Shkenctaret Kthejne Qelizat e Lekures Se Njeriut Ne Qeliza Prodhuese Te Insulines

0
1832

Hulumtuesit e Universitetin e North Carolina ne Shkollen e Larte Te Mjeksise kane arritur te transformojne qelizat e lekures se njeriut ne qeliza qe prodhojne insuline, hormon qe perdoret per te sheruar diabetin.

Zbulimi nje dite ndoshta mund te shpie tek tretmane tjera apo ndoshta edhe behet ilaq per miliona njerez te prekur nga kjo semundje, thojne hulumtuesit.

Qasja involvon riprogramimin e qelizave te lekures ne qeliza qe mund te nxisin lindjen e cfardo qelize tjeter dhe me pas nxit ato qe te diferencohen apo transformohen ne qeliza qe kryejne nje funksion te caktuar – ne kete raste, sekretim te insulines.

Disa studime te fundit tregojne qe qelizat mund te kthehen ne gjendje pluripotent (me potencial zhvillimi te metutjeshem) duke perdor “faktor te definuar” (proteina specifike qe kontrollojne cilet gjen jane aktive ne qelize), teknike pioner i se ciles eshte Dr. Shinya Yamanaka, profesor ne universitetin Kyoto ne Japoni.

Sidoqofte, studimi i Universitetit Te Karolines Veriore eshte i pari qe demonstron qe qelizat e riprogramuara ne kete menyre mund te mashtrohen te diferencohen ne qeliza qe sekretojne (lirojne) insuline. Rezultatet e studimit jane publikuar online ne Journal of Biological Chemistry.

“Jo vetem qe kemi treguar se mund t’i riprogramojme qelizat e lekures, por gjithashtu kemi demonstruar se keto qeliza te riprogramuara mund te diferencohen ne qeliza qe prodhojne insuline e qe ka potencial te madhe terapeutike per diabetin”, ka thene udheheqesi i studimit Yi Zhang, Hetues nga Instituti Mjeksore Howard Hugjes, profesor i biokemistrise dhe biofizikes ne Universitetin E Karolines Veriore dhe anetar ne Lineberger Comprehensive Cancer Cente.

“Natyrisht qe kemi edhe shume vite studime qe kerkohen ne radhe te pare por ky studim ofron shprese per nje ilaq (kure) per te gjithe pacientet me diabet”, thote Pr. Dr. John Buse, president i Shoqates Diabetike Amerikane dhe profesor dhe shef i divizionit te endokrinologjise ne Universitetin E Karolines Veriore departamenti i mjeksise.

Mese 24 milion Amerikan vuajne nga diabeti, nje semundje qe shfaqet kur trupi nuk eshte ne gjendje te prodhoj apo shfrytezoj insulin si duhet. Gati te gjithe pacientet me diabet te tipit I, tip me i rende nga dy tipet gjithsej, duhet te mbahen me insulin cdo dite per ti mbajtur nivelet e sheqerit ne gjake.

Hulumtimet e fundit qe kan eksploruar nje tretman afatgjate te mundshem – transportimin ne pacient te qelizave beta prodhuese te insulines – ka dhen rezultate premtuese. Por kjo qasje ballafaqohet me sfidat e veta, duke marr parasysh mangesin ekstreme te gjetjes se organeve te perputhshme nga donatoret dhe nevojen per te shtypur sistemin imunitar te pacientit.

Puna nga Zhang dhe hulumtuesit tjere mund ne menyre potencial te adresoj keto probleme, pasiqe qelizat insulin-prodhuese mund te krijohen nga qelizat e riprogramuara te pacienteve diabetik.

Zhang po bashkpunon me Buse per te siguruar mostra lekure nga pacientet diabetik. Ai thote se shpreson se eksperimenti i tij i tashem do te avancoj kete qasje nje hap para dhe me afer tretmanit te ri apo ndoshta edhe ilaqit per diabet.

Hulumtimi eshte financuar nga Instituti Mjeksore Howard Hughes dhe Insituti Shendetsore Kombetar. Bashkautoret e studimit perfshijne edhe Pro.Dr Keisuke Tateishi; Pro.Dr Jin He, Pro.Dr. Olena Taranova, Pro.Dr. Ana C. D’Alessio dhe studenti i posadiplomuar Gaoyang Liang, te gjithe nga Shkolla Mjeksore e Universiteti Karolines Veriore, departamenti i biokemistris dhe biofizikes.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.