Vaji dhe Lengu i Portokallit

0
2811

vaji lengu i portokallitPortokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lengu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.

Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djerses duke u perdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësise duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj.

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.