4 Menyra Te Thjeshta Si Ti Zmbrapsim 4 Semundjet Kryesore

0
2126
keshilla per zemer te shendetshme

20130416-180836.jpgA dëshironi të zvogëloni për 78 përqind rrezikun e sëmurjes nga këto katër semundjet kryesore? (Kush thotë jo?) Ndoshta mjafton për ju nëse ndiqni katër rregulla të vogla.

Ato radhiten sipas rëndësisë, (1) kontrollo peshën, (2) thuaj jo cigareve, (3) bëj një shëtitje ditore/ecje, dhe (4) bëhu besnik i një diete te shëndetshme te fokusuar në prodhimeve natyrale dhe drithëra të plota. Po më duket po ju dëgjoj duke thënë… ‘po tingëllon tepër e thjesht për të funksionuar’.

4 rregullat e famshme

Sipas një studimi të madh Evropian njëmend është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë sa do të ju duket qesharake. [wp-like-locker]Njerëzit në këtë studim të cilët kishin BMI (Indeks të masës trupore) ndër 30, që nuk kishin pirë duhan kurrë, bënin së paku 3 orë aktivitet fizikë në javë, dhe hanin një dietë relativisht të shëndetshme – që do të thotë pak mish dhe shumë fruta, perime dhe drithëra të plota – gëzonin zvogëlim të madh të rrezikut për një mori sëmundjesh, duke filluar nga diabeti dhe kanceri gjer te sëmundja e zemrës dhe goditja ne tru.

Zvogëlo Rrezikun Tuaj

Ne rregull, prit pak. E dimë se nëse i ndiqni ato kater rregulla nuk është po aq e thjeshtë sa tingëllon. Po të ishte aq e lehtë ne të gjithë do të jetonim nga 100 vjet, apo jo? Por, mos humb shpresë dhe mos u brengosë sepse…

Studimi gjithashtu ka treguar se ka dobi edhe nëse ndjekim vetëm tri nga këto rregulla. E gjithashtu edhe dy prej tyre. Dhe po, edhe nëse ndjekim vetëm njërën prej këtyre rregullave nxjerrim disa të mira shëndetësore. Por pse mos t’ia mësyjmë të katër rregullave dhe të marrim të gjitha të mirat shëndetësore?

Ekziston një shprehje e vjetër në anglisht ku thuhet: “Mësyja të zbresësh në yje e ndoshta përfundon në hënë”… edhe ti mësyja të katër rregullave dhe ndoshta përfundon me tri, ose edhe me dy.

Kështu pra zmbrapsen katër semundjet kryesore [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.