Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Fillimi i ditës me një ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes mund t’ju bëjë të ndiheni më energjik dhe të përgatitur për ditën që vjen. Nga ana tjetër, kapërcimi i mëngjesit mund të ju bëj ta teproni në ngrënie më vonë gjatë ditës, zakonisht në mbrëmje, e kjo është më e keqja. Një mëngjes i zgjedhur me kujdes mund të bëjë të gjitha ndryshimet kur është fjala për humbjen e peshës dhe mund t’ju ndihmojë për ta sheshuar barkun shumë lehtë (Lexo Perse Jam Mbipeshe).
Sipas një studimi nga viti 2008, ju mund të eliminoni dhjamin e barkut vetëm duke konsumuar një gjë – veze. Ky është Mëngjesi Ideal për ta hequr barkun.
Vezet janë të mbushura me proteina.
Mëngjesi duhet të jetë i pasur me proteina në mënyrë që të përmbush urinë tuaj dhe kështu të ndiheni të ngopur më gjatë. Vezet janë perfektë sepse janë të pasura me proteina. Një vezë mesatarisht përmban 6-7gr me proteinë që është sasia e duhur për ta filluar ditën. Vezët e ziera nuk janë vetëm të shëndetshme dhe ushqyese, ato janë praktike po ashtu. Ju mund ta përgatisni kudo dhe ta hani kudo. Ato janë të ulët në kalori, por do t’ju japë një ndjenjë të ngopjes që do të zgjasë deri në vaktin tuaj të ardhshëm.
Rekomandim: Mëngjesi juaj i përsosur përbëhet nga një vezë e zier dhe një mollë. Të kombinuara ato kanë rreth 160 kalori, e cila është e mjaftueshme për mëngjes në qoftë se ju doni të hiqni disa kilogram. Ky ushqim duhet të jetë e mjaftueshme për t’ju mbajtur larg ushqimeve jo të shëndetshme si mishi i përpunuar dhe ushqimet me sasi të mëdha të sheqerit, gjë që është duke shkaktuar të gjitha ato kilogram shtesë tek ju.