Vitaminat i nevojiten trupit tonë që të parandalohen sëmundjet dhe të jetë i shëndosh dhe i fortë. Mungesa e vitaminave në trup në anën tjetër mund të ndikoj që numri i spermatozoideve të bjerë e gjithashtu mund edhe të ndikohet kualiteti i spermes. Mos harroni, pjellshmëria (fertiliteti) gjithashtu ndikohet edhe nga të ushqyerit e dobët. Kështu që bënë mirë të keni kujdes të mos ushqeheni me ushqime të pashëndetshme
Pjellshmëria (Fertility) tek burrat varet edhe nga një dietë (të ushqyer) e shëndetshme, jetëstili dhe prirjet seksuale
Pra, nëse ju ka rastisur të dëgjoni nga mjekët fjalët “dietë e mirëfilltë”, “stil jete të shëndetshëm” kjo do të thotë çfarëdo që hani dhe bëni në përditshmëri ndikon në kualitetin dhe numri i spermatozoideve.
Si Shtohet Numri i Spermatozoideve dhe Kualiteti me Vitamina?
Vitamina A – Vitamina A ndihmon në përmirësimin e prodhimit të spermës dhe gjendet në speca të kuq, karota dhe erëza të thara.
Vitamina B – Vitamina B nevojitet për prodhimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja. Ushqimet nga kafshët, vezët dhe drithërat e plota përmbajnë këtë vitaminë.
Vitamina C – Vitamina C është një antioksidues tejet i rëndësishëm, p.sh. krijon kolagjen, forcon imunitetin dhe mbron qelizat nga oksidimi. Gjithashtu mbron edhe spermën nga defektet dhe shton numrin. Gjendet në dredhëza, portokaj, kivi dhe perime tjera si fasulet.
Vitamina D – Vitamina D shton testosteronin, ndihmon në përmirësimin e numrit të spermës (numri i spermatozoideve) dhe kualitetin e lëngut. Rrezet e diellit (rrezitja) është burimi më i mirë i Vitaminës D.
Vitamina E – Vitamina E kontribuon në përmirësimin e kualitetit të spermës, lëvizshmërisë dhe shton numrin. Është shumë më i lehtë absorbimi në formën e saj natyrale dhe ashtu gjendet në domate, patate të ëmbla, spinaq, mango, fara luledielli, vaj ulliri et
Zinku – Zinku gjendet në fasule, spinaq, fara kungulli, mish qengji, pule dhe goca deti.
Acidi Folik – Mungesa e acidit folik p.sh mungesa e Vitaminës B tek meshkujt mund të ndikoj në numrin e spermës.
Seleni – Seleni eliminon nga trupi radikalët e lirë dhe luan rol vital në prodhimin e spermës. Mund ta gjeni tek drithërat e plota, kërpudhat dhe produktet e mishit.
Kalciumi – Kalciumi luan rol vital në sigurimin e lëvizshmërisë së mirë të spermës. Mungesa e kalciumit zvogëlon aftësinë e spermës që të depërtoj vezën. Kështu pra konsumo qumësht dhe kos që të marrësh sasinë e duhur kalciumit.
Pra, që të përmirësohet kualiteti dhe numri i spermatozoideve keni parasysh këto vitamina
Mos harro, një dietë e shëndetshme funksionon më mirë kur kombinohet me ushtrime të rregullta si dhe të bërit jetë pa stres.