Vaksina e Gripit – Kur Duhet ta Merrni?

0
2221
vaksina
vaksina

Vjeshta veç erdhi e dimri është afër dhe ky është sezoni i gripit. Nxënia e hundës dhe teshtitjet do të bëhen të zakonshme në shtëpi, në punë, në shitoret që vizitoni dhe shumë vende tjera. E kjo s’duhet të injorohet, sepse ato mund të jenë shenja të gripit.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerik, rreth 900,000 njerëz u shtruan në spital dhe një rekord prej 80,000 besohet të kenë vdekur nga ndërlikimet e gripit vitin e kaluar. Prevention.com foli me Lisa Maragakis, MD, MPH, Drejtoresh e Përgjithshme e Parandalimit të Infeksioneve në Johns Hopkins Health System dhe Profesoreshë e Mjekësisë për Johns Hopkins University School of Medicine, për të gjetur se si të luftojmë më mirë sezonin e gripit.

Hapi i parë:
Merrni vaksinën kundër gripit. Nëse po mendohesh ta lësh këtë vit, mendo edhe pak dhe shqyrto këtë vendim. Pavarësisht nga keqkuptimet e zakonshme, vaksina e gripit nuk ju jep gripin. Vaksina e gripit ka treguar të zvogëlojë rrezikun për të shkuar tek mjeku për shkak gripit nga 40 në 60 për qind, dhe një studim i vitit 2018 tregoi se nga viti 2012 deri në vitin 2015, vaksina e gripit tek të rriturit reduktoi deri në 82% hospitalizimin e njerëzve tek Njësina e Kujdesit Intensiv për shkak të gripit.

Sipas Dr Maragakis, koha më e mirë për tu vaksinuar është tani!. “Arsyeja është të merret vaksina e gripit para se gripi fillon të qarkullojë gjerësisht dhe i jep kohë trupit tuaj për të reaguar ndaj vaksinës dhe për të ndërtuar imunitetin”, thotë Dr. Maragakis.

Plus, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se çfarë do të sjellë lloji i gripit këtë vit. “Ne asnjëherë nuk e dimë se çfarë të presim nga cilido sezon i gripit, përveç se ne e dimë se gjithmonë do të kemi një sezon gripi”, thotë Maragakis.

Lexo edhe: A është ftohje apo grip

Vaksina e Gripit – A Është Vonë për tu Vaksinuar?

Nëse nuk jeni vaksinuar deri tash,këtë sezon, çfarë po prisni? Rekomandohet që njerëzit të vaksinohen deri në fund të tetorit, por nëse ju ka ikur mundësia që ti dhe familja juaj të vaksinoheni, mos u merakos – akoma ke kohe. Sezoni i gripit sapo ka filluar dhe nuk do të përfundojë deri në prill.

Vaksinohuni tani, sepse nëse vononi, mund ta pendoheni. “Sa më gjatë që prisni, aq më shumë ka gjasë që t’ju bie gripi”, thotë Sean McNeeley, MD, kryetar i bordit të Shoqatës së Kujdesit Urgjent dhe drejtor mjekësor në Rrjetin Kujdesi Urgjent të Spitalit në Cleveland. Nëse ndonjëherë e keni pasur gripin, “nuk është diçka që ju dëshironi të merrni përsëri”, shton ai.

Kjo për shkak se simptomat e gripit janë mjaft të pakëndshme. Ka të ngjarë që të përcillet me ethe, hundë të zënë, dhimbje të fytit, kollitje, dridhje, dhimbje të muskujve, lodhje ose dhimbje koke. Mos të përmendim që ju e rrisni rrezikun e komplikimeve shëndetësore nëse ju bie gripi kur veç keni ndonjë gjendje kronike shëndetësore.

Qendrat mjekësore ofrojnë vaksina e gripit deri në në janar dhe më gjerë, sepse sezoni i gripit mund të zgjasë deri në maj. Këtu janë disa arsye të mira pse duhet ta marrim vaksinën e gripit madje edhe pas 31 tetorit.

Ndërtoni antitrupa kundër infeksionit
Vaksinës së gripit i duhen së paku dy javë  për të prodhuar antitrupa të mjaftueshme që trupi juaj ta luftoj gripin. Nëse ju merrni vaksinën sot dhe dhe dy javë më vonë shpërthen gripi, ju do të jeni mirë, “kështu që duhet ta merrni atë në qoftë se  nuk keni marrë deri më tani,” thotë Dr McNeeley.

Do jeni të mbrojtur për muaj të tërë
Sezoni i gripit në përgjithësi rritet në çdo kohë nga fundi i nëntorit deri në mars. Nëse vaksina kundër gripit merret tani, gjasat i keni të mira të jeni të mbrojtur për muajt që do të vijnë.

Zvogëloni Rrezikun tuaj të komplikimeve shëndetësore
Vaksina e gripit nuk është e pagabueshme, thekson Dr. McNeeley. Ju prap mund të goditeni nga një lloj i butë i gripit. Por nëse nuk jeni të vaksinuar dhe ju kap gripi, implikimet shëndetësore janë shumë më të këqija. “Rreziku juaj i vdekjes, rreziku juaj për sëmundje të rënda, rreziqet e shtrimit në spital – të gjitha gjërat e këqija që ndodhin nga gripi – zvogëlohen dukshëm në qoftë se merret vaksina e gripit”, thotë ai.

Burimi:
Prevention.com

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.