Nivelet Normale Te Hormoneve

5
2396
diabeti

Përshkak se hormonet luajnë një rolë të rëndësishëm në jetën dhe shëndetin e përgjithshëm të një personi është e rëndësisë së veçantë që të kemi njihemi me sistemin endoktrin. Njëra nga pikat më të rëndësishme dhe më të lehta për tu njohur dhe mbajtur mend është ajo se në fakt nuk ka nivele të fiksuar “normale të hormoneve. Secili përson është ndryshe nga tjetri. Prandaj ekzistojnë disa parametra të gjërë që definojnë se çka konstituon nevele “mesatare”.

Radhët e Niveleve Normale Te Hormoneve

Duke marr parasysh se sistemi endoktrin i tërësishëm i trupit nuk mund të matet pasiqë funksionon si një tërësi, nivelet individuale të hormoneve shpesh maten dhe vlersohen vet-a-vetë. Në vijim do të lexoni për radhët e ndryshme të niveleve normale te hormoneve të ndryshme.

Nivelet e Testosteronit

Nivelet e testosteronit janë zakonisht të ulëta tek gratë në krahasim me burrat. Në fakt, ka mundësi që një grua të mos ket prodhim të testosteronit fare dhe prap të jetë e shëndetshme. Në një grua të shëndetshme, shumica e prodhimit të testosteronit (deri në 70%) nxirret nga konvertimi i DHEAS dhe androstenedione-ve nga enzimet në lëkurë. Pjesa tjetër sekretohet drejtpërdrejtë nga vezorët dhe gjëndrat adrenale.

  • Shumica e ekspertëve mjekësorë do të konsideronin të ngrituar nëse nivelet janë mbi 50 ng/dl.
  • Mbi 100ng/dl të testosteronit tek gratë është simptomë e ndonjë hiperandrogenizmi.
  • Nëse testosteroni është mbi 200ng/dl atëherë përdorët ultrazëri i vezorëve për të shikuar për ndonjë tumor të vezorëve.
Sa më i lartë niveli testosteroneve aq më i lartë rreziku ndaj hirsutizmit apo alopecis androgenen nëse nuk ka rritje korresponduese të androgenëve antagonist (estrogenit dhe SHBGs).

Nivelet e Estrogenit

Estrogjeni vie në disa forma dhe lloje, dhe ai që zakonisht më së shpeshti matet është estradiol-i. Koncentrimet e estradiol-it tek gratë nryshojnë në mënyrë të konsiderueshme varësisht nga mosha dhe faza e ciklit reproduktivë.
  • Vargu normal mund të jetë kudo nga 50-700 pikogram për mililitër.
  • Në kohën e ovulimit ky vargë mund të jetë nga 100-400 pikogramë për mililitër.
Estrogjenët anulojnë veprimet e hormoneve androgjene, kështu pra në efekt nivele të larta të estrogjenit zvogëlojnë aktivitetin e hormonit androgjen. Si e tillë një  nivel i estrogjenët ka fundi i këti vargu normal preferohet kur bëhet fjalë për  zvogëlimin e cenueshmërisë ngadj alopecis androgenetike.

Nivelet e Dehidroepiandrosteronit (DHEA)

DHEA është relativishtë një molekulë e paqëndrushme që zakonishtë konvertohet në DHEAS para se të futët në çarkullimin e gjakut. DHEA mund të konvertohet në më shumë forma potente androgjene, për shembull mund të ndryshohet në dihidrotestosterone nga enzimet në folikulat e flokut.
  • Nëse DHEA është mbi 700 mikrogram për decilitër, atëherë kërkohet të bëhet MRI në mënyrë që të anulohet mundësia e tumorit adrenal.
  • Nëse DHEA ësht në mess të 500-700 mikrogramë për decilitër atëherë kërkohen të bëhet teste endoktrine për të anuluar mundësinë e hiperfunksionit adrenal siqë është adrenal hiperplasia.

Nivelet e Gestagjenit (Progesteronit)

Nivel i rritur i gestagjenit mund të tregoj fertilitet (pjellshmëri) të zvogëluar, për këtë zakonisht bëhet testi i estragjenit për të konfirmuar ovulimin. Kur një folikul liron vezën e saj ajo shëndrrohet në të ashtuquajturën korpus luteum dhe prodhon gestagjen. Një nivel mbi 5 tregon një formë të ovulimit por shumica e mjekëve dëshirojnë të shohin nivele mbi 10 në një cikël  natyral dhe një nivel mbi 15 në një cikël te mjekuar me medikamente. Nuk ka ndonjë nivel mes-luteal që parashikon shtatzaninë. Disa thonë që testi gestagjenit mund të jetë më i saktë nëse bëhet në mëngjes pa ngrënë asgjë por kjo mbetet vetëm një e thënë.
Pasi keni mësuar se cilët janë nivelet normale të hormoneve, shpresoj të e ndani këtë me tjetër që kanë nevoj të dinë për këtë sepse besoj se ka shumë prej tyre.
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

5 KOMENTET

  1. Sjam e martuar as ne lidhje.. cikli mu ka vonuar sot 30 dite, kam pas cikel te rregullt.. Kjo vones me shqetson..kur duet te parsqitem te mjeku.. apo ku qendron problemi..

    • Aljin, vetem pas nje kontrolle dhe evaulimi mund te dihet arsyeja, shpesh nuk eshte asgje, por per te shmangur cdo mundesi ju rekomandojme te vizitoni mjekun. Shendet dhe cdo te mire.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.