eliminimi apo rotacioni per te zbuluar se ndaj cilit ushqim je alergjik.

Ilace Popullore Per Alergji #3: Provo te eliminosh ushqimet nga qumështi nga dieta juaj. Produktet nga qumshti mund te trashin mukozen dhe stimulojne rritjen e prodhimit te mukozes. Nese alergjit tuaja jane sezonale ndoshta ju ndihmone te shmangni ushqimet nga gruri i plote pergjat gjithe sezones; shume njerez qe vujne nga alergjite jane ndjeshem prej grurit.

Ilace Popullore Per Alegji #4: Shkurto sasinë e yndyrave dhe vajrave per gatim. Kur trupi juaj eshte nen stresin e cfardo llojit, duke perfshire ketu edhe stresin e shkaktuar nga reagimi alergjike, sistemi i tretjes nuk eshte i forte sa eshte zakonisht, dhe yndyrat – te cilat jane te veshtira per tu tretur – mund te rendojne punen e sistemit te tretjes. Gjithashtu, yndyrat e patretura kontribuojne ne prodhimin e mukozes dhe ndihmojne nje ambient toksit te brendshem.

Ilacet Popullore Per Alergji – Suplementaret

Ilacet Popullore Per Alergji #5: Kalciumi dhe magneziumi jane te rendesishem per ata qe vuajne nga alergjitë. Ato ndihmojnë sistemin nervor tejet reagues qe te relaksohet. Perderisa simptomaj jane akute merr suplement te 750 deri 100 miligram te kalciumit dhe 500 miligram te magneziumit dy here ne dite. Dhe merr te njejten doze nje here ne dite per dy muaj.

Ilacet Popullore Per Alergji #6: Alergjite shpeshe lidhen me transformimin dhe transportimin e ushqimeve ne sistemin e tretjes. Nese merrni nje suplement te enzimes-tretese do te ndihmoje ne asimilimin dhe shfrytezimin e materieve ushqyese. Merr suplement te spektrumit te plote me enzime-tretese qe ofrone 5000 njesi nderkombetare te lipases, 2500 njesi nderkombetare te amylases dhe 300 njesi nderkombetare te protease, plus 500 deri 1000 miligram te pankreatines menjeher pas secilit vakt te ushqimit.

Ilace popullore Per Alergji #7: Methylsulfonylmethane (MSM) eshte nje burim i mire i sulfurit, nje mineral qe mund te ndihmoje ne zvogelimin e ashpersise se pergjegjies alergjike. Merr 500 miligram, me ushqim, per 3 deri 4 here ne dite.

Ilace Shtepiake Per Alergji #8: Seleniumi eshte nje antioksidant qe ne menyre singergjike punon me vitaminen E. Merr 50 deri 100 mikrograme dy here ne dite gjate sezones se alergjis.

Ilace Shtepiake Per Alergji #9: Viramina C ka perzierje kunder ndezjeve. Gjate simptomave akute merr 1000 miligram vitamin C per 4 deri ne 5 here ne dite. Me pas vazhdo me nga 1000 miligram 3 here ne dite per 3 jave; pastaj me 1000 miligram nje here ne dite per 2 muaj. Disa njerez jane me tolerant ndaj ascorbate vitamin C apo Ester-C sesa ndaj vitamines C te thjeshte. Keshtu qe gjej Ester-C nese stomaku nuk ju toleron vitamin C te zakonshme.

Ilace Shtepiake Per Alergji #10: Nese mukoza e hundes eshte e gjelbert apo e verdhe kjo tregon se ju ndoshta keni edhe infeksion pervec alergjis. Merr nje doze te kombinimit te Ekinacea (Echinacea) dhe Goldeanseal qe ofrojne 250 deri 500 miligram echinacea dhe 150 deri 300 miligram te goldenseal 2 deri 3 here ne dite per 5 deri 7 dite per te zgjedhur problemin e infeksionit.

Ilace Shtepiake Per Alergji #11: Hithi mund te jete shume i dobishem per te thare sinuset. Mund te jete shume efektive per alergjit kronike. Merr 150 deri 500 miligram 2 deri 3 here ne dite, sipas nevojes, per dy jave.

Ilace Shtepiake Per Alergji #12: Shafran i Indise eshte nje bari me perzierje natyrale kunder ndezjeve. Eshte nje bari i shkelqyeshem per ata te cilet vuajne nga lodhja e shoqeruar me alergji. Merr 500 miligram 3 here ne dite.

Ndoshta keni edhe ju ndonje keshille tjeter qe mendoni se duhet ndare. Nese keni e vlersoj shume nese e ndani me te tjeret. Perdore komentet dhe trego.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

  1. pershendetje kam nje kruyrje gjate 3 diteve ne tere trupin e me se shumti neduar dhe kemb me del gjumi nga kroja kruarje me eshte bere e padurueshme .qe 3 dite perdori cortizon ama shum pak po me ndihmon,ju lutem me ndihmoni pres nje pergjigjeje nga ju pershendetje e flm

  2. flm per ndihmen sado te vogel por mendoj se ka nje mungese persa i perket cilesimit te ushqimeve qe permbajne keto lloj proteinash apo vitaminash …sepse ne nuk e dim cilat prej ketyre MSM etj ndodhen ne X ushqimi…….pershendetje dhe flm

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.