Tumeriku – Dobite dhe Vetit Sheruese

0
2205

TurmerikuTumeriku po bëhet një nga erëzat më popullore në të gjithë botën dhe ka disa arsye pse. Ai është plot me ushqyes dhe siguron efekte fitimpurëse të mrekullueshme për shëndetin, pasi antioksidantë të fuqishëm dhe veti kundër moshës dhe anti inflamatore.

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë çaji tumerik pluhur dhe një majë luge piper të zi. Përziejini mirë. Pijeni të gjithë sasinë e ujit menjëherë për sa kohë është i ngrohtë.

Uji i tumerikut duhet të konsumohet çdo mëngjes dhe ja cilët janë përfitimet e tij:

Promovon shëndetin e zemrës –Përbërësi kryesor i tij, kurkumini, eliminon pllakat nga enët e gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumimi i tumerikut për 3 javë përmirëson rrahjet e zemrës.

Shmang diabetin e tipit 2 – kjo erz mund të ndihmojë së tepërmi në trajtimin e diabetit.

Alkalizon trupin – Tumeriku është një alkalin e fortë dhe kancerit ushqehet vetëm në një mjedis acidik.

Mbron trupin – Nivelet e ulët të hormonit të rritjes, Brain-Derived Neurotrophic Factor (BDNF), janë shpesh të lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it dhe dementian. Për më tepër është provuar se kurkumini kontrollon nivelet e këtij hormoni dhe kjo parandalon problemet e funksioneve të trurit që vijnë me kalimin e moshës, si dhe sëmundjet e trurit.

Lufton inflamacionin – Shkaku kryesor i një sërë sëmundjesh është inflamacioni. Kurkumini ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe këto luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë organizmin.

Ka përbërës anti-kancerogjene – Kurkumini parandalon kancerin pasi është antioksidant i fortë dhe antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimi.

Qetëson simptomat e artritit – Kurkumini është efektiv si një ilaç anti inflamator jo steroidal, madje edhe më tepër se Diclofenac në trajtimin e enjtjeve dhe dhimbjeve.

Përmirëson tretjen – Shkencëtarët vërejnë se konsumimi i rregullt i tumerikut përmirëson tretjen.

Mbron mëlçinë – Tumeriku mbron mëlçinë nga pasojat e dëmshme të toksinave dhe rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë.

Ngadalëson mplakjen dhe promovon jetëgjatësinë – Kurkumini shkatërron në mënyrë të suksesshme radikalet e lirë dhe parandalon inflamacionin dhe kjo ngadalëson procesin e mplakjes.

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.