Së pari shiko më shumë karakterin e tij/saj se sa në tërheqje. Dashuria është psikozë e përkohshme dhe për këtë nuk duhet të ngutesh e të martohesh me dikë thjesht vetëm pse je në dashuri me të. Identifiko tiparet specifike të karakterit që i dëshiron në partnerin tuaj dhe mëso se si qartas ti vlerësosh secilën prej tyre. Bëhu veçanërisht i kujdesshëm të shikosh edhe prapavijën familjare – këtë gjithmonë e kemi pas zakon të pyesim për familjen e personit. Prapavija familjare është tejet e rëndësishme.
Është e domosdoshme të zbulohen paraprakisht tipat temperament.
Mos Zgjedh Dikë Që Është Abuziv
Nëse gabon dhe zgjedh një tip abuziv atëherë ti do të kesh frik të shprehësh ndjenjat dhe mendimet e tua në një lidhje abuzive. Në një lidhje ti tillë ju as që ndjeheni të sigurt. Një person abuziv është kërkues, kontrollues dhe komunikon me nervoz dhe është tejet kritik – me fjalë tjera nuk ju jep as rast të flisni lirshëm e lere më të komunikoni.
Komuniko Ashtu Si Duhet
Para se të martoheni sigurohu që të dy keni komunikim të mirë. Ke besim që të dy mund ti riparoni gjërat dhe se ju shkon puna së bashku. Dëgjoni njëri tjetrin dhe ndjeheni të sigurt që secili lirshëm mund të flas dhe shpreh ndjenjat.
Presoni
Të ndjehesh i/e lënë jashtë grupit mund të ju duket dhe bëj të ndiheni çuditshëm. Kjo nuk është arsye e mirë që të martohesh. Martesa nën presion gati gjithmonë ju shpënë të zgjidhni personin e gabuar. Tash vetëm pse të gjitha shoqet kanë gjet dikë dhe janë martuar e ndoshta edhe kanë fëmijë dhe ti ndihesh e lënë jashtë, mos u ngut ta martosh këdo që takoni të parin sepse gati gjithherë gabon.[wp-like-locker]
Paraja
Edhe pse të kesh para nuk është keq – kujt do ti pengonte paraja – kjo nuk duhet të jetë baza e një lidhje solide dhe duhet ta dish se paraja nuk do të mund ta mbaj një lidhje të keqe.
Kur mose mer ata qe se do