Si Ndalohet Gjakderdhja Serioze Brenda 10 Sekondave!

0
2675

Ai moment kur po grini perime dhe aksidentalisht prisni gishtin… do të donit të dini si ndalohet gjakderdhja në këtë moment pa ia mësy dollapit të pajisjeve emergjente.

Aksidentet e kuzhinës ndodhin, e mos të përmendim të gjitha prerjet, gërvishtjet dhe mavijosje që fëmijët përjetojnë çdo ditë.

S’është e thënë të jeni e bëheni farmaci mobile ose të mbështeteni në produkte të shtrenjta të ndihmës emergjente për të ndaluar gjakderdhjen ose për të ndihmuar në shërimin e plagëve të hapura.

Piperi i kuq, po pra, i njëjti piper që përdorni për fasule, është shpëtimtari që gjenet në çdo shtëpi për ju.

Si Ndalohet Gjakderdhja dhe Si funksionon Piperi i Kuq?

Cayenne Peper (Piperi i kuq) është mrekullibërës për ndalimin e gjakderdhjes. Mund të ndalojë gjakderdhjen çuditërisht shpejt!

si ndalohet gjakderdhja
Si ndalohet gjakderdhja me piper te kuqe

Pse? Sepse piperi i kuq reagon me trupin për të ulur tensionin e gjakut. Kjo do të thotë qetësimin e presionit shtesë të koncentruar rreth një plage, dhe ndihmon gjakun që të mpikset shpejt dhe efektshëm.

Ju mund të përdorni piperin e kuq topically (ta vëni mbi plagë) për të ndaluar gjakderdhje të ndonjë prerje të vogël ose përmes gojës. Nëse e merrni në mënyrë orale (përmes gojës), merrni një lugë çaji me piper të kuq dhe përziej me një gotë me ujë të ngrohtë. Gjakderdhja duhet të ndalojë 10-15 sekonda pas pirjes.

Piperi i kuq është gjithashtu i bollshëm në përbërësit antibakteriale për të ndihmuar në luftimin e çdo infeksioni që shkakton bakteret që mund të hyjnë në trupin tuaj përmes plagës së hapur. Piperi i kuq gjithashtu mund të zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin.

Përfitime të tjera të piperit të kuq përfshijnë ndihmën në tretje tuaj, lehtësimin e migrenës, rritjen e metabolizmit tuaj, dhe ndihmon  detoksifikimin (largimin e helmeve nga trupi). Ta shtoni piperin e kuq në dietën tuaj është e dobishme për shëndetin tuaj edhe në qoftë se ju nuk jeni i lënduar, prerë apo gërvishtur e keni nevojë ta ndaloni gjakderdhjen menjëherë.

Sigurohuni që të mbroni zonën me fashë për aq kohë sa është e nevojshme.

Nëse keni një prerje apo dëmtim të rëndë, sigurohuni që të shihni mjekun për trajtim. Ju mund të keni nevojë për qepje dhe antibiotikë për t’ju ndihmuar të shëroni plagën tuaj.

A keni përdorur ndonjëherë piper të kuq që ta ndaloni gjakderdhjen? A keni këshilla të tjera për të ndihmuar si ta ndaloni gjakderdhjen dhe për të ndihmuar shërimin nga lëndimet? Komento dhe trego lexuesve të tjerë. Ne duam të dëgjojmë përvojat, këshilla dhe pyetjet tuaja.

Burimi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.