Sipas Ekspertëve – 5 Arsye Pse Fëmijët Nuk i Dëgjojnë Prindërit

0
1872
mosdegjimi femijeve

Ju i doni fëmijët tuaj, nuk dyshohet kjo. Por, ashtu si çdo prind e di, ndonjëherë ju me të vërtetë nuk i pëlqeni fëmijët tuaj, sidomos kur ata nuk ju dëgjojnë. Kur ju jeni e zënë duke e luajtur rolin e prindit gjatë gjithë ditës, gjëja e fundit që dëshironi është që të mos dëgjoheni. Por komunikimi është një rrugë me dy korsi dhe nëse doni komunikim më të mirë me fëmijët tuaj, ka disa gjëra që mund të bëni.

Pse Nuk Ju Dëgjojnë Fëmijët?

mosdegjimi femijes

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, çelësi për një marrëdhënie të shëndoshë midis prindit dhe fëmijës është të dëgjosh dhe të flasësh. Pa marrë parasysh se në çfarë moshe fëmijët tuaj janë, komunikimi me ta nganjëherë mund të duket i pamundur. Ja pse fëmijët tuaj nuk ju dëgjojnë:

Nuk Ju Kuptojnë

Fëmijët e vegjël mund të procesojnë jo edhe aq shumë informacione në një kohë. Sipas patologut të të folurit dhe gjuhës, Lauren Lowry, përdorimi i fjalive të gjata, biseda me shumë tema dhe përdorimi i fjalëve të mëdha të panjohura, mund ti lënë fëmijët e hutuar. Si prindër, është më mirë të jemi konciz dhe të drejtpërdrejtë kur komunikojmë me fëmijët e vegjël.

“Sfida themelore është që prindërit shpesh flasin pa e kuptuar se si fëmijët e tyre marrin mesazhin,” thotë psikologu Dr. Michael Thompson. “Ne shpesh bëjmë një supozim që fëmijët tanë kuptojnë. Por pastaj pyesim: ‘Pse se bënë atë që thashë?’ “

Ju po Bërtisni

Mund të jetë zhgënjyese kur nuk po dëgjohet, por të bërtiturit dhe përdorimi i gjuhës së ashpër nuk kryen punë. Një studim i botuar në revistën Zhvillimi i Fëmijëve shikoi mbi 900 familje dhe gjeti se disiplina e ashpër verbale nga prindërit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm negativ te fëmijët. “Disiplina e ashpër verbale” është kur prindërit shkaktojnë dhimbje emocionale dhe psikologjike për të korrigjuar ose kontrolluar sjelljen.

Ming-Te Wang, ndihmës profesor i psikologjisë në arsim pranë Universitetin së Pittsburgh, i cili udhëhoqi studimin shpjegon,

“Nocioni që disiplina e ashpër është pa pasoja, pasi ka një lidhje të fortë prind-fëmijë, që adoleshenti do të kuptojë se “ata po e bëjnë këtë sepse më duan”- është e gabuar, sepse ngrohtësia e prindërve nuk pakëson efektet e disiplinës së ashpër verbale. Në të vërtetë, disiplina e ashpër verbale duket të jetë e dëmshme në të gjitha rrethanat”.

Ma mirë me m’pas rre se çka m’boni me fjalë. 

Thënie shqiptare

Po i Injoroni

Fëmijët e vegjël gjithmonë duken se duan të flasin dhe t’ju bëjnë një milion pyetje mu atëherë kur jeni të zënë. Sipas psikologut Dr. Melanie Greenberg, në vend që të injoroni fëmijët tuaj ose t’u thoni atyre të qetësoheni, shfrytëzoni këtë mundësi për t’u mësuar atyre “respekt, ndjeshmëri dhe sjellje të kujdesshme”. Herën tjetër ata duan të kenë një diskutim filozofik rreth asaj se pse qielli është blu në mes të përgatitjes së darkës, mund t’ju thoni se jeni të nxënë me diçka tjetër dhe që do ta diskutoni me të sapo të përfundoni.

Jeni Mospërfillës

Mos i rri grezë mbi kokë

Thënie Shqiptare

Fëmijët mund të frustrohen dhe zemërohen shumë lehtë, dhe është po aq e lehtë që ju të jeni mospërfillës. Herën tjetër kur janë të zemëruar, trego dhembshuri atyre dhe bëju me dije se kuptoni se nga erdhi ky zemërim e tyre. Mos u bë aq i shpejt t’ua korrigjosh mendimet menjëherë sepse askujt nuk i pëlqen ti thuhet se janë gabim. “Ashtu si të rriturit, fëmijët duan të mendojnë se mendimet e tyre janë të rëndësishme – dhe shpesh çmenden kur u thuhet se janë gabim”, thotë Dr. Thompson.

Ju në të Vërtetë s’po Bisedoni

Edhe pse flasim me fëmijët tanë gjatë ditës, shumica e këtyre bisedave janë përkujtime (si alarm), duke u thënë atyre se çfarë të bëjnë, ose duke ju ligjëruar për gjërat që nuk duhet bëjnë. Tregoni fëmijëve tuaj interesin tuaj duke folur për gjërat që ata janë të pasionuar. Kështu mund të filloni të keni komunikim më të mirë me fëmijët tuaj.

Pra, tani që e dini pse nuk ju dëgjojnë, si i bënë të ju dëgjojnë? Akoma më mirë, si i bënë të ju dëgjojnë të parën herë (pa e përsërit). Një komunikim më i mirë fillon me disa gjëra të thjeshta që mund të bëni:

  1. Sigurohuni që ata në fakt mund t’ju dëgjojnë. Nëse e gjeni veten duke u endur nga njëra anë e shtëpisë në tjetrën, gjasat janë që fëmija juaj nuk mund t’ju dëgjojë. Pra, para se të shqetësoheni që kërkesa juaj po bie në vesh të shurdhër, bisedoni me ta personalisht. Kur flisni me fëmijët më të vegjël, sigurohuni që të keni kontakt me sy kur flisni me ta, kjo ndihmon për t’u mësuar atyre aftësitë e duhura të komunikimit. Me fëmijët e moshuar, shkoni për kontakt minimal me sy, por sigurohuni që ata të pranojnë se ju kanë dëgjuar.
  2. Kuptoni se ata nuk mund t’ju injorojnë me qëllim. Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk e kanë atë që quhet “ndërgjegjësim periferik”. Kur ata janë të angazhuar në një aktivitet si lexim apo lojë, ata lehtë munden që as të mos e vërejnë prindin që qëndron afër dhe është duke folur me ta. Shih këshillën e parë se si të merreni më mirë me këtë situatë.
  3. Ndonjëherë, ata ju injorojnë me qëllim. Fëmijët duan të provojnë se cilat kufizime mund të shtyhen, prindërit janë një prej tyre. Kjo është thjeshtë pjesë e tyre e mësimit dhe rritjes, për të zbuluar se cilat janë rregullat dhe të shohin se çfarë mund të arrijnë pa u ndëshkuar. Në vend se të bërtitni apo dorëzoheni, bisedoni me ta përse injorimi dhe mospërfillja e dikujt është gabim. Duke qenë shembull për ta, ata do të dinë të reagojnë në të ardhmen.
  4. Nëse e dini se po ju dëgjojnë, pyesni një herë dhe shihni se çfarë ndodh. Nëse fëmija juaj ka dëgjuar dhe i përgjigjet kërkesës suaj, atëherë shumë mirë! Nëse jo … 
  5. Tregoni atyre pse po kërkoni. Mos u jepni arsye arbitrare si ‘Për shkak se po them unë‘, që kurrë nuk funksionon, sidomos me fëmijët më të moshuar. Adoleshentët janë rebelë nga natyra, kështu që kur ju veproni si një figurë autoritative, ju keni më pak të ngjarë të merrni një përgjigje. Duke dhënë arsye për kërkesat tuaja, ju tregoni se si veprimet (ose mosveprimet) e tyre mund të kenë pasoja negative. Ndonëse kjo nuk mund t’i motivojë ata që të bëjnë gjëra menjëherë, kjo tregon që ju nuk jeni duke kërkuar veç sa për të kërkuar.
  6. Çfarë ka ndodh, ka ndodh. Nëse keni kërkuar diçka dhe keni dhënë arsye pse dhe ata ende nuk i përgjigjen, ndonjëherë është më mirë të lejohet që të rrjedhin pasojat natyrshëm. Nëse vazhdimisht ju kujtoni fëmijëve tuaj për të vënë rrobat e tyre të ndyra në kosh dhe ata nuk e bëjnë, atëherë leri ta kuptojnë kur nuk u lahen rrobat. Pasojat e botës reale janë zile e mirë zgjimi që u tregon se vendimet e tyre ndikojnë tek vetë vetja e tyre. Por nëse pasojat natyrore nuk do të funksionojnë, provoni hapin 7.
  7. Jepu një paralajmërim të drejtë për pasojat e mosdëgjimit. Nëse u jepni fëmijëve një paralajmërim të drejtë për atë që do ndodh kur një kërkesë injorohet, atëherë ata po bëjnë një zgjedhje për sjelljen e tyre. Një shembull i kësaj qenieje, “Ju keni vetëm edhe 5 minuta kohë për të shkuar në shtrat. Nëse nuk vjen me mua kur ju them se është koha për të shkuar, nesër nuk ju lejohet shikoni televizorin, sepse e di që ju nuk do të dëgjoni prapë kur të vijë koha. “Nëse keni dhënë një kërkesë dhe një arsye për kërkesën dhe ata ende nuk përgjigjen, atëherë ky është momenti kur ju duhet të veproni në pasojat që ju keni paraqitur.

Një komunikim i mirë me fëmijët fillon me ju.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.