Si të Jetosh Deri Në Të 100at!

0
1875

birthday-cake
Lajmë shumë i mirë për këdo që ka lindur pas vitit 2000: Ata me gjithë gjasat do të jetojnë deri në të njëqindat, kjo sipas një hulumtimi Danez. Kjo është rreth 20 vite më gjatë se sa jetëgjatësia e të gjithë neve tjerëve (që kemi lindur para 2000!). Por ndoshta edhe ne mund të jetojmë aq gjatë, thotë Walter Bortz II, profesor asistent i mjekësisë në Stanford University: “Çka na ndalon të arrijmë të njëqindat janë veset e këqija.”

Si Te Jetojme Me Gjate

Fati dhe gjenetika luajnë rol në jetëgjatësi por ti nuk mund ta kontrollosh atë. Për të rritur gjasat që të shkelësh të njëqindat, fokusohu në atë që mund të bësh dhe ndryshosh, si për shembull të ushqehesh me fruta dhe perime (i shton pesë vite), të merresh me aktivitet fizik (i shton dy deri katër vite), dhe të zvogëlosh stresin (mund ti shtosh deri në gjashtë vite).

Ke hobi?

+2 vite
të gjesh kohë të lirë për të bërë atë që dëshiron (hobi) zvogëlon stresin dhe ofron një ndjenjë arritjeje.

Bëj Floss

Shton: +6.4 vite
Largimi i baktereve të dëmshme që mund të shkaktojnë inflamacion zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe goditjes (pikës në tru).

Merr pushim

Shton: +1 deri 2 vite
të shmangësh kënaqësinë e pushimit rrezikon të rrisësh gjasat për tetëfishtë për sëmundje zemre. Zgjedhja: ik dhe shko pusho.

Flejë

Shton: +2 vite
Sot mesatarisht shumica e njerëzve në botë janë një orë shkurt nga sasia e orëve që duhet bërë gjumë, e kjo pengon riparimin e shumë qelizave në trup. Provo të flesh nga 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë.

Bëj Seks

Shton: +3 deri 5 vite
Po pra, seksi ndihmon të jetojmë më gjatë duke liruar stresin dhe duke liruar hormonet që na bëjnë të ndihemi mirë siç është oksitoksin. Ju gjithashtu humbin nja 200 kalori gjatë këtij procesi… linku

Shkrij 2.5kg për 5 ditë

Nuk po mund të veshësh fustanin që do? Ha si yll.

Ky plan pesë-ditësh i dizajnuar nga trajneri nutricient, Jackie Keller, (i cili ka ndihmuar Katherine Heighl, Anna Paquin dhe yje tjera që të dobësohen) përfshinë në plan të saj proteinë dhe fruta, prodhime qumështi, fibër dhe drithëra të plota. Është në rregull nëse ndërron drekën me dark por duhet të hash këto ushqime çdo ditë dhe shtosh ushtrimin tuaj ditor të preferuar.

Plani Juaj ushqimor pesë-ditësh

Mëngjesi

[wp-like-locker]1/2 (gjysmë) ene me gjiz
1/2 e një kifle Angleze me një lugë gjem i përbërë vetëm nga fruti apo 100% gjalpë kikiriku
1 rrisk mesatare e pjepërit

Meze e lehtë e mëngjesit

1 vezë mirë të zier
1/2 (gjysmë)

Dreka

Salat cezariane me 85gram mish pule të pjekur në gril dhe 2 lugë gjelle me vaj dhe uthull me sasi të ulët yndyre
1/2 (gjysmë) molle

Meze e lehtë pas dreke

28 gram bajame natyrale.

Darka

85 gram peshk salmon të pjekur në furrë
1/2 (gjysmë) filxhani me oriz të kafenjtë
1 filxhan me perime të avulluara (çfarëdo perime)

Meze e lehtë pas darke

1/2 filxhan me jogurt të ëmbëlzuar me lëng (çfarëdo lëngu). [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.