Personal Zen Shkencërisht Zvogëlon Ankthin Brenda 25 Minutave

0
2509

loja_kunder_ankthit

Loja për iPhone që zvogëlon Ankthin iOS

Profesorët e psikologjisë kanë bërë një lojë të re, Personal Zen, që mund të zvogëloj ankthin tek të stresuarit. Sipas hulumtimit që është publikuar në Clinical Psychological Science, e gjitha që kërkohet është të luash për 25 minuta këtë loj falas.

Personal Zen është e bërë në një kopsht ku dy fytyra – një e qeshur dhe tjetra e zemëruar – bien në tokë. Fytyra e qeshur krijon një vazhdë bari të cilën ju shpejt duhet ta ndiqni me gisht. Në mënyrë natyrale, sa më shumë bien në tokë sytë e juaj mësohen të kërkojnë fytyrën e qeshur në vend të asaj të zemruar. E gjitha kjo përkrahet me një sfond qetësues dhe rehatshëm. Kjo lojë më së miri luhet me kufje (dëgjuese që vihen në vesh). Tash, lexo më poshtë shkencën se përse funksionon kjo lojë:

Kjo lojë bazohet në një trajtim kognitiv të fundit për ankth që quhet attention-bias-modification training (ABMT). Ky trajtim ka të bëj me trajnimin e pacientëve që të injorojnë një stimul kërcënues (një si ajo fytyra e zemruar) dhe në vend të saj të përqendrohen në një stimul jo-kërcënues (sikur ajo fytyra neutrale apo e lumtur/qeshur). Ky lloj trajnimi ka treguar sukses në zvogëlimin e ankthit dhe stresit tek ata që vuajnë shumë nga ankthi.

Hulumtuesit thonë se për momentin zbulimet e tyre sugjerojnë se duhet ta luani këtë lojë për 25 minuta për të zvogëluar ankthin, por gjithashtu ata po bëjnë teste për të parë nëse perioda më të shkurta të kësaj loje kanë të njejtin efekt. Gjithashtu mendohet se kjo lojë funksionon edhe për ata që janë normalisht të stresuar dhe nuk është e qart nëse ju ndihmon atyre që klinikisht janë diagnostikuar me ankth.

Kjo lojë shkarkohet dhe instalohet në iPhone, sistem operativ iOS.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.