Java e 5 e Shtatzanise

1
2645

Java e 5 e Shtatzanise

Ju veç më keni hyrë në klubin e shtatzanave! Java e peste e shtatzanise është një kohë e zakonshme për nënat-që-do-bëhen për të zbuluar se janë shtatzënë. Kjo për shkak se deri tani ju ndoshta keni kuptuar se kur nuk ju kanë ardhur periodat ndoshta keni menduar, Epo… ndoshta duhet ta bëj testin! Plus, në pesë javë shtatzënë, nivelet e hormoneve të rritura mund të ju japin simptome që vështirë mospërfillen, si gjinjë të dhimbshme në prekje, përzierje dhe lodhje. (Këto hormone të njëjta janë ato që testet i shtatzanisë kapë për për t’ju dhënë një rezultat pozitiv.) Mirë, ndoshta “klubi” nuk mund të jetë kaq i këndshëm tani, por në fund do të jeni të lumtur që jeni anëtare. Thjesht jepni, oh, rreth tetë muaj të tjerë.

Java e 5 – Madhësia e foshnjës në javën e peste të shtatzanise?

Në pesë javë shtatzënë, madhësia e foshnjës është sa një fare susami. Po, embrioni juaj tani është i matshëm – edhe pse në javën e pestë të shtatzënisë, madhësie është rreth 3.3mm nga kurora në ndejse (a.k.a. kokë në ndejse) – dhe foshnja po përgatitet për rritje të vazhdueshme. Në fakt, në javën e ardhshme, ai ose ajo pothuajse do të dyfishohet. Rritu, rritu!

java e 5 e shtatzanise

Sa muaj është 5 javë shtatzënë?

5 javë shtatzënë është rreth një muaj shtatzënë. Po, sapo zbuluat që jeni shtatëzënë dhe tashmë keni një muaj. Kjo për shkak se shumica e mjekëve fillojnë të llogarisin shtatzëninë nga dita e parë e periodave tuaja të fundit. Skan mbetur shumë, edhe tetë muaj deri në fund!

Java e 5 – Simptomat në Javën e Pestë

Simptomat e shtatzënisë që ndjehen në pesë javë janë vetëm fillimi i ndryshimeve që trupi juaj është duke kaluar. Nuk ka nevojë të frikësohem gjithë shtatzëninë bazuar në atë që po ndodh tani: shumë shtatzana thonë se tremujori i parë është më i vështiri, prandaj mendoni për atë si kalimin e pjesës ma të vështirë qysh në fillim. Ndërkohë, kujdesuni për veten dhe pushoni shumë, hani mirë dhe gjeni mënyra për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë. Nëse pyesni se çfarë simptoma do keni në javën e 5 të shtatzanise, këto janë më të zakonshmet:

  • Gjinj të Enjtur dhe të ndjeshëm në Prekje – Sëmundja mëngjesit ua merr gjithë vëmendje, por gjinjtë e ndjeshëm dhe që iu dhembin në fakt janë nga simptomet më të zakonshme në javën e 5 të shtatzanisë.
  • Sëmundja Mëngjesit – përzierjet në fille të shtatzanisë mund të ndohin kurdoherë gjatë ditës, jo vetë në mëngjes. Por, fatkeqësisht, disa shtatzane ndjejnë përzierje thuajse gjatë gjithë ditës. Në faktë, në java e 5 shtatzëne me binjak, ju keni gjasa më shumë të keni sëmundje mëngjesit. Eksperimento me strategji të ndryshme që të kuptosh se çka funksionon më së miri për ty për ta lehtësuar përzierjen. Të hash nga pak e më shpesh është njëra nga mënyrat që rekomandohet. Mundeni gjithashtu të provoni Vitamin B6, kapsula nga gjengjefili, manshetë (rreth lastiku) akupresure.
  • Plogështi –  Në java e 5 shtatzënë, është normale të dëshironi të bëni n jë sy gjumë gjatë ndonjë mledhje (nëse jeni duke punuar), gjatë drekes apo edhe darkes, … me fjalë tjera kurdoherë. Ju jeni mbërthyer në punë për të bërë një foshnje dhe nuk ke zgjedhje tjetër pos të pushoni më shumë, të bëni disa stërvitje të lehta dhe të hani çdo disa orë në mënyrë që sheqeri në gjakë të mos bjerë aq shumë sa të humbni edhe më shumë nga ajo energji tashmë e pakësuar.
  • Urinime të Shpeshta – Mund ta vëreni se tani po keni nevoj më shpesh të urinoni. Ky simptom ne javën e 5 te shtatzanise është për shkak se veshkat zgjerohen. 
  • Ngërçet – Gjatë javës së katërt dhe java e 5 pesë të shtatzanisë, ngërçet mund të jenë shenjë se embrioni është ngulitur mirë në shtresim të mitrës. Ose mund të jetë një shenjë që mitra juaj po zgjerohet dhe shtrihet në ligamentet tuaja. Nëse jeni duke ndier cramping në 5 javë shtatzënë që janë të rënda ose të dhimbshme, thirrni mjekun dhe merrni kontrolluar për të siguruar që kjo nuk është një shenjë e një problemi.
  • Njollat – java e 5 e shtatzanise, mund të ju friksoj kur vëreni ca njolla gjaku në të brendshem tua, por ai pak gjak në të brendshmet tua mund të jetë një shenjë e implantimit. Ju gjithashtu mund të vëreni këtë pak pas seksit, pasi qafa e mitrës tuaj është më e ndjeshme tani që jeni shtatzënë. Kjo është krejtësisht normale, por nëse keni diçka që nuk nuk duken thjeshtë si njolla por më shumë si gjakderdhje në 5 javë shtatzënë – ose me të vërtetë, nëse jeni e shqetësuar – telefononi mjekun ose edhe vizitoni atë.

Disa gra që janë 5 javë shtatzënë nuk ndjehjnë aspak simptoma. Ose, me 5 javë shtatzani mund të ndjejnë sikur simptomat shkojnë e vijnë. E gjithë kjo është plotësisht në rregull! Vetëm për shkak se nuk ndjeni të sëmura e pa simptoma nuk do të thotë se ka diçka nuk është në rregull me shtatzaninë tuaj. Thjeshtë do të thotë që je me fat!

Java e 5 – Barku në Javën e Peste të Shtatzanise

Ne java e 5 te shtatzanise, barku juaj mund të duket i pandryshuar – ose mund të jeni pak e fryrë ose të ndjeheni sikur keni fituar shtuar pak peshë. E gjithashtu mund të ndihesh kaq e sëmurë sa nuk mund të hani dhe të shqetësoheni që ndoshta keni humbur peshë. Të gjithë këta skenare konsiderohen krejtësisht normale dhe krejtësisht në rregull! Të gjitha gratë shtatzëna ndryshojnë njëra me tjetrën, e gjithahtu edhe ndryshimet nga njëra tjetra varirojnë.

Ju ndoshta po filloni të pyesni pak për shtuarjen në peshë gjatë shtatzënisë. Përgjigja e shkurtër është: Ju ende skeni pse shqetësoheni shumë për këtë. Mjekët rekomandojnë të fitoni disa kg (për të qenë më të saktë 0.45 deri ne 2.3 kilogram) gjatë tremujorit të parë (i cili përfundon pas javës së 13-të) dhe kjo ndoshta do të ndodhë pa menduar shumë për këtë.

Përgjigjja e gjatë është se ju do të keni nevojë për të shtuar peshë. Mjeku juaj do të diskutojë me ju rekomandimet e shtimit të peshës personale – e dini se ato ndryshojnë në bazë të llojit të trupit. Ja se çfarë i rekomandon Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG):

Nëse je nënpeshë (BMI ndër 18.5):

  • Pesha total e rekomanduar për tu shtuar është 12 deri 18 kilogram
  • Gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, përpiqutë shtosh rreth gjysmë kilogrami peshë në javë.

Nëse jeni me peshë mesatare (BMI 18 deri 24.9)

  • Pesha total e rekomanduar për tu shtuar është 11 deri 15 kilogram
  • Gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, përpiqutë shtosh nga 300 gram deri në gjysmë kilogrami peshë në javë.

Nëse jeni me mbipeshë (BMI 25 deri 29.9)

  • Pesha total e rekomanduar për tu shtuar është 6.8 deri 11.3 kilogram
  • Gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, përpiqutë shtosh jo më shumë se 300 gramë në javë.

Nëse jeni me mbipeshë (BMI 30 e sipër)

  • Pesha total e rekomanduar për tu shtuar është 5 deri 9 kilogram
  • Gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, përpiqu të shtosh jo më shumë se 270 gramë në javë.

Nëse java e 5 e shtatzanis ju gjenë me binjak:

  • Pesha total e rekomanduar për tu shtuar është 16.7 deri 24.5 kilogram
  • Gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, përpiqu të shtosh rreth 500 gramë në javë.

Po pysni nëse mund të jeni 5 javë shtatzëne me binjakë? Ju nuk do të mund ta dini edhe nëse do të ishit, megjithëse siç kemi përmendur më lart, disa nëna me binjake betohen se sëmundja mëngjesit ishte shumë më e ashpër. Ato gjithashtu mund të fitojnë peshë më shpejt dhe “fillojnë të vërehen” më herët sesa gratë që kanë një foshnë. Ne java e 5 te shtatzanise është momenti e mirë të pyesni partnerin tuaj për një masazh. Ju nuk mund të keni një bark të madhe, por ne java e 5 shtatzënë, trupi juaj po punon shpejt dhe me furishëm që të rritet foshnja, kështu që meriton të kujdeseni për veten (një masazh), apo jo?

Java e 5 – Ultrazëri ne Javen e Peste te Shtatzanise

Embrioni në java e 5 të shtatzanise nuk ka madhësi më tepër se një bebe bretkosë, por ai ose ajo tashmë po fillon të formojë organe të mëdha – zemra, stomaku, mëlçia dhe veshkat – dhe sistemet – tretës, qarkullues dhe nervor).

Nëse nuk keni një histori mjekësore që ju vë në rrezik më të lartë për ndërlikimet e shtatëzënësisë, nuk do kontrolloheni me ultrazë në javën e pestë të shtatzanise. Në vend të kësaj, Mjeku juaj ndoshta do të ju caktoj vizitën e parë prenatale rreth javës 8 ose 9. Dhe ju do të duhet të prisni me padurim. E dijm se çfarë ndjen – na vjen keq!

Kur të bëni ultrazërin e parë, mjeku apo tekniku do ta matë fëmijën nga kurora në kurriz dhe mund të rregullojë datën tuaj të caktuar të lindjes në bazë të madhësisë së foshnjës (e cila ndryshonë në varësishtë se në cilën javë të shtatzanisë jeni). Juve do ju bëhet një analizë gjaku dhe urine që të sigurohet se gjithçka është në rregull me ty dhe foshnjën.

Pra, përderisa ju jeni tërësisht në qejf të për ti dëgjuar dhe parë të rrahurat e zemrës së foshnjës në ekran të ultrazërit, përkutjo vetës se mund të presesh edhe pak javë për tërheqje (marrje) gjaku dhe urinimit në gotë për analiya. Mirë se erdhe në klub të shtatzanisë!

Java e 5 – Lista Detyrave për Javën e Peste te Shtatzanise

Mbani mend për këtë javë:

  • Krijo dietë të mirë për shtatzani
  • Fillo ditar shtatzanie
  • Krijo plan kursimi (ruash) për fëmijën

Burimi

Vazhdo te Java e 6 e Shtatzanise ose kthehu tek faqja Shtatzania Jave pas Jave

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.