Java e 7
Java e 7 dhe ti akoma po e mbani të fshehur shtatzanine? Tani që jeni shtatzënë shtatë javë, do të vazhdoni ditën tuaj duke e ditur se po prisni – por askush tjetër nuk mund ta vërej atë. Kjo mund t’ju japë një ndjenjë palidhje! Dhe në javën e 7 të shtatzënisë, ndoshta po pyesni se kur të bëhet e qartë për të gjithë se keni një fëmijë që po rritet në barkun tuaj. Tani për tani, kënaquni me fshehtësinë tuaj të vogël.
Java e 7 – Sa është Madhësia e Foshnjës në Javën e Shtatë te Shtatzënie
Në 7 javë shtatzënë, foshnja ka madhësinë e një boronice. Embrioni juaj mat rreth 1.3cm, duke u dyfishuar në madhësi që nga javën e kaluar. Ai ose ajo nuk ka far peshe domethënëse tani, por po zhvillohet si i çmendur brenda barkut shtatzënë 7-javor.
Shtate Jave Shtatzëne Bëjnë Sa Muaj
7 jave i bie të jeni një muaj e 2 jave shtatzënë.
Java e 7 – Simptomat në Javën e Shtate të Shtatzanise
Të jesh 7 jave shtatzëne mund të keni një mori simpotmash. Disa nuk jan aq të mëdha por disa tjera janë aq sa mezi kaloni ditën. Këto janë më të zakonshmet:
- Përzierjet – Sëmundja e mëngjesit (përzierjet dhe vjelljet) mund të jetë e fortë në javën 7 të shtatzënisë. Bëhu e fortë dhe përpiquni të gjeni mënyra për të përballuar. Disa shtatzëna kanë sukses me xhenxhefil, Vitamina B-6, dhe llastik shtrëngues (akupresure) dore për lehtësimin trazimit të stomakut. Kur hormonet tuaja bëhen më normale në tremujorin e dytë, përzierjet duhet të zvogëlohet ose të zhduken. Juve që jeni në 7 javë shtatzënë me binjakë mund të kenë më shumë gjasa të keni të përziera dhe të vjelle, kjo për shkak se ka gjasa të keni nivele të larta të hormoneve që shkaktojnë sëmundjen e mëngjes.
- Ëndja për ushqime apo neveri ndaj tyre – Ju mund të vëreni se tani mund të ju vije qejfi të hani ushqime specifike apo edhe të çuditshme – ose të mos doni as afër ti shikoni ca ushqimeve të caktuara që më parë keni menduar të kanë qenë të mira (ose madje edhe shijshme!). Neveria ndaj ushqimit është mënyra e natyrës për të ju mbajtur larg nga ushqimet potencialisht të rrezikshme, dhe neveria zakonisht shkonë dorë për dorë me sëmundje në mëngjes. Është në rregull ti jepni vetës liri e të kënaqni me ushqimet që dëshironi herë pas here. Por mos u dalldisni shumë e gjithashtu bëni zgjedhje të shëndetshme të ushqimit kur të mundeni.
- Urinime të shpeshta – Nëse duket sikur vazdhimisht keni nevoj të urinoni, nuk është se po ju duket ashtu. Edhe pse ndoshta nuk dukeni ende shtatzënë, mitra juaj tashmë është dyfishuar në madhësi dhe gjithashtu ju keni rritur rrjedhjen e gjakut në legen tuaj (pelvis) e kjo i bë presion fshikëzës së urinës.
- Akne – shpërthimi i akneve ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale në trupin tuaj. Para se të përdorni ndonjë produkt për të luftuar puçrrat ne fytyre, konsultohu me mjekun tuaj për të siguruar se janë të sigurt gjatë shtatzënisë.
- Mbledhja pështymës – Kjo është një simptomë që nuk prisnit kurrë! Mbledhja e pështymës shkaktohet nga hormonet mund të përcjellet edhe me të përzierje dhe vjellje.
- Luhatje Disponimit – Jo vetëm që hormonet tuaja janë të papritura, por ju ndoshta jeni duke u mësuar me idenë e shtatzënisë dhe kjo mund t’ju bëjë të jeni tepër e ndjeshme dhe emocionale.
- Ngërçe dhe Njolla – Ngërçet në shtatzëninë e hershme janë normale. Në fund të fundit, shumë gjëra po ndodhin brenda mitrës tuaj, dhe edhe pse do të jetë disa javë para se të ndjeni lëvizjen e foshnjës, sigurisht që mund të ndjeni shumë ngërçe dhe tërheqje në këtë pikë në shtatzëninë tuaj. Gjithashtu, qafa e mitrës mund të jetë më e ndjeshme tani që jeni shtatzënë, kështu në javën e shtatë të shtatzënisë mund të ndodhë që pas seksit të vëreni pika gjaku (njolla). Këto dy simptoma të shtatzënisë mund të ju shqetësojnë, por ta dini se në shumicën e rasteve nuk janë një shenjë e shtatëzanisë ektopike ose llojeve të tjera të gjendjeve që lidhen me dështimin e shtatzënisë. Nëse keni dhimbje barku më të ashpra se dhimbjet menstruale tipike ose ke gjakderdhje gjatë shtatzënisë në 7 javë që është më e rëndë se sa të periodave (menstruacioneve), kjo do ishte shkak për t’u shqetësuar dhe është arse ta telefononi menjëherë mjekun tuaj.
Sidoqoftë, ne java e 7, mund të mos keni aspak simptoma. Nëse është kështu, konsideroni veten me fat! Disa gra shqetësohen se nuk mungesa e simptomave në java e 7 mund të jetë një shenjë e ndonjë problemi, por kjo nuk është e vërtetë. Ne do të vazhdojmë t’ju kujtojmë se çdo grua përjeton shtatzëni paksa ndryshe nga tjetra. Nëse keni ndonjë shqetësim, patjetër që t’ia tregoni atë mjekut tuaj. Por, të gjitha mund të jenë normale përveç nëse simptomat tuaja në java e 7 të shtatzanësë janë të rënda ose të dhimbshme.
Java e 7 – Barku në Javën e Shtatë
Ke nxënë vetë duke shikuar në pasqyre barkun tuaj shtatzënë ne java e 7 te shtatzanise – e madje edhe duke e fryrë atë për ta nxjerr ma jashtë që ta shikoni se si do dukeni? Po pra, edhe ne e bëmë këtë gjatë javës së 7. Çdo shtatzëne është ndryshe, por shumë shtatzane fillojnë të duken në mes të tremujorit të dytë kur mitra rritet në legen. Shtatzënat që janë me binjakët ne java e 7 fillojnë të duken më herët se kaq, por në këtë pikë, kjo s’është asgjë, vetëm fryrje si tek të gjithë.
Java e 7 – Ultratingulli Në Javën e Shtatë
Sa mahnitëse është kjo? Embrioni juaj 7-javor gjeneron rreth njëqind qeliza të reja të trurit çdo minutë! Dhe jo vetëm që truri i fëmijës bëhet më kompleks, por gjithashtu edhe zemra. Gjithashtu e rëndësishme: Foshnja po zhvillon një grup të përhershëm të veshkave, ndërsa nyjet e krahëve dhe këmbëve po formohen po ashtu.
Në shtatë javë shtatzëna, ju jeni duke u përgatitur për vizitën tuaj të parë prenatale me gjinekologun dhe ndoshta të dini se çfarë të prisni. Bëhu gati për të dhënë një sërë mostërash (gjak, urinë dhe mostër për pap test), të kontrolloheni me ultratingull që do të konfirmojë se foshnja është duke mirë atje dhe të merrni datën e lindjes (po, ndoshta veç e keni ta keni një, por mjeku mund ta rregullojë pak në bazë të asaj që sheh).
Nëse doni ta dini se kur pritet të lindësh atëherë shko këtu: Kalkulatori i Shtatzanise.
Varësisht nga preferenca e mjekut dhe historia shëndetësore e juaj, nuk është e zakonshme të bëhet ultrazë në javën e 7, kjo pasi që shumë mjek nuk e shohin me rrezik të lartë shtatzaninë deri ka mesi i javës së 8 dhe 10. Pra përveç nëse keni histori shëndetësore që kërkon të bëhet ultrazëri ose nga vet dëshira e juaj që nuk mund të prisni – në Kosovë e ndoshta edhe në Shqipëri – mjekëve nuk ju prish punë të ju kontrollojnë.
Pritja është e gjatë dhe mendja juaj mund të jetë plot me kureshtje – ndoshta po pyet vetën nëse je shtatzënë me më shumë se një fëmijë? Përveç që në ultrazë mund të shihen dy qese gestatike, ekzistojnë edhe simptoma të shtatzënisë me binjake në javën e 7. Për shembull, nëse keni pasur një test gjaku për të përcaktuar shtatzëninë tuaj, mjeku juaj do të kishte gjetur nivel më të lartë të hormonit të shtatzënisë hCG në gjakun tuaj. Tek disa tjera sëmundja e mëngjesit shfaqet më herët dhe është më e ashpër (për shkak të hCG), dhe sigurisht, nënat me më shumë se një fëmijë edhe shtatzania e tyre vëhet në dukje më herët.
Java e 7 – Lista e detyrave në Javën e Shtatë
Përkujtues për këtë javë:
- Mëso rreth testeve prenatale që mund të presësh që do i bëni gjatë vizitës së parë
- Fillo të mendosh ti ndryshosh disa nga produktet e grimit që mund të jenë të dëmshme për ty dhe foshnjën
- Pyet mjekun për sigurin e medikamenteve
Vazhdo lexo Java e 8 e Shtatzanise ose kthehu te Faqja Shtatzania Jave Pas Jave