Si Ti Rrisim Flokët e Dobësuara

1
2345

flok_te_dobetaDobësimi i flokëve mund të shkaktohet nga disa faktor të ndryshëm. Sipas Hairboutique.com gjinia, mosha dhe raca njashtu sikur edhe sezoni ndikojnë në procesin e rritjes dhe zhvillimit të flokut.

Nuk mund të bësh asgjë ndaj këtyre kushteve por ka disa faktorë që ti mund t’i rregullosh të cilët ndoshta edhe ndikojnë në dobësimin e flokut tuaj.

Dieta, stresi, gjumi dhe qarkullimi i gjakut janë të lidhura me ciklin e zhvillimit të flokut tuaj. Ndrysho këto gjëra dhe ndoshta mund të rritësh flokët në vend se të bien.

Hapi 1

Relaksohu. Stresi ndikon për së keqi në rritjen e flokut, thotë Dr. HingHau Tsan në një artikull të quajtur “Qasja natyrale ndaj rënies së flokëve.” Provo yoga apo masazhe trupi. Një përparësi tjetër e Yogas është se ka disa pozita ku juve ju duhet të mbani kokën poshtë kështu ju ndihmon të rrisni qarkullimin e gjakut në lëkurë të kokës (skalp).

Hapi 2

Shko në shtrat më herët. Jepi vetës shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, ashtu si rekomandohet nga Hariboutique.com. Mungesa e gjumit mund të ndikoj në aftësinë e trupit për të zhvilluar flokët.

Hapi 3

Ha ushqime që janë të pasura me biotin, një materie ushqyese e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e flokut. Sipas drugs.com ushqimet me biotin janë, bananet, lulelakra, drithërat, peshku salmon, karotat, milli i sojës dhe tharma. Gjithashtu merr suplement zinku prë shkak se Dr. Tsang thotë se mungesa e zinkut në dietë mund të ndikoj në rënien e flokëve.

Hapi 4

Pi një lugë gjelle vaj peshku apo vaj liri çdo ditë. Sipas “Shkaqet tjera të rënies së flokëve” në dermatolgychannel.net, këto vajra përmbajnë proteina, mungesa e së cilës në dietën tuaj mund të shkaktoj që trupi juaj ti thotë folikulave të flokëve të ndalojnë të rrisin flok. Këto vajra gjithashtu përmbajnë acid yndyrorë omega 3, për të cilin Dr. Nicole Sundene në një artikull të titulluar “Si të rrisësh flok shpejt” të publikuar në KitchenTableMedicine.com, thotë se të ndihmon të rrisësh flok të fortë dhe shkëlqyes.

Hapi 5

Inkorporo pemë dhe perime të gjelbra dhe verdha në dietën tuaj. Prodhimet me ngjyrë të gjelbër dhe verdhë janë të pasura me beta-karotinë, i cili sipas hariboutique.com është shumë i rëndësishëm në rritjen e flokëve. Beta-karotina transformohet nga trupi juan në Vitaminë A, e cila është e nevojshme për lëkurë dhe flok të shëndetshëm.

Hapi 6

Kontrollohu që mos ke qerosën dhe seborrheic dermatitis. Këto gjendje të lëkurës mund të shkaktojn dobësimin e flokut sipas dermatologychannel.net. Shiko nëse ke vende ku lëkura është qerosur kjo mund të jetë shenjë e asaj që quhet Sehorrheic dermatitis.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.