Jeta e Lumtur – 8 Fshehtesit e Saj

3
2139
jeta e lumtur

Jeta e Lumtur – Hapat drejte Saj

Jeta e lumtur sipas autorit Dan Buetter i cili ka hulumtuar katër nga vendet më të lumtura në botë për të zbuluar fshehtësit e tyre. Këtu do të gjeni 8 mënyra se si mund ta bëni jetën tuaj më të lumtur duke filluar që tani.

Ashtu si kemi zbuluar gjatë udhëtimeve tona, recetat për mirëqenie ndryshojnë dramatikisht nga një kulturë në një tjetër. Për shembull, në Danimark qytetarët ndihen mirë të kujdesur nga qeveria e tyre, e dinë që nevojat e tyre do të përmbushën nga kujdesi mjeksorë, edukimi dhe shumë dobi tjera shoqërore që ofron shteti. Nga ana tjetër, Meksikanët mbështeten në lidhje të forta me miqt dhe familjet, me një besim të tepërt në kishën e tyre dhe një kapacitet të quditshëm për të qeshur përball çdo vështirësie. Për njerëzit në Singapore, siguria dhe rritja e shpejt ekonomike ka qenë kyç në ardhmërinë e tyre të mirë. Banorët e San Luis Obispo, së fundi kanë filluar të bëjn stil jete Kalifornian që në mënyrë aktive promovon rritjen.

Përkundër ndryshimeve të shumta, secila nga këto katër vende të lumturisë na kanë dhënë indikacione të rëndësishme rreth mënyrave se si të përmirësojmë mirëqenien tonë. Ja ku ke 8 nga ato me të cilat mund t’ia fillosh.

  1. Jeta e Lumtur – Gjej Ambiente të Qeta

    Ik e shko jeto në një lagje të qetë. Njerëzit janë krijesa tejet adaptuese. Ne mund të adaptohemi edhe në ato vende ku temperatura është shumë e ftohtë, por, nuk mund ti adaptohemi zhurmës. Me fjalë të tjera, aeroplanët mbi kokë, vetura në lëvizje, komunikacion me plot bori, apo muzikë e zhurshme nga fqiu në derën tjetër, për çdo ditë grryejnë në lumturinë tuaj. Shef fqinjët me vetura të bukura dhe shtëpi më të mëdha e kështu edhe ti do t’i dëshiroje ato. Kështu që ik e gjej një vend të qetë.

  2. Shmang udhëtimet e gjata

    Këtu po flasim për ata të cilët udhëtojnë për në punë për çdo ditë me autobus, tramvaj, tren apo edhe veturën e tyre e cila shpesh i vonon për shkak të trafikut që di të bllokohet. Udhëtimi është aktiviteti më së paku i pëlqyre nga njerëzit. Në fakt, njerëzit që udhëtojnë një orë çdo ditë ju duhen edhe 40% e rrogës së tyre mujore për të qenë të lumtur me jetën e tyre në krahasim me ata të cilët ecin deri në zyrën e tyre. Mundohu të gjesh një punë që është afër aty ku jeton ose në një vend ku udhëtimi është i shkurt dhe i shpejt.

  3. Jeta e Lumtur – Gjej një hobi

    Ne të gjithë duhet të kemi ndonjë hobi që përmirëson jetën tonë. Në Danimark 95% e tyre i takojnë ndonjë klubi, shumë prej të cilëve janë të organizuar rreth intereseve të përbashkëta si klubet e lepurit kërcimtar, shah e ku ta di unë. Disa prej Danezëve e lënë edhe punën pasdite për të kaluar pjesën e mbetur të ditës me hobin e tyre. Kjo i ofron jetës një dimenzion tjetër i cili tërësisht plotëson ineteresat dhe talentet tona.

  4. Investo në Përvoja (Eksperienca)

    Të shpenzosh parat në pushime familjare, edukim, kurs muzike, sport e kështu me radhë ka më shumë gjasa të të japë ndjesi të mirëqënies se sa të shpenzosh duke bler modën e fundit apo veturë të re.

  5. Zvogëlo kohën që shikon TV

    Edi që është e vështirë por do të ishte mirë për ty të kishe vetëm një TV në shtëpi. Largo TV-t nga dhomat e fëmijeve. Hulumtuesit tregojnë se kjo i bënë që fëmijët të jenë më aktiv e kështu të mos jenë me mbipesh. Largo TV edhe nga kuzhina. Pse, kjo zvogëlon të ngrënit e pamend dhe kalorit e tepërta që fiton shpesh duke shikuar TV.

  6. Jeta me Kafshë shtëpiake

    Shumë studime tregojnë se pronarët e kafshëve shtëpiake janë më të shëndetshëm dhe lumtur se sa ata të cilët nuk kanë ndonjë. Pronarët e kafshëve shtëpiake janë parë të kenë shtypje gjaku më të ulët dhe më pak hormone stresi në gjak. Në fakt, prezenca e një kafshe shtëpiake është parë të jetë më efektive në lehtësimin e efekteve të stresit në zemër se sa prezenca e gruas/burrit apo edhe e ndonjë miku. Kafsha shtëpiake ofron vet-vlerësim, qetësi dhe ndjesi të mirëqënies. Ato ofrojnë shoqëri dhe afërsi të pakushtë e të pagjykuar dhe mënyrë për ne që të fokusohemi në nevojat dhe problemet tona. Pronarët e kafshëve shtëpiake kanë më pak probleme shëndetësore, më pak nevoj të shohin mjekun, dhe shpenzime më të vogla për kujdes shëndetësor. Nëse qeni ka nevoj të shetitet çdo ditë, atëherë qëllo kush duhet ta shëtis?

  7. Pikturo disponimin tuaj

    Deri më tani janë bërë shumë hulumtime në ngjyra dhe disponim. Të ngjyrosësh dhomën tuaj të ndejes me ngjyrë të verdhë inspiron energji dhe disponim të mirë. Mos e harro këtë, sadoqë shumkujt i duken ngjyrë e keqe. Disa spitale Japoneze i kanë muret e ngjyrosura me një hije shëruese të gjelbër të qelët.

  8. Jeta e Lumtur – Gjej partner me qëllime të njëjta

    Gjej dikë të cilit mund ti komunikosh qëllin e jetës tuaj si dhe planin për t’a realizuar atë. “Mendo për dikë që ka kapacitet të të jap shtytjen e her pas here drejt potencialit të jetës tuaj,” rekomandon Richard Leider, autori i librit The Power of Purpose (Fuqia e Qëllimit). Mundohu të flasësh me partnerin rreth qëllimit të jetës tuaj dy deri tri herë në vit.

Në të vërtet jeta e lumtur nuk është thjesht ndryshim i mënyrës së të jetuarit. Këtu pra lexam për 8 mënyra se si mund të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit për të qenë më të lumtur. A ke edhe ti ndonjë mënyrë se si mund ta bëjmë jetën edhe më interesante e më të lumtur? Urdhëro ndaje atë me tjerët në komente.

 

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

  1. Mir shum kjo
    Ka edhe nje menyr qe te jesh e lumtur duke mendur gjithnje pozitivitet vazhdoni kshtu po me pelqen kjo shum dhe po me ndihmon

  2. kam njet pyetje per ju,pse me shum trashem ne kemb dhe vithe kurse krahet shum pak,nuk po mundem te ju shkruaj koment tek dieti andaj po ju pyes ketu.ju uroj per ket faqe sepse po me ndihmon shum.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.