Cka Eshte Sindromi Foshnjes Se Shkundur

0
2184

shkundja_foshnjes
A ju ka ndodhur qe foshnjen tuaj ta shkundni apo edhe ta hudhni ne ajer duke lozur apo ndoshta edhe nga mllefi nga fakti se foshnja qan pa ndreprer? Nese pergjigjesh me po duhesh te dish se nese neser femis tuaj i ndodhe ndonje gje pershkake te asaj shkundje ju jeni fajtor! Kjo shprehi eshte kogja e perhapur ne Kosove edhe mjeket, pediatrit, rralle her i perkujtojne prinderit se nuk ben asesi te shkundet foshnja apo edhe nje femij i rritur. Dhe se nese jeni duke lozur duhet pasur kujdes qe gjithmon koka dhe qafa e foshnjes mbahen sigurt.

Cka eshte pra SFS (Sindromi i Foshnjes Se Shkundur)?

Sindromi i Foshnjes Se Shkundur eshte nje term qe perdoret per te pershkruar lendimet shume serioze qe mund te ndodhin nese foshnja shkundet vrullshem. Shkundja e vrullshme shkakton levizje para mbrapa te kokes se foshnjes. Levizja e pakontrolluar nga shkundja mund te shkaktoj shqyerjen dhe gjakderdhjen eneve te gjakut brenda trurit dhe prapa syve. Ne krahasim me te rriturit dhe femijet me te moshuar foshnjet kane tru te pa zhvilluar dhe delikat. Koka e foshnjeve eshte e rende dhe muskujt e qafes se tyre jane te dobet dhe mu per kete koka e tyre duhet te mbahet. Sa me i ri eshte femiu aq me i madhe eshte rreziku pershkak se truri dhe trupi i tyre akoma nuk jan zhvilluar sa duhet. Sidoqofte, ka pasur raste te viktimave te SFS edhe femije deri ne moshen 6 vjeqare. Edhe pak sekonda te shkundjes mund te shkaktojne deme te perhershme te trurit apo ndoshta edhe vdekjen.
  • Nje e pesta e gati deri nje e treta e viktimave te SFS vdesin.
  • Shumica e te mbijetuarve te SFS mbesin me paaftesi ter jeten, sikur verberi, paraliza, rritja dhe zhvillimi i paaftesive, probleme me te ushqyer, paaftesi mendore e ndoshta edhe qrregullime shtangimi (gerqi).
  • Edhe viktimat qe duken MIRE ne fillim mund te ken probleme me vone sikur munges te koncentrimit ne mesim ne shkolle.

Aktivitetet e lozjes me foshnje sikur kercimi ne gjunje, apo luhatja ne ulesen e foshnjes nuk shkaktonje lendimet e llojit qe SFS shkaktone. Por, kur kryeni ndonje aktivitet qe mund te shkaktoje luhatje te vrullshme sigurohuni qe qafa dhe koka e foshnjes mbahen mire. E nese nuk je i sigurt se nje aktivitet i tille eshte i sigurt per foshnjen tuaj ateher mos e ben fare.

Pse Dikush Kish Me Shkund Foshnjen?

Shkundja e dhunshme e foshnjes nuk eshte nje akt i rralle qe kryhet nga te haujt. Zakonisht shkundja e foshnjes eshte nje veprim impulsiv dhe shpesh kryhet nga nje prinder apo kujdestar i sterlodhur apo i frustruar. Mund t’i ndodhe cdokujt. Arsyet per shkundjen e nje foshnje apo femiu perfshin gabimet qe kryejne ne toalet, problemet me gjume apo ndjenja qe femiu nuk po ju degjon. Arsyeja me e zakonshme qe ipet per shkundjen e foshnjes eshte ajo se foshnja nuk ndalej duke qare. Eshte normale te keni ndjenja te forta si pergjigje per qarjet e foshnjes, por, te gjithe duhet te dine se ne ASNJE menyre foshnja apo femiju KURRE NUK DUHET SHKUNDUR APO LENDOHET.

Pra ju qe nuk e keni dite e ju qe ende nuk jeni ber baba ose nene duhet te mos harroni se femiu nuk duhet shkundur ne asnje menyre, edhe pike!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.