Ushqimet Kunder Plakjes

2
2713

top_ushqimet
Sherohu.com
Nëse inkorporoni ushqime me shumë antioksidues (të cilët na mbrojnë kundër radikalëve të lirë) në dietën tuaj ju mund ti zmbrapsni efektet e plakjes. Antioksiduesit gjinden në fruta dhe perime. Ushqimet në vijim janë super ushqime pasi që përmbajnë deri 20 herë më shumë përmbajtje antioksiduesve se sa ushqimet tjera. Kështu që këto ushqime, nëse futen në dietën ditore janë shumë të mira përpjekjet tua kundër pleqërisë.

Ushqimi 1/2 e gotes: Poenat

kumbullat e thata: 5770
rrushi thare: 2830
Boronica: 2400
Manaferra: 2036
Lakera jeshile: 1770
Dredhëzat (luleshtrydhet): 1540
Mjedëra (Molinat): 1220

Ushqimet kunder plakjes – Lista:

  1. Perimet me gjethe të gjelbër në të zezë
    Familja e këtyre perimeve përfshinë, lakrën, lulelakrën, brokoli, lakra jeshile, rrepa, lakër brukseli, rrepka dhe lakërishta. Këto perime janë të pasura me vitamin C, carotenoids dhe substanca anti-kancerogjene sikur sulphoraphane dhe genistein. Keto perime gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e kataraktit dhe degjenerimin makular në sy.
  2. Domatet
    Domatet janë burim i pasur i një antioksiduesi të fuqishëm që ndihmon kundër sëmundjes[wp-like-locker]koronare të zemrës dhe kancerit e që quhet lycopene. Veçanërisht ndihmon kundër kancerit në mushkëri, stomak, gojë, zorrë të trashë, rektum dhe gjandren e prostatës.
  3. Hudhra dhe Xhenxhefili
    Hudhra ka përbërës antioksidues, antiseptik, antibakterial dhe antiviral dhe mund të zvogëloj shtypjen e lartë të gjakut, zvogloj LDL kolesterolin dhe trigliceridet, zvogloj palëvizshmërin (ngjitjen) e gjakut dhe zgjeroj enët e gjakut. Është gjithashtu e dobishme edhe në trajtimin e infeksioneve të zorrëve, lëkurës dhe të sistemit të frymëmarrjes. Besohet se një hudhër në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjes së zemrës.
  4. Soja
    Soja përmbamë isoflavon që ndihmojnë në parandalimin e plakjes për shkakë të mosbalancit hormonal. Soja ndihmon gjithashtu kundër kancerit në gji dhe në prostat, sëmundjes së alzheimerit, osteoporosës dhe sëmundjes së zemrës. Soja ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të oestrogjenit tek gratë në menopauzë.
  5. Manoret – Frutat kokërr
    Të gjithë frutat e kësaj familje sikur manaferra, boronica dhe rrushi i zi përmbajnë  fitokemikale, antioksidues shumë të fuqishëm.
  6. Arroret dhe faroret
    Frutat si arrat, lajthit, dhe farat janë të pasura me vitamin E, potasium, magnezium, hekur, zink, bakër, selenium dhe acidët yndyror esencial sikur acidi yndyror omega-3. Ha një grushtë prej tyre, afër 30gr në ditë.
  7. Jogurti (kosi)
    Jogurti ndihmon në rritjen e imunitetit dhe përmirson tretjen dhe absorbimin e materieve ushqyese.
  8. Mjalti
    Hulumtim e kryer në vitin 2007 në minj në Universitetin e Waikatos në Hamilton, Zeland E Re, ka zbuluar se mjalta mund të përdoret në luft kunder efekteve të mplakjes, përfshire këtu edhe zvoglimin e mbamendjes dhe shqetsimit. Studiusi Nicola Starkey ka thënë, “Dietat e ëmbëlsuara me mjaltë mund të jen të dobishme në zvogëlimin e shqetësimit dhe përmirësimit të memories gjatë plakjes.”

Tash herën tjetër kur të dilni për të ble mos harroni të shkruani në list edhe këto ushqime.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.