Mjeku nga Spitali Queens ne Britani jep teknikën e frymëmarrjes me potencial jetëshpëtues ndaj Koronavirusit

1
2104
teknika frymemarrjes per koronavirus

Dr. Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit emergjent në Spitalin Queens në Londër, ka ndarë teknikën e frymëmarrjes për ti ndihmuar njerëzit që po luftojnë me Koronavirus (COVID-19).

“Posa të keni infeksion aktiv ju duhet të qoni sasi të mjaftueshme në bazën e mushkërive tuaja,” deklaron mjeku. “Nëse jeni infektuar dua që ju të filloni ta bëni këtë qysh nga fillimi. Nëse doni ta bëni para se të jeni infektuar, ide e mirë edhe kjo.”

Ja ku keni teknikën e thjeshtë tre-hapash.

  1. Merr pesë frymë të thella, secilën herë duke mbajtur frymën për 5 seconda.
  2. Në të gjashtën herë merrë frymë thellë, merr thellë dhe kollitu fortë (normal, mbuloje gojën).
  3. Bëj dy cikle të këtij ushtrimi sipër dhe më pas shtriju rrafsh në bark (mundësisht në shtrat) duke marrë frymë paksa me te thella se normale për 10 minutat e ardhshëm.

“Duhet ta kuptoni se shumica e mushkërive janë prapa teje jo para,” shton ai. “Kështu pra duke u shtrirë në shpinë ju po i mbyllni më shumë prej kanaleve të vogla të frymës dhe kjo s’është e mirë gjatë infeksionit.”

JK Rowling, autorja e Harry Poters, tha se ka përdor këtë teknikë dhe i ka ndihmuar asaj të shërohet nga koronavirusi. Ajo ndau videon e mjekut duke thënë ‘krejtësisht e shëruar’ pasi vuaja nga të gjitha simptomat. Ajo deklaroj: “Ju lutem shikoni këtë mjekun nga Queens Hopital të sqaroj se si ti lirojmë simptomat respiratore (sistemit frymëmarrjes) Për dy javët e fundit unë kisha të gjitha simptomat e C19 (edhe pse s’jam testuar) dhe e bëra këtë ushtrim. ‘Tani jamë tërësisht e shëruar & tekika më ka ndihmuar tejmase.”

Shpërndaje.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.