Baba të Vajzave: Duhet ta Trajtoni Gruan më Mirë

0
2720
Baba te Vajzave
babe e bije

Psikologjia njerëzore është një gjë vërtet interesante. Shpesh kur punojmë për të rregulluar diçka, përqendrohemi në gjëra të gabuara dhe nganjëherë neglizhojmë detyra të thjeshta që lehtë mund të rezultojnë në rezultate të mira. Për të gjithë baballarët e vajzave, vet ideja se vajza juaj e vogël do rritet një ditë, e bile edhe do të ketë një të “dashuri” mund t’ju bëjë absolutisht të çmendur, por metodat me të cilat merreni me këtë situatë mund të mbështesin ose dëmtojnë vajzën tuaj. Edhe pse ndoshta mendoni dhe doni të mbani qëndrim “s’ka dashnor, asnjëherë,” ndaj vajzës suaj, ju thjesht mund të filloni ti tregoni asaj se si meriton ajo të trajtohet nga një njeri dhe çfarë kurrë nuk duhet të duroj.

Vajza juaj Beson në Dashurin që Sheh

Besoni apo jo, ju jeni plotësisht të aftë të mësoni vajzën tuaj atë që meriton nga një njeri pa i dhënë asaj rregullat e rrepta rreth lidhjeve! Lidhjet dhe sidomos martesat janë gjëra të vështira për tu mirëmbajtur e sidomos të mirëmbahen mirë, por e vërteta e kësaj pune është që vajza juaj ka shumë mundësi të mësojë këtë pranë jush.

Një marrëdhënie është sfiduese për të gjithë, madje edhe ata që janë të sjellshëm, bujarë e të dashur, dhe përderisa shpresoni vetëm më të mirën për vajzën tuaj dhe nuk doni që ajo të kalojë nëpër ndonjë gjë të dëmshme, gjëja më e mirë që mund të bëni për të në retrospektivë është modeli se si duhet trajtuar një grua. Kjo do të thotë që ju duhet ta doni gruan tuaj në të njëjtën mënyrë që dëshironi që vajza juaj të duhet!

Mendoni për këtë: vajza juaj është e re, e vëmendshme dhe e ndikueshme. Ajo shpejt do të mësojë se si duket dashuria nga shembujt në shkollë, nëpërmjet shoqeve dhe mësuesve të saj, si dhe nga filmat, shfaqje televizive, revista, media sociale dhe muzikë. Këto gjëra do t’i tregojnë asaj se si tingëllon dashuria, qysh ndjehet, ku ta gjejë dhe si të reagojë. Ajo shpejt do të fillojë të mësojë gjërat që përfaqësojnë “dashurinë” dhe “lidhjet” që mund të jenë shumë larg nga ajo që është e vërtetë apo e shëndetshme. Përderisa ju doni që ajo të dijë se çfarë është e vërtetë, të gjitha këto gjëra po i japin asaj një shembull.

Duaje Gruan Ashtu si do të Donit që Burri i Vajzës të Dojë Vajzën tuaj

Ju jeni e vetmja gjë që qëndron midis saj dhe këtyre manifestimeve që tregojnë se çfarë është dashuria dhe si duhet ta lejojë veten të trajtohet. Pra, nëse doni që ajo të gjejë një lidhje të gjatë, të qëndrueshme dhe të dashur, atëherë ky është shembulli që duhet të përcaktoni për të, duke e trajtuar mirë nënën e saj dhe duke i treguar dashuri asaj. Vendosja e një shembulli të mirë për vajzën tuaj fillon në shtëpinë tuaj, me ju dhe gruan tuaj.

Si kuptohet e gjitha kjo? Të tilla gjëra të thjeshta. Sot dhe çdo ditë, respektoni gruan tuaj me fjalë dhe veprimet tuaja. Mbajeni dorën e saj shpesh dhe putheni me mirësi. Para vajzës suaj shikoje gruan në sy gjatë bisedave në dhe buzëqeshni njëri tjetrit. Kur ajo është duke folur, kushtoj vëmendje, krijoj besimin e saj dhe lavdëroje për arritjet e saj. Hapni dyert për të, përpiqu që të gjesh kohë ta takosh që ti tregosh se ajo është e rëndësishme për ju. Ofroj inkurajim kur ajo ka nevojë për të, përqafoje kur ajo kërkon mbështetjen tuaj, dhe thoni asaj se është e bukur sa më shpesh që të mundeni.

Vajza juaj ju do të dyve, dhe marrëdhënia juaj ka një ndikim më të madh në të se ndoshta ju jeni të vetëdijshëm. Ta kuptoni se sa ndikim të madh ka gruaja juaj mbi vajzën tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni se sa i rëndësishëm është trajtimi që i bëni asaj. Pra, ta doni bashkëshorten tuaj dhe ta trajtoni me dashamirësi, kështu që bija juaj mëson të presë të njëjtën gjë nga lidhja e saj e ardhshme.

E njëjta vlen edhe për nënën që të tregojë respekt dhe dashuri për babanë e vajzës së saj. 

Burimi:
https://www.healthy-holistic-living.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.