Llojet e ndryshme të pilulave dhe si funksionojnë ato
Pilula është e bërë nga hormonet sintetike si ato që në mënyrë natyrale ndodhin në trupin tuaj. Këto hormone sintetike e bëjnë trupin tuaj të sillet ashtu sikur sillet në ato kohët e muajit kur nuk mund të ngelesh shtatzënë.
Për të mos e zgjat më shumë, kemi dy lloje të pilulave kontraceptive, pilula kombinuese dhe mini-pilula
Pilula Kontraceptive Kombinuese
Pilula Kontraceptive Kombinuese përmban dy lloje hormonesh, estrogjen dhe progjestin. Ato parandalojnë shtatzaninë në tri mënyra: duke ndaluar ovulacionin (që do të thotë se veza rrij e nuk lirohet nga vezorët e tu); duke trashur mukozën e qafës së mitrës (kështu duke vështirësuar lëvizjet e spermës); dhe duke trashur shtresimin e mitrës (duke e bërë të vështirë që veza të ngjitet në të ). Kjo lloj pilule kontraceptive gjen përdorim më të gjerë se sa mini-pilula.
Emrat e pilulës kontraceptive të kombinuar: Alesse, Apri, Aranelle, Aviane, Enpresse, Estrostep, Lessina, Levlen, Levlite, Levora, Loestrin, Mircette, Natazia, Nordette, Lo/Orval, Ortho-Novum, Ortho Tri-Cyclen, Yasmin dhe Yaz. (Siq e shifni emrat e tyre nuk janë edhe aq joshës sa janë emrat e llakut të thonjëve, por ato e kryejnë punën e tyre mjaftë me sukses). Lybrel, Seasonique dhe Seasonale (emra gjenerik: Jolessa apo Qualsense) janë pilula kombo që mund të minimizojnë periodat për vetëm disa herë në vit.
Dobitë: Përveç të qenit mjaftë efektive në parandalimin e shtatzanis (kur merren me rregull), pilulat kontraceptive të kombinuara gjithashtu janë të lidhura me periodat më të pakëta, më të shkurta dhe me më pak ngërçe (ngërçe menstruale). (Kjo do të thotë se edhe gjasat për anemi pakësohen). Këto pilula kontraceptive gjithashtu mund të pastrojnë fytyrën nga aknet. Pilula kombo gjithashtu mundet të zvogëloj rrezikun ndaj kancerit endometrial dhe kanceri vezorëve.
Pilulat kontraceptive të kombinuara mund të mos jenë të mira për ty nëse: je e ndjeshme ndaj estrogjenit. Nëse ky është rasti juaj atëherë mund të provosh pilulë të kombinuar me doz më të vogël, pra një që përmban më pak estrogjen. Mund të kesh më pak efekte anësore se sa do kishe me pilulën e kombinuar të rregullt, por mund të kesh më shumë perioda mes periodave. Me fjalë tjera mund të kesh pak rrjedh gjaku (pak menstruacione) në mes të dy periodave të rregullta.
Brengat tjera: Nuk duhet të marrësh pilulën kombinuese nëse mjeku juaj e shef se ke rrëzik të pësosh goditje, sulm në zemër apo mpiksje gjaku. Gratë me mbipeshë apo që pijnë duhan mund ti përshtaten këtij përshkrimi. Shumë femra me shtypje të lartë të gjakut apo që kanë migrena nuk duhet të përdorin pilulën kombinuese. Përderisa pilula është tejet e sigurt për shumicën e femrave, ju gjithmonë duhet ta diskutoni historin tuaj mjekësore me mjekun dhe pyetjet që keni t’ia shtroni atij/asaj para se të vendosësh që të marrësh pilulën. Edhe një gjë: Gratë që kanë fëmijë në gji nuk duhet të marrin pilulën kontraceptive kombinuese.
Informacion shesë! Pilula kontraceptive kombinuese mund të jetë më pak efektive në parandalim të shtatzanisë nëse merret gjerësa je duke marr: medikamente kundër HIV dhe krizës; topomax/topiramata, që mund të përdoret për të trajtuar krizat mjekësore dhe migrenat; apo edhe antibiotiku rifapin, që përdoret për trajtim të tuberkulozit. (Antibiotikët tjerë mund të merren së bashku me pilulën kombinuese). Këto medikamente kufizojnë aftësinë e trupit tuajë që në mënyrë adekuate absorboj hormonet shtatzani-ndaluese të kësaj pilule. Nëse merr këto medikamente që përmendëm atëherë konsidero metod kontrollmi të shtatzanisë që nuk përmban estrogjen, sikur mini-pilula, an IUD, injeksion apo edhe implant (spirale).
Pilulat Joaktive: këto janë thjeshtë katër deri në shtatë pilula placebo që gjenden në secilën pako mujore. Këto janë pilulat që nuk kanë askpak ose kanë fare pak doz të hormoneve. Këto merren për të krijuar zakonin e të marrurit të pilulës rreth të njejtës orë çdo ditë.