Virusi Zika shpërndahet nga pickimi i mushkonjave të infektuara Aedes genus. Virusi Zika së pari u identifikua në Fushën Zika, Afrikën qëndrore në vitin 1947, sipas Mayo Clinic. Me kalimin e viteve u shpërnda në Azinë verilindore dhe veriore, ishujt Paqësorë dhe Amerikë. Pëderisa mund të jetë shumë i rrezikshëm tek fetusi (fryti) dhe të porsalindurit, nuk është edhe aq i rrezikshëm tek fëmijët dhe të rriturit.
Simptomat e Virusit Zika
Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention (CDC)), një prej pesë njerëzve të infektuar me virusin Zika do sëmuren. Shumica e atyre të infektuar me virusin Zika kanë pak ose fare hiq simptoma dhe kështu mund të mos jenë në dijeni se janë të infektuar me virus.
“Ata që ndjehen të sëmurë mund të kenë ethe, skuqje, dhembje nyejve dhe skuqje të syve (konjunktivitit),” thotë për Livescience.com Dr. Robert Amler, nën-president i punëve qeveritare, dekan dhe profesor i shëndetit publik dhe profesor i pediatris dhe shkencave të shëndetit ambiental pranë New York Medical College në Valhalla, New York.. “Këto simptoma zakonisht janë të butë dhe zgjasin vetëm pak ditë ose së paku një javë.” Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (World Health Organization (WHO), simptomat zakonisht shfaqen dy deri shtatë ditë pas pickimit nga mushkonja.
Rreziku nga Virusi Zika
Vdekjet dhe shtrimi në spital i shkaktuar nga Virusi Zika janë të rralla. Fetuset (fryti) dhe të porsalindurit janë ata që janë më në rrezik. Gjithashtu ca defektet në lindje janë lidhur me virusin Zika, duke përfshirë këtu edhe dëmtimin e rëndë të trurit tek bebet. Sipas Pan American Health Organization, frytet në tremujorin e parë janë
më në rrezik për defekte të lindjes nga virusi Zika. Zika gjithashtu mund të shpie gjer te dështimi i shtatzënisë.
“Rreziku i madh nga komplikimet e virusit Zika mund të jenë tek foshnjat e porsalindura,” thotë Amler. “Edhe pse shkaku definitiv akoma nuk është vërtetuar, një shtim në numrin e të porsalindurve me mikrocefali, defekt mjaft serioz i lindjes, është vërejt tek të foshnjat nënat e të cilave kanë qenë të infektuara me virusin Zika gjatë shtatzënisë. Virusi Zika gjithashtu mund të asociohet me sindromin Guillan-Barre tek të rrituri, një formë e paralizës mjaft serioze.”
Edhe pse rrallë, Zika mund të kaloj nga nëna tek foshnja gjatë lindjes. Spas CDCs, nuk janë regjistruar raste të infektimit të foshnjave përmes të ushqyerit me gji.
Trajtimi i Virusit Zika
Zika diagnostifikohet pas një serie testesh së gjakut. Nuk ka vaksina apo medikamente që parandalojnë apo trajtojnë infeksionin me Zika. Nëse zbulohet Zika, sipas gjitha gjasave mjeku do ju përshkruaj të pushoni mjaft shumë dhe të merrni lëngje sa ma shumë që ti ndihmoni trupit ta luftoj infeksionin në mënyrë natyrale. Sipas Mayo Clinic, acetaminofeni dhe paracetamoli munden gjithashtu të përdoren për të ndihmuar ndaj temperaturës dhe dhembjeve.
Parandalimi i Infeksionit Zika
Ka disa mënyra të parandalimit të infeksionit me virus Zika. Së pari shmang udhëtimit tek vendet që janë prekur nga ky virus. “Rreziku më i madh i infektimit me virusin Zika është për ata që janë të ekspozuar nga pickimi i mushkonjave tek vendet e prekura me Virus Zika,” thotë Amler. “Vendet e tilla janë Puerto Riko dhe një numër vendesh tjera në Amerikën qendrore, Karaibet, Amerika Jugore dhe disa ishuj tjerë në pjesë tropikale të botës.”
Që nga 27 Janar 2016, lista e vendeve të prekura me virusin Zika janë Barbados, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvador, French Guiana, Guadeloupe, Guatemala, Guyana, Haiti, Honduras, Martinique, Meksiko, Panama, Paraguai, Porto Riko, Saint Martini, Suriname, U.S. Virgin Islands, Venezuela, Samoa dhe Cape Verde. Kjo listë mund të rritet pas konfirmimit të testeve laboratorike shtesë të rasteve të raportuara tek rezidentët apo tek tjerët që kanë udhëtuar në vendet e prekura nga ky virus.
Nëse udhëtimi nuk tek vendet e prekura nuk mund të shmanget, atëherë merr masa dhe parandalo pickimin nga mushkonjat që të shmangësh infektimin. Amler sugjeron se pickimi nga mushkonjat më së miri shmanget nga vektor kontrolli (kontrollimi i agjenteve transmetues). Minimizo aktivitetin jashtë në ambiente, vesh rrobe të gjata dhe mbath çorap dhe këpucë të thella, fli në hapësira të mbyllura dhe rrethuara me rrjet dhe përdorim zmbrapsës (repellant) efektiv ndaj insekteve që ka 20 përqind DEET, picaridin, IR3535 apo vaj të limonit eukaliptus (OLE) për të parandaluar pickimin nga mushkonjat. “Të gjithë zmbrapsët (sprej) EPA-registered mund të përdoren sigurt nga shtatzënat dhe nënat që kanë fëmijë në gji,” thotë Amler.
Kur duhet vizituar mjekun?
Vizito menjëherë po që se mendon se ti apo dikush në familje është prekur me virusin Zika, veçanërisht nëse keni udhëtuar në njërën nga vendet e prekura me këtë virus.