Omega-3 Mbron Trurin E Të Moshuarve

0
2082
vaji i peshkut te mirat shendetesore
Vaji i Peshkut / Yndyrë Peshku

vaji-peshkut-kanceri-gjiritl
Përfundimi vjen nga një studim amerikan i realizuar nga departamenti i mjekësisë interne në Universitetin e South Dakotas. “Gjetjet tona mbështesin idenë se nivelet e larta të omega-3 të marra nga peshqit ose suplementët janë të mira për shëndetin e trurit”, thotë James Pottala, autor i studimit dhe profesor në universitetin e përmendur. Studimi kishte analizuar nivelet e acideve yndyrore omega-3 te më shumë se një mijë gra të moshuara. Pas tetë vitesh, kur mosha mesatare e tyre ishte 78 vjet, ato kanë bërë skanime të trurit me rezonancë magnetike. Pjesëmarrëset me nivele dyfish më të larta të acideve omega 3 kishin vëllim 0.7 për qind më të lartë trurit. Ato kishin edhe vëllim më të madh të hipokampusit, që është një zonë në tru të cilën sëmundja e memories, Alzheimeri, e sulmon më së pari. Megjithatë studiuesit thonë se ka nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar se pse kjo ndodh dhe sa është sasia e cila mund të na sjellë më së shumti dobi.

via Portali Indeksonline – Omega-3 mbron trurin e të moshuarve.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.