Virusi Zika: Simptomat, Rreziku, Trajtimi dhe Parandalimi

0
1697
Virusi Zika: Simptomat, Rreziku, Trajtimi dhe Prandalimi
Virusi Zika: Simptomat, Rreziku, Trajtimi dhe Prandalimi

Virusi Zika shpërndahet nga pickimi i mushkonjave të infektuara Aedes genus. Virusi Zika së pari u identifikua në Fushën Zika, Afrikën qëndrore në vitin 1947, sipas Mayo Clinic. Me kalimin e viteve u shpërnda në Azinë verilindore dhe veriore, ishujt Paqësorë dhe Amerikë. Pëderisa mund të jetë shumë i rrezikshëm tek fetusi (fryti) dhe të porsalindurit, nuk është edhe aq i rrezikshëm tek fëmijët dhe të rriturit.

Simptomat e Virusit Zika

Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention (CDC)), një prej pesë njerëzve të infektuar me virusin Zika do sëmuren. Shumica e atyre të infektuar me virusin Zika kanë pak ose fare hiq simptoma dhe kështu mund të mos jenë në dijeni se janë të infektuar me virus.

“Ata që ndjehen të sëmurë mund të kenë ethe, skuqje, dhembje nyejve dhe skuqje të syve  (konjunktivitit),” thotë për Livescience.com Dr. Robert Amler, nën-president i punëve qeveritare, dekan dhe profesor i shëndetit publik dhe profesor i pediatris dhe shkencave të shëndetit ambiental pranë New York Medical College në Valhalla, New York.. “Këto simptoma zakonisht janë të butë dhe zgjasin vetëm pak ditë ose së paku një javë.” Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (World Health Organization (WHO), simptomat zakonisht shfaqen dy deri shtatë ditë pas pickimit nga mushkonja.

Rreziku nga Virusi Zika

Vdekjet dhe shtrimi në spital i shkaktuar nga Virusi Zika janë të rralla. Fetuset (fryti) dhe të porsalindurit janë ata që janë më në rrezik. Gjithashtu ca defektet në lindje janë lidhur me virusin Zika, duke përfshirë këtu edhe dëmtimin e rëndë të trurit tek bebet. Sipas Pan American Health Organization, frytet në tremujorin e parë janë

Kur duhet vizituar mjekun?

Vizito menjëherë po që se mendon se ti apo dikush në familje është prekur me virusin Zika, veçanërisht nëse keni udhëtuar në njërën nga vendet e prekura me këtë virus.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.