Dr. Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit emergjent në Spitalin Queens në Londër, ka ndarë teknikën e frymëmarrjes për ti ndihmuar njerëzit që po luftojnë me Koronavirus (COVID-19).
“Posa të keni infeksion aktiv ju duhet të qoni sasi të mjaftueshme në bazën e mushkërive tuaja,” deklaron mjeku. “Nëse jeni infektuar dua që ju të filloni ta bëni këtë qysh nga fillimi. Nëse doni ta bëni para se të jeni infektuar, ide e mirë edhe kjo.”
Ja ku keni teknikën e thjeshtë tre-hapash.
- Merr pesë frymë të thella, secilën herë duke mbajtur frymën për 5 seconda.
- Në të gjashtën herë merrë frymë thellë, merr thellë dhe kollitu fortë (normal, mbuloje gojën).
- Bëj dy cikle të këtij ushtrimi sipër dhe më pas shtriju rrafsh në bark (mundësisht në shtrat) duke marrë frymë paksa me te thella se normale për 10 minutat e ardhshëm.
“Duhet ta kuptoni se shumica e mushkërive janë prapa teje jo para,” shton ai. “Kështu pra duke u shtrirë në shpinë ju po i mbyllni më shumë prej kanaleve të vogla të frymës dhe kjo s’është e mirë gjatë infeksionit.”
JK Rowling, autorja e Harry Poters, tha se ka përdor këtë teknikë dhe i ka ndihmuar asaj të shërohet nga koronavirusi. Ajo ndau videon e mjekut duke thënë ‘krejtësisht e shëruar’ pasi vuaja nga të gjitha simptomat. Ajo deklaroj: “Ju lutem shikoni këtë mjekun nga Queens Hopital të sqaroj se si ti lirojmë simptomat respiratore (sistemit frymëmarrjes) Për dy javët e fundit unë kisha të gjitha simptomat e C19 (edhe pse s’jam testuar) dhe e bëra këtë ushtrim. ‘Tani jamë tërësisht e shëruar & tekika më ka ndihmuar tejmase.”
Shpërndaje.